05 March 2016

TIRANA IN BETWEEN - WRITERS AND LITERARY TRANSLATORS IN RESIDENCE

Bujtësja e parë që çel sezonin krijues të shkrimtarëve dhe përkthyesve letrarë në rezidencën "Tirana in Between" 2016 është autorja kroate Petra Rosandić.

Petra Rosandić (Split, 1985) është poete dhe koreografe e diplomuar në Fakultetin e Filozofisë në Split, ku studioi për gjuhë kroate, gjuhë angleze dhe letërsi.

Krijimraria e saj e hershme letrare u botua në përmbledhje dhe antologji të ndryshme botua në Kroaci, Bosnjë dhe Serbi. Ajo ka publikuar shpesh edhe në revista kulturore dhe letrare të njohura dhe të vlerësuara të rajonit, si në "Zarez", "Tema", "Poezija", "Agon", "Split Mind", "Kolaps, "Ulaznica", "Rukopisi 36", "Young Ex-Yu" - antologji poettike e botuar nga 'Meko tkivo' - Fakulteti i Filozofisë në Zagreb, "Ex-Yu underground poetry Collection" botuar nga Poezin, etj.

Libri i parë me poezi i Petra Rosandić, me titull 'Ako dugo držiš usta otvorena' (Presing, Mladenovac - Serbi) u botua në vitin 2014. Ndërkohë që dorëshkrimi e saj në anglisht, titulluar "'Why I died" u përzgjodh si një nga 25 gjysëmfinlistët për Çmimin ndërkombëtar "Tomaž Šalamun 2015", korduar revista letrare amerikane 'Verse'.

Petra Rosandić është editore ekzekutive e "Kritična masa", një faqe letrare që botohet në tri gjuhë (kroatisht, anglisht, gjermanisht) lektore letrare në profesion të lirë dhe lektore universitare.

Rezidenca letrare "Tirana in Between", e themeluar për herë të parë në Shqipëri nga POETEKA në mars të vitit 2013, e ka zhvilluar veprimtarinë falë bashkëpunimit me rrjetin TRADUKI, me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, me Ambasadën Gjermane në Tiranë, Fondacionin kulturor të Liechtensteinit, u ka ofruar mundesi krijuese dhe bashkëpunimi 22 shkrimtarëve dhe përkthyesve letrarë, duke sjellë gjithashtu pasurimin e skenës kulturore shqiptare.

Total Pageviews