10 October 2016

Botim i ri nga POETEKA - Dorian Steinhoff

Botim i ri nga POETEKA-

Dorian Steinhoff - Drita e flakës në fytyrat tona - Tregime

Falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, shkrimtari Dorian Steinhoff, fitues i bursës së qëndrimit në Rezidencën letrare "POETEKA - Tirana in Between" mori pjesë me lexime në Fesfivalin Ndërkombëtar të Letërsisë dadaEAST/ dadaDAYS dhe do të vazhdojnë jetë pjesë e veprimtarive "Javët gjermane në Shqipëri".

Libri i tij me tregime "Drita e flakës në fytyrat tona" sapo ka dalë nga shtypi, i përkthyer nga Sokol Mici nën logon "botimet poeteka".

Përkthimi i kësaj vepre u mbështet përmes një granti nga Instituti
Goethe, i cili është themeluar nga Ministria e Punëve të Jashtme
të Gjermanisë.

Në gjermanisht nga shtëpia botuese "mairisch Verlag"
Ballina e librit nga Karen Köhler
__________
Dy fjalë për autorin;

Dorian Steinhoff, lindur në vitin 1985 në Bonn, është autor dhe
mediator letrar. Ai shkruan, lexon përpara audiencave, me kërkesë të universiteteve, institucioneve të lira kulturore dhe shkollave. Krijimtaria dhe veprimtaria e tij artistike është nderuar me shumë çmime letrare. Shkruan për jetzt.de, revistën e rinisë së Süddeutschen Zeitung. Në 2012 ka fituar çmimin nxitës Georg-K.-Glaser. Jeton midis Dusseldorf-it dhe Münich-ut.
__________
Vlerësime mbi krijimtainë Dorian Steinhoff:

"Dorian Steinhoff ka aftësinë për të na kuptuar ne,
njerëzorët, dhe për t'i përkthyer në letërsi veprat dhe
bisedat tona në një mënyrë të atillë sa na bën të
dukemi se ja vlen të na duan."

Nora Gomringer - Fituese e çmimit letrar Bachmann 2015

'Kushdo që vlerëson veprat e Alice Munro, duhet të lexojë
Dorian Steinhoff".

Alain-Claude Sulzer - Basler Zeitung

"Tregimet e tij janë shkruar aq mirë dhe në mënyrë intriguese,
saqë do të humbisnit edhe stacionin e autobuzit ku duhet të
zbrisni, vetëm e vetëm për t'i mbaruar".

Christoph Gurk - Bayerischer Rundfun

Total Pageviews