22 June 2018

READING BALKANS - LIDIJA DIMKOVSKA - lexim autori kushtuar Daša Drndić

Ejani sonte në orën 19.30 - Hemingway Tirana - takim dhe lexime autori. Poezia e fuqishme e Lidija Dimkovska-s, lexuar në gjuhën maqedonase ( në nderim të Daša Drndić), kujtime për këtë shkrimtare dhe njeri të jashtëzakonshëm, autore e rubrikës "Me Shqipërinë në xhep", lexime në shqip....

POETEKA ju fton në takimin me poeten e shquar maqedonase LIDIJA DIMKOVSKA, fituese e bursës për Rezidencën letrare "POETEKA - Tirana in Between", si pjesë e Programit "Reading Balkans 2018", mbështetur nga Creative Europe dhe Traduki.
E premte, 22 Qershor, 2018, ora 19.30, në Hemingway Bar
Bashkëbisedojmë mbi krijimtarinë letrare, përkthimet në Ballkan. 
Në lexime autori LIDIJA DIMKOVSKA ia kushton poezinë e saj shkrimtares së mirënjohur kroate dhe mikes së shqiptarëve Daša Drndić, ndarë nga jeta vetëm pak ditë më parë, autore e romaneve shumë të vlerësuar "Belladona" dhe "FËMIJËT E DASHURISË dhe URREJTJES" (Sonnenschein në origjinal), ku rrëfehet fati tragjik i shqiptarëve në diktaturë dhe më pas.

Total Pageviews