20 May 2019

Shkrimtarja gjermane Sandra Hoffmann përsëri në Tiranë

Shkrimtarja gjermane Sandra Hoffmann, autore e romanit "Paula", BOTIMET POETEKA, përsëri në Tiranë. Goethe-Zentrum mirëpreti përsëri me kënaqësi ardhjen e Sandra Hoffmann në Shqipëri në kuadrin e Klubit të Leximit të Letërsisë Gjermanofone.

Klubi i Leximit i Letërsisë Gjermanofone - një projekt i përbashkët i Bibliotekës Kombëtare, Ambasadës Gjermane, Ambasadës Austriake, Universitetit të Tiranës dhe Goethe-Zentrum, së bashku me BOETEKA POETEKA, organizuan sonte në mbrëmje një takim me shkrimtaren Sandra Hoffmann.

_____________

Kur Paula vdes, ajo merr me vete një të fshehtë në varr. Vajza dhe mbesa e saj nuk do të dinë kurrë se kush ishte babai dhe gjyshi i tyre. Me guxim dhe butësi, Sandra Hoffmann tregon historinë e gjyshes së saj Paula, duke i kundërvënë pushtetit të heshtjes fuqinë e fjalës. 
Sandra Hoffmann është një shkrimtare e lirë dhe jep mësim lëndën shkrim krijues. Për romanin e saj të fundit "Çfarë do t'i mungojë atij kur të vdesë" (2012) ajo mori çmimin Thaddäus-Troll. 
Në vitin 2018 ajo u nderua me çmimin Hans-Fallada të qytetit të Neumünster-it. Romani i saj „Paula" është përkthyer në shqip në tetor 2018. Në 2018 Sandra Hoffmann udhëtoi nëpër Shqipëri me autobus dhe shënimet e saj u publikuan në një blog.

Total Pageviews