27 June 2019

Reading Balkans - A Farewell Reading - Marko Tomaš

A Farewell Reading - 

POETEKA dhe Marko Tomaš ju ftojnë sonte, dt. 27 qershor 2019, për t'u përshëndetur në mbëmjen e fundit të qëndrimit të poetit dhe eseistit në Rezidencën letrare POETEKA Tirana in Between.

Përshtypje udhëtimi, bashkëbisedim dhe lexime në Hemingway Tirana, ku veç të tjerash, gjendet dhe një tabelë e vogël ku shkruhet: KËTU NUK FLASIM PËR POLITIKË ;) edhe pse poezitë dhe eseistika e Marko Tomaš nuk e përjashton këtë, sidomos kur shkruan për BULEVARDIN E REVOLUCIONIT POPULLOR dhe "automobilat e shiun që bie papushim, mbi Rrugën e së vërtetës, Rruga e rrenave dhe autostradën e shkretëtirës; për MËHALLËN e tij, ku proletarët e dikurshëm do të fillojnë grindjet e përditshme; dhe për NJERËZIT E TIJ, emigrantë të shpërndarë në qytete të largët, jetimë të pastrehë, si shumë nga djemtë dhe vajzat te Dickens-i, që pijnë në bare, që çojnë fëmijët në shkollë, që kanë iluzione dhe vegime, që nxitojnë për në punë, që urinojnë në hyrjet e banesave dhe lajnë enët në restorante qpo kudo që t'u dalë punë.

Eja sonte në orën 20 te Hemingway Tirana - Rruga "Kont Urani".

Total Pageviews