03 September 2024

Apliko - A P P L Y N O W - TRADUKI - deri më 30 Shtator 2024 - until 30 September 2024!

A P P L Y N O W for a project or residency G R A N T !!!


Submission windows are open until 30 September 2024!

Residency Application

Deadline for submitting applications is September 30th, 2024.

Eligible applicants are writers, translators and book professionals from Albania, Bosnia and Herzegovina, Bulgaria, Croatia, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Romania, Serbia and Slovenia.

For the year 2024, residencies are available in 10 cities in Southeast Europe: Belgrade, Bucharest, Cetinje, Novo Mesto, Prishtina, Sarajevo, Skopje, Sofia, Split and Tirana for the duration of 2 – 6 weeks. Fellowships cover travel costs, accommodation in a fully furnished writers' apartment as well as subsistence of 250 Euro per week. You can apply for translation residencies, writing residencies, interdisciplinary cooperation residencies, practical exchange residencies, research trips and virtual residencies; each with their own specifics.

Read more about the residencies and modalities in the Guidelines.

https://applications.traduki.eu/forms/residency/

https://applications.traduki.eu/residency-guidelines

22 July 2024

Jovan Nikolaidis: Shqiptarët dhe ne, ata të dikurshmit jemi ne tani!

Shqiptarët dhe ne, ata të dikurshmit jemi ne tani!

Duke lexuar "11 ese akustike", shkruar në mënyrë të jashtëzakonshme e plot dhimbsuri të trishtë nga Arian Leka, një prej shkrimtarëve më të mirë të letërsisë bashkëkohore shqipe, nuk mund të mos e kthej kokën pas, në faktet e dukshme sot në Malin e Zi, Malin tim të Zi. Janë tekste simbolike dhe metaforike, dhe, për Zotin, po aq sarkastike e tragjike. Bëhet fjalë për përçarjen tonë, tashmë proverbiale, të qytetarëve të Malit të Zi, përkundrejt përparimit aktual të shqiptarëve.
Në përmbledhjen e sipërpërmendur të eseve ngjarjet e nxjerra nga errësira e së shkuarës janë rrenditur duke sjellë një rrëfim madhështor mbi një komb të shëndoshë. Epoka e vdekur e mbretërimit të terrorit monstruoz i përshkruhet lexuesit me një stil të përsosur.
Arian Leka ndriçon epokën e vdekjes të një sistemi shoqëror pa shpirt e zemër. Është pena qetësisht monastike, intelektualisht e palëkundshme e një shkrimtari-dëshmitar të shkëlqyer: përgjatë detit Adriatik e Jon dhe në zonën e maleve verilindore mbi to, toka e lashtë u çlirua dhe një gëzim i ri jete u përhap midis të afërmve tanë - fqinjëve. Jo pa dhimbje, por sigurisht në mënyrë të dobishme, botëkuptimi i tyre ndryshoi nga dëshpërimi në shpresë. Hidhërimi u la pas, besimi në një jetë të re gdhendur në zemrën e çdo shqiptari.
Lexuesit të interesuar nuk i duhet të konsultojë enciklopedi dhe e të përcjellë analiza socio-historike mbi rënien e totalitarizmit shqiptar. Të gjitha mund t'i gjeni në "11 ese akustike" të Arian Lekës (Arian Leka: "Jedanaest akustičnih eseja", Plima 2016; "Ceremonial Flowers, Political Animals And Weather-Pholyphobias In Albanian Socialist Realism", Taylor & Francis Group 2017; "Secret side of Albanian Socialist Garden", 2018; "Jedanaest akusticnih eseja", Artistikum, 2023). Nevoja njerëzore për të qenë njeri i lirë, përballë sfidave që, pas shembjes së një ideologjie, iu shfaqën Shqipërisë dhe popullitë të saj, për autorin janë të qarta.
Veçanërisht lexuesi malazez ka nevojë për këtë libër hollak. Çdo qytetar i Malit të Zi do të gjejë në këtë libër pasqyrën e fytyrës së tij aktuale përballë pasqyrës së klerofashistëve, pushtuesve që kontrolluan fatet tona. Thënë ngrohtësisht dhe shkurt, me intelektin e një shkrimtari të pjekur, tekstet e zotit Arin Leka, nisur nga ky libër, do të na shërbejnë për të kujtuar dhe për të dashur përsëri atë që kemi harruar.
Në kohën për të cilën shkruan eruditi shqiptar, Shqipëria nuk ishte aspak një vend i ngjashëm me Jugosllavinë dhe demokracinë e saj socialiste. Ishte një kohë e errët për mbarë popullin shqiptar. Shqiptarët ishin skllevër në vendin e tyre, ne gëzonim një shkallë të lartë lirie të përgjithshme në bashkësinë e popujve të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Ata vuajtën, ne u gëzuam, ndiheshim rehat dhe ishim jo të vetëdijshëm për mirëqenien në të cilin jetonim. Ata ëndërronin lirinë, ne deheshim nga bollëku: arrogantë, dembelë, të llastuar, ja ç'ishim ne. Për shqiptarët, rënia e Murit të Berlinit hapi perspektivën e çlirimit, ndërsa për ne lindi shfaqi natyrën shkatërruese të njerëzve: u bëmë lehtësisht hajdutë, gënjeshtarë dhe vetëvrasës. Shqiptarët filluan të ndërtojnë vendin e tyre, ne vazhdimisht e çmontuam tonin - në modelin e ujqërve të tërbuar që, në shkumëzimin e infeksionit, fillojnë çmendurisht të hanë pasardhësit e tyre. Ne kemi bërë dhe po bëjmë gjithçka ndryshe nga shqiptarët. Të padenjë për atë që kemi fituar, gjithnjë e më shumë të urryer nga bota, ne krenohemi me epitete të fryra se jemi liderë në Ballkan. Sot bota pushoi së habituri nga mendjemadhësia jonë, duke na pyetur: a nuk jeni serbë ju, malazezët?! Kemi ardhur deri në atë pikë sa nuk na vjen më turp të rrokullisemi në gropë, në strofkën e vetëbesimit dhe të paranojës. Syleshë ndaj së shkuarës, të pafuqishëm ndaj së ardhmes. Realiteti malazez është një slitë e çmendur. Ja pse lexuesi malazez ka nevojë ta lexojë këtë libër jo voluminoz, që çdo qytetar i Malit të Zi të shohë aty fytyrës së tij...

(fragment)

Botuar në Bosnjë dhe Hercegovinë - "http://xn--tano-hua.net/", Kultura, 29.06.2024.
https://tacno.net/albanci-i-mi-nekad-oni-mi-sada/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR2gG6Rk4yW3jf69yV3TeVvsSLIWSNLL5kL9tl_Vl7ZCd3av71yg3hfleRU_aem_kHEhvtfsjSPsCyHEc2SH4g

Botuar në Mal të Zi - "Antena M" , 29.06.2024.
https://www.antenam.net/stav/329495-albanci-i-mi-nekad-oni-mi-sada-skica

_______________

ĐORĐE KRAJIŠNIK: Letërsia e Arian Lekës na tregon se në Shqipëri ekziston një shkrimtar që është zëri të gjithëve ne, zëri i gjithë atyre që në tmerret e botës së sotme mëtojnë të gjejnë përgjigje për çështjet thelbësore të ekzistencës sonë. I gjithë mikrobotëve që, në epokën e kompjuterizimit asfiksues dhe cunamit globalizues, mbijetojnë në kërkim të vendit të vet nën diell, në kërkim të të drejtës së vet për të mbijetuar dhe fisnikëruar planetin. Mund të themi më tepër akoma që ai është një autor përçues, që me letërsinë e vet sjell atë pikë kyçe të persistencës universale kozmike, që gjithsesi është strehë për njeriun, pavarësisht pikës gjeografike të globit ku gjendet ai. Thelbësore është kjo: Leka, në letërsinë e tij, gjurmon ekzistencën autentike njerëzore, që nuk është shndërrruar në robot të epokës së materializmi neoliberal, por mbetet një lëvizje çliruese e pandalshme energjie, që ekziston si një proces i papërfunduar në kohë (...)

https://www.bokus.com/bok/9789198686074/jedanaest-akusticnih-eseja/?fbclid=IwAR2m4Q-iNOxboawlvFMhcEN3bjy-FgR9bcUnqqIhBNPCtQ4SLBmtGXMN36s

IVANA GOLJANIN: Në njëmbëdhjetë esetë e tij, njëmbëdhjetë rreshta nga jeta e shoqërisë shqiptare dhe europiane, Arian Leka përmbledh dhe konfirmon përfundimin e arritur edhe nga Žarko Paić, në tekstin e tij "Stinë në ferr: Refugjatët, Terrori, Europa", lidhur me krizën e përhershme të veprimit etik dhe politik të humanitarizmit, pasi tashmë jemi përballur me trashëgiminë e asaj që vetë e krijuam: "globalizimi i indiferencës" (term i marrë nga Zygmunt Bauman).
Esetë e botuara në librin "Njëmbëdhjetë ese akustike" janë fokusuar në tematizimin e historisë (socialiste) të Shqipërisë, prangat e së tashmes europiane, të shprehura përmes potencialit simbolik dhe real të detit. Në esetë e Arian Lekës, deti shihet shpesh si një vend qytetërimi e strehimi, por edhe totalitarizmi. Ai përcaktohet nga paqëndrueshmëria, nga njëra anë, por Leka shkruan gjithashtu për "mbytjet shqiptare", për largimin e njerëzve nga vendi, për ikjet e tyre drejt një vend tjetër, ku "ujërat janë të qeta, më të pastra e më transparente", por nga ana tjetër për detin shkruhet edhe si një shembull i rëndësishëm i identitetit dhe kulturës së një vendi si Shqipëria. Prandaj, libri i shkruar nga Arian Leka mund të shihet edhe sot si jashtëzakonisht aktual - si udhëzime për gjykimin përfundimtar që një ditë do të na duhet të shqiptojmë mbi realitetin e vrenjtur të Europës.

https://www.oslobodjenje.ba/magazin/kultura/knjizevnost/knjiga-jedanaest-akusticnih-eseja-ariana-leke-refleksije-o-sumraku-evropejstva-771747?fbclid=IwAR2C_o31g7JIZQZPBwKyZeOSTC8YbZOhyR3GLW8ejDZduOKHzMqjFShafKM

13 July 2024

"New Humanist" - Arian Leka: Outline map of Otranto

Revista prestigjoze "New Humansit", që botohet në Mbretërinë e Bashkuar prej vitit 1885, në Vol 139, Nr.1, 2024, f.59, publikoi poezinë e Arian Lekës "Outline map of Otranto" (Hartë memece për Otranto), si pjesë e rubrikës Culture | Poem.
— Professor Emerita Fiona Sampson MBE FRSL: "Arian Leka is the leading poet in Albania today. An essayist and scholar as well as a prize-winning poet, he is also the Editor-in-Chief of Poeteka. This poem is taken from Outline Map for the Drowned, which memorialises the many drownings off the Adriatic coast of Albania, tragic accidents often involving illegal migration and other informal crossings."
Arian Leka: Outline map of Otranto
In the graveyard by the sea, when you drowned,
We opened graves.
— We planted.
Blue lilies…
We closed the saltworks.
Death should not enter into the meal.
— Speechless.
The howling women…
Backstroke swimming towards the shore the death
Hides the knives under the armpits
— In the marine cemetery
— We waited in vain…
Hartë memece për Otranto
Në varrezën detare, kur u mbytët ju. Ne hapëm varre.
— Mbollëm.
Zambakë blu...
Mbyllëm kriporet.
Vdekja mos hyjë në gjellë.
— Pa fjalë. Vajtoret...
Drejt brigjeve vdekja në shpinë bën not. Fsheh thikat nën sqetulla
— Në varrezën detare
— Pritëm kot...

12 July 2024

Dialog: Arian Leka dhe Augustin Cupşa - "România literară" -

Revista e mirënjohur "România literară" publikoi në nr. 27/2024 dialogun mes shkrimtarëve Arian Leka dhe Augustin Cupşa si dhe 4 poezi nga "Hartë memece për të mbyturit", sjellë në rumanisht nga Ardian-Christian Kyçyku!

INTRO: "Arian Leka është një nga shkrimtarët bashkëkohorë shqiptarë më të njohur dhe më të dashur në Europë, por edhe në Rumani. Në vitin 2022 mori çmimin europian "Tudor Arghezi", duke e shpërblyer kështu për një karrierë të gjatë poetike, të përkthyer në disa gjuhë. Falë Kopi dhe Ardian Kyçykut, gëzojmë në gjuhën rumune përkthimin e dy antologjive poetike të Arian Lekës: "Nava Somnului" (Shtëpia Botuese Librarium Haemus, përkthyer nga Kopi Kyçyku, 2007) dhe së fundi, "Biblioteca Plutitoare" (Shtëpia Botuese Charmides, 2017, përkthyer nga Ardian Kyçyku (pen name Ardian-Christian Kyçyku), por edhe majft poezi të tjera të botuara në revista letrare në Rumani. Poezia, megjithatë, është vetëm një pjesë e veprimtarisë së këtij autori me një vokacion të gjerë intelektual: Arian Leka është një prozator i fuqishëm dhe një eseist i rafinuar, që trajton në detaje realitetin shoqëror e letrar të Shqipërisë së sotme, por edhe periudhën e diktaturës, që ka ndodhur jo shumë kohë më parë. Si përkthyes, Arian Leka pasqyron një afinitet të veçantë për letërsinë italiane duke sjellë në shqip autorë si TF Marinetti, Cesare Pavese, Dino Campana, Eugenio Montale apo Italo Calvino. Themeloi festivalin e parë ndërkombëtar të poezisë – POETEKA dhe që nga viti 2004 është kryeredaktor i revistës letrare "Poeteka".
Një nga librat e tij, që do të dëshiroja të përkthehej sa më shpejt në rumanisht, "Realizëm socialist në Shqipëri", botuar në fund të vitit 2020 nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, është një analizë e qartë e gjerë e realiteteve të Shqipërisë gjatë dhe pas shekullit të 20-të e Luftës së Dytë Botërore, një periudhë që shënoi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë dhe viteve të formimit të autorit. Në pritje të këtij libri në rumanisht, libër i cili mund të jetë partneri ynë për dialog dhe reflektim, rekomandoj një ese të përkthyer në anglisht, e cila është bërë e njohur në Europë: "Lulet ceremoniale, kafshët politike dhe foliofobia meteorologjike në realizmin socialist shqiptar" (Ceremonial Flowers, Political Animals And Weather-Pholyphobias In Albanian Socialist Realism. Taylor&Francis / Routledge, 2017)." - Augustin Cupşa.

11 July 2024

Jovan Nikolaidis: Shqiptarët e dikurshëm jemi ne tani - Albanci i mi, nekad oni mi sada

Albanci i mi, nekad oni mi sada

Albanci danas, ma gdje se nalazili, složna su nacija, mnogima za primjer homogeni etnos.

Relativno uspješno, ili polovično uspješno gradilo se njihovo savremeno društveno ustrojstvo, ali su kretali naprijed, svaki od njih postojano jačajući osjećanje što ih je vjekovima držalo na svetom okupu: oni vole svoju zemlju, oni brane svoje ljude.

U zbirci odabranih kratkih eseja (Arian Leka: JEDANAEST AKUSTIČNIH ESEJA, izdavač Plima, 2016.) vrhunski albanski erudita, akademik, pjesnik, esejista i romanopisac opisuje društvenu klimu Albanije nakon sloma totalitarizma u "zemlji orlova".

Čitajući izvanredno napisane i do bola tužne tekstove Ariana Leke, jednog od ponajboljih pisaca savremene albanske književnosti, ne možemo a da se ne osvrnemo na očigledne činjenice koje danas opstojavaju u Crnoj Gori, mom Montenegru. One su simbolične i metaforične, a bogme i sarkastične, jednako koliko su i tragične. Riječ je o našem već poslovičnom nejedinstvu građana Crne Gore, nasprama doskorašnjem svenarodnom otporu i sadašnjem napretku Albanaca.

Zemlja Albanija, u vremenu o kome piše albanski erudita, nipočemu nije nalikovala Jugoslaviji i njenoj socijalističkoj demokratiji. Bilo je to mračno doba za sav albanski narod. Albanci su robovali u svojoj državi, mi uživali visok stepen opšte slobode u zajednici naroda Socijalističke Federativne Republike Jugoslavije. Oni su trpjeli, mi se baškarili, komotni i dobrano nesvjesni blagostanja u kome smo živjeli. Oni su sanjali slobodu, mi se opijali obiljem: nadmeni, lijeni, razmaženi. Njima je pad berlinskog zida otvarao perspektivu oslobođenja, u nama je rađao pogubnu narav u ljudima: olako smo postajali lopovi, lažovi i sebeubojice. Albanci su počeli da grade svoju zemlju, mi smo svoju konstantno raskućivali – na način pobješnjelih vukova koji, u pjeni zaraze, ludački počinjemo jesti svoj okot.

Albanci danas, ma gdje se nalazili, složna su nacija, mnogima za primjer homogeni etnos. Relativno uspješno, ili polovično uspješno gradilo se njihovo savremeno društveno ustrojstvo, ali su kretali naprijed, svaki od njih postojano jačajući osjećanje što ih je vjekovima držalo na svetom okupu: oni vole svoju zemlju, oni brane svoje ljude.

Mi smo činili i činimo sve nasuprot. Nedostojni stečenog, sve omraženiji svijetu, dičimo se napuhanim epitetima da smo predvodnici na Balkanu. Danas, svijet je prestao da se čudi našoj uobraženosti, pitajući se: pa zar vi niste Srbi?! Došli smo dotle da se ne umijemo više ni stidjeti zbog pada u kaljužu, u brlog samouvjerenosti i paranoje. Lakovjerni prošlosti, mahom onemoćali za budućnost. Crnogorska stvarnost je suludo vrzino kolo. Za one koji ne znaju značenje frazeme vrzino kolo, red je da objasnim: to je stanje kad se u jednu društvenu zajednicu umetnu vile, vampiri, đavoli i đaci vilenjaci, grabancijaši, protuve i hulje, učeni i nepismeni, kolo u kome svi zajedno tvore začarani krug, mahniti koloplet, zavrzlamu, vrtlog, zbrku, haos…

Kad ćemo, i hoćemo li, ura je potonja, vuci gorski, zapjevati crnogorski?

U pomenutoj zbirci krakih eseja Ariana Leke nižu se događaji izvučeni iz tame prošlosti, sazrijevajući u veliku pripovijest jedne zdrave nacije. Čitaocu se perfektnim stilom opisuje mrtvo doba jedne monstruozne strahovlade, osvjetljava umiruće doba društvenog sistema bez srca i duše. Monaški smireno, intelektualno monolitno pero jednog vrhunskog pisca-svjedoka: uz Jadransko i Jonsko more i na prostoru sjevernoistočnih planina nad njima antički stara zemlja se oslobađala, nova se radost života otvorila kod naših bliskih susjeda. Ne bezbolno, ali svakako spasonosno promijenio se njihov svjetonazor iz očaja u nadu. Tuga se ostavlja, vjera u novi život urezuje u srce svakog albanskog čovjeka. I ne treba zainteresovani čitalac da se dohvaća enciklopedija i socioistorijskih  analiza o padu albanskog totalitarizma. Sve se može naći u Jedanaest akustičnih eseja Ariana Leke. Biće mu jasnija ljudska potreba da se bude Slobodan čovjek, svoj pred izazovima koji su, nakon sloma jedne ideologije, zatekli nekoć Albaniju i njene ljude.

Posebno je ovaj maleni libar potreban crnogorskom čitaocu. Svaki građanin Crne Gore naći će u knjizi obrazinu svog sadašnjeg lica pred ogledalom klerofašista, okupatora koji je pridavio naše sudbine. Ispričana toplo a koncizno, intelektom zrelog pisca, tekstovi gospodina Arina Leke iz ove knjižice biće nam valjani da se dozovemo pameti, da opet zavolimo što smo smetnuli s uma i zaboravimo čemu nas pogrešno uči monstruozna politička klika crnogorske sadašnje vlasti. Čim prije, čim temeljitije obrnite kormilo, narode Crne Gore!

 

https://tacno.net/albanci-i-mi-nekad-oni-mi-sada/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR2gG6Rk4yW3jf69yV3TeVvsSLIWSNLL5kL9tl_Vl7ZCd3av71yg3hfleRU_aem_kHEhvtfsjSPsCyHEc2SH4g

 

 

Augustin Cupșa në Rezidencën letrare - POETEKA Tirana in Between

Augustin Cupșa është një tjetër shkrimtar fitues i bursës letrare "POETEKA - Tirana in Between", i cili ndodhet në rezidencën letrare të mbështetur nga rrjeti TRADUKI. Ai studioi psikiatri në Bukuresht dhe shërbeu si psikiatër në Bukuresht dhe Paris. Romani i tij i parë "Perforatorii" (2006) i dha vlerësimin "Opera Prima", çmim i ofruar nga Unioni i Shkrimtarëve të Rumanisë, duke i siguruar njëkohësisht autorit mundësinë e përfaqësimit të letërsinë rumune në "Jeux de la Frankofonie" (2009).
Augustin Cupșa ka botuar gjithashtu edhe dy vëllime me prozë të shkurtër, "Profesorul Bumb și Macii Suedezi" (i nominuar për prozën më të mirë të Shkrimtarëve të Rinj, 2011) dhe "Mari bucurii și mari tristețe" (2021)".
Romani i tij "Așa să crească iarba pe noi" (2017) e bëri atë kandidat për Çmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë, Çmimin PEN- Romania dhe Çmimin "Constantion Țoiu" të Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë. Në vitin 2022 Cupșa botoi edhe librin "Străini", ndërsa në 2023 shkroi librin për fëmijë "Două furnici și un elefant: De la un capăt al lumii", për të cilin, në 2024 u vlerësua me Çmimin e Unionit të Shkrimtarëve Rumunë për kategorinë e Librit për Fëmijë dhe Adoleshentë.
Si skenarist Augusti Cupsa fitoi çmimin HBO-Romania për skenarin e shkurtër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit (Transilvania, 2006). Më vonë ai fitoi bursën e Aleancës Europiane për Televizionin dhe Kulturën për skenar (Gjenevë 2006/7). Bashkëpunoi me HBO për të përshtatur serialin origjinal (În derivă, 2010-2012), bashkëshkruajti skenarin "Ceață" (2017), vepër që fitoi Çmimin e Madh në Festivalin Premiers Plans d`Angers dhe mori vlerësime e nderime nga Juria speciale e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Bruksel dhe Shën Petërburg. Ka shkruar gjithashtu edhe "Fructe necoapte" (2020).
Në vitin 2021 botimi i rishikuar dhe i plotësuar i tregimeve të shkurtra "Marile bucurii și marile tristeți" u botua në "Humanitas", Shtëpinë Botuese e rëndësishme rumune, ku Augustin Cupsa publikon veprën e tij. Prozat këtij autori janë të përkthyer e botuar në shqip, hungarisht, suedisht, hebraisht, turqisht, anglisht, sllovenisht e serbisht dhe janë përfshirë në Antologjinë rumune të prozës. Ky autor ka qenë pjesë e programeve rezidenciale për shkrimtarë, mes të tjerash në Graz, rezidencë shkrimi në MQ Vjenë, ka marrë bursën e Fondit Letrar "Petofi" në Pecs (Hungari) për projektin e librit me prozë "Străin", për të cilin u vlerësua me çmimin ARIEL prej Unionit të Shkrimtarëve Rumunë.

01 July 2024

Në kërkim të këmishës së humbur botohet në maqedonisht

Pas botimeve të mëhershme "Ndreqje gabimesh" dhe "Hartë memece për të mbyturit", së fundmi, shtëpia botuese elitare "Perun Artis" boton në gjuhën maqedonase edhe librin "Në kërkim të këmishës së humbur" të shkrimtarit Arian Leka, përkthyer me cilësi të lartë artistike prej origjinalit nga Jordana Shemko Georgievska dhe me zgjidhjen estetike aq domethënëse të ballinës nga Edona Aziri.
Në shënimin editorial të botuesit shkruhet: "Ky është një nga librat eseistikë më të bukur të shkruar ndonjëherë për periudhën e tranzicionit të Shqipërisë. Ese të bukura, stil elegant dhe të fuqishëm, i ndershëm me lexuesin e tij, i guximshëm me faktet dhe interpretimet e tyre, vepra ka themel të fortë ironie e vetëironizimi, duke bërë që e kaluara dhe tranzicionin shqiptar të vijë në forma të larmishme, duke treguar se si janë përthyer ngjarjet e në jetën shpirtërore të shkrimtarit shqiptar.
I pasuruar edhe nga fragmente autobiografike, ky libër lartësohet me zgjerimin e tematikës së Arian Lekës, por edhe të angazhimit të tij: dhe, shkrimtarët e angazhuar të Europës, janë ata që trondisin ndërgjegjen e kontinentit tonë me të vërtetat që shkruajnë. Autori nuk mënon të depërtojë në rikthimet e hidhura të keqkuptimeve dhe, duke krahasuar klasikët - determinizmi i të cilëve këto ditë vetëm sa na largon nga shpresa se mund t'ia dalim, Arian Leka na paralajmëron me shumë forcë edhe për epokën e re digjitale, këtë hapësirë intelektuale me një dozë të madhe të identiteti të rremë, që bëhet instrument për riformulimin e njeriut. Koha është gjithmonë në anën e shkrimtarit dhe rrjedh nëpër të si një rrymë gjaku. "Në kërkim të këmishës së humbur" është një kërkim i hapësirës identitare të shkrimtarit, kudo ku gjendet ai dhe kudo ku kjo hapësirë shfaqet. Prandaj ky libër ka një vlerë universale dhe ne e lexojmë si një profeci, si një parashikim, apo ndoshta si një udhërrëfyes për të kapërcyer hapësirën e errët të jetës sonë."

Shkrimtari Arian Leka ka botuar 6 libra dhe 1 Audiobook në gjuhën maqedonase:
2016: Gjarpri i shtëpisë (Домашна змија), roman. Përktheu: Mirjana Ilieva Jashari, Shtëpia botuese GOTEN;
2019: Arian Leka -  Poezija. Shkup / Skopje: antologji poetike, botim shqip-maqedonisht-anglisht: Përktheu Resul Shabani, Botues "Lidhja e Shkrimtarëve të Maqedonisë së Veriut."
2021:  Ndreqje gabimesh (Поправање на грешките), poemë. Përktheu Ilir Ajdini;  Shtëpia botuese PERUN ARTIS;
2021: Audiobook: Ndreqje gabimesh (Поправање на грешките ),  poemë, Përkthru Ilir Ajdini, Shtëpia botues "Самоглас";
2022: Hartë memece për të mbyturit (Нема мапа за удавените", poezi, ese. Përktheu Ilir Ajdini; Shtëpia botuese PERUN ARTIS;
2023: Shpina e Burrit (Грбот на мажот), tregime. Përktheu Kreshnik Ajdini, Shtëpia botuese ILI-ILI;
2024 - Në kërkim të këmishës së humbur (Во потрага по изгубеното кошул), ese. Përktheu Jordana Shemko Georgievska, Shtëpia botuese PERUN ARTIS.

24 June 2024

Mechthild Henneke në POETEKA - TIRANA IN BETWEEN

Mechthild Henneke është fituese e bursës letrare "POETEKA - Tirana in Between" "dhe, me mbështetjen e rrjetit TRADUKI, do të qëndrojë në rezidencen letrare "POETEKA - Tirana in Between" gjatë muajit korrik 2024, për të kryer punë kërkimore për romanin e saj të ri mbi një temë shqiptare. Gazetarja dhe shkrimtarja gjermane Mechthild Henneke ka studiuar për shkenca politike. Më pas ajo ndoqi Shkollën e Gazetarisë "Henri Nannen" në Hamburg. Me fillimin e luftërave ballkanike ajo raportoi intensivisht mbi krizën e refugjatëve për BERLINER ZEITUNG. Misioni i NATO-s në Kosovë, në vitin 1999, shënoi një pikë kthese për të dhe krijimtarinë e saj. Ajo mbërriti fillimisht në Shqipëri, si pjesë e një organizate humanitare dhe, më vonë, e vazhdoi misionin e vet në Kosovë. Përshtypjet e forta të konfliktit nuk e lanë të ikte më prej aty. 

Nga viti 2001-2028 Mechthild Henneke punoi në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, OSBE-në në Kosovë si dhe zëdhënëse e UNMIK-ut pas trazirave të dhunshme që shpërthyen në Kosovë në vitin 2004. E frymëzuar nga përvoja jetësore e një miku shqiptar nga Kosova ajo shkroi romanin "Ach, mein Kosovo" (PalmArtPress2021), që rrëfen për një student të mjekësisë, i cili i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si luftëtar vullnetar. Romani i Mechthild Henneke bazohet në ngjarje të vërteta dhe trajton çështje luftës, ikjes dhe jetën mes dy kulturave, ku ajo shtron pyetjen: Për çfarë ia vlen të luftosh? Jeton dhe punon si shkrimtare dhe gazetare e pavarur në Berlin.

Pas romanit të mirëpritur "Ah, mein Kosovo", Mechthild Henneke, po vijon punën e vet kërkimore për të mbledhur material mbi romanin e saj të dytë. Tema e këtij romani lidhet me mbrojtjen që popullsia shqiptare u ofroi hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, për t'i shpëtuar ata nga deportimi në kampet e vdekjes, temë e veçantë kjo për historinë shqiptare dhe një risi e për publikun gjerman. Njëlloj si me romanin e saj të parë "Ah, mein Kosovo", autorja synon të hkruajë një "doku-fiction", që do të thotë "një roman i vendosur pranë ngjarjeve aktuale, që i mëson lexuesit diçka vërtet të rëndësishme për historinë.
Puna e shkrimtares Mechthild Henneke mbi këtë çështje përfshin kërkime në arkiva dhe biblioteka, intervista me dëshmitarë/pasardhës të dëshmitarëve, vizita në qytete ku është bërë mbrojtja e hebrenjve, takime me autorë që kanë shkruar mbi këto ngjarje si dhe vizita në muzeume, si njohje e plotë me faktet dhe parakusht absolut për këtë projekt letrar. 
Kjo histori sapo ka filluar të zbulohet në sytë e publikut europian dhe ka rëndësi të veçantë jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, apo për gjermanët, të cilëve do u adrsohet fillimisht libri i pritshëm, por edhe më gjerë pasi, siç thekson autorja, kemi të bëjmë me një histori me interes universal, që tregon se guximi dhe vullneti i fortë mund të thyejnë politikën barbare dhe mizore.

  

https://www.dw.com/.../romani-ah-kosova-ime-i.../a-61940430


https://www.albinfo.ch/promovohet-ne-cyrih-romani-ach-mein-kosovo-i-autores-metchild-henneke/


https://mhenneke.de/files/mh_presse/pressetext_ach_mein_kosovo_mechthild_henneke_albanisch2.pdf

 

31 May 2024

“Në kërkim të këmishës së humbur” fituese e “Fondit të Përkthimit Letrar"

"Në kërkim të këmishës së humbur", me autor Arian Lekën, shpallet vepër fituese e "Fondit për Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj". Juria, e kryesuar nga përkthyesi Erion Kristo dhe me anëtarë dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha dhe profesor Blendi Lamin, vlerësoi këtë vepër për t'u mbështetur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për përkthim në gjuhën kroate. Botues në Kroaci – Neolit; përkthyes Mendu Imeri.
Vepra u vlerësua me motivacionin: "Një vepër sfiduese për nga zhanri dhe simbolika, e cila vjen bukur në gjuhën kroate duke ruajtur sa më shumë botkuptimin origjinal dhe duke iu përshtatur gjuhës pritëse, i jep mundësinë lexuesit të kultivuar kroat që të njihet me një vepër të spikatur në letrat shqipe".
Suadela Balliu

21 May 2024

Dragan Velikić në rezidencën letrare "POETEKA - Tirana in Between".

Dragan Velikić në rezidencën për shkrimtarë dhe përkthyes letrarë "POETEKA - Tirana in Between".
Në muajin maj shkrimtari Dragan Velikić do të qëndrojë në Tiranë për të realizuar një programin e tij letrar, si fitues i bursës për autorët në redidencë, mbështetur nga TRADUKI dhe realizuar prej 11 vjetësh nga shoqata POETEKA
Dragan Velikić është një nga shkrimtarët më të njohur të letërsise moderne serbe. Lindi në Beograd (1953), ku studioi Letërsi të Përgjithshme dhe u specializua për Teori Letrare. Ka qenë redaktor i redaksisë botuese në Radio B-92 dhe ka shkruar vazhdimisht editorialë për Danas, Vreme dhe NIN. Jeton në Beograd si shkrimtar i pavarur. Dragan Velikić është autor i 19 librave në prozë: romane, tregime dhe ese. Për krijimtarinë e tij të pasur ai është vlerësuar me çmime të shumta letrare, mes të cilëve "Miloš Crnjanski - 1988" për veprën "Via Pula" dhe është dy herë fitues i çmimit prestigjioz "NIN" në vitet 2007 dhe 2015 " për romanet "Dritarja Ruse" dhe "Hetuesi". Ai është gjithashtu fitues i çmimin "Meša Selimovic" për librin më të mirë të vitit si dhe, çmimin e Europës Qendrore për Letërsi për romanin "Bonavia" (2012) për romanin "Bonavia", si dhe çmimin e Qytetit të Budapest (2013). Nga qershori i viti 2005 deri në nëntor të vitit 2009 Dragan Velikić ishte Ambasador i Republikës së Serbisë në Austri. Librat e tij janë përkthyer në 17 gjuhë europiane.
"POETEKA - Tirana in Between" është një nga projektet kryesore të shoqatës POETEKA, përmes së cilës realizohet Programi Rezidencial për Shkrimtarë, Përkthyes Letrarë dhe Artistë. Që nga themelimi i saj, në vitin 2013, kjo rezidencë pritur më 58 shkrimtarë, përkthyes letrarë. , dhe artistët, duke u bërë një hapësirë unike në Shqipëri për shkrimtarët, përkthyesit dhe artistët e vendeve të BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Programi "POETEKA - Tirana in Between" është zbatuar në kuadër të projekteve "Reading Balkans" dhe "Translation in Motion" të bashkëfinancuar nga TRADUKI, rrjeti europian për letërsinë dhe librat dhe Programi i "Europës Krijuese" të Bashkimit Evropian, si dhe nga Ambasada. të Gjermanisë, Goethe Zentrum Tirana, Ambasada e Austrisë dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Së fundmi, "POETEKA - Tirana in Between" është përfshirë në Hartën e Rrjetit Evropian të Rezidencave të Përkthimeve Letrare (RECIT – Réseau Européen des Centres de Traducteurs).

18 April 2024

Poezi nga Arian Leka në antologjinë UNHA ÁRBORE CAE

Botohet në Pontevedra antologjia UNHA ÁRBORE CAE – NJË PEMË BIE, në të cilën janë edhe gjatë poezi nga Arian Leka, shkëputur nga libri "Hartë memece për të mbyturit". Parathënia dhe përkthimi në galicianisht María Lado. 


Parathënia dhe përkthimi në galicianisht nga María Lado: "…Pas ditëve që ndamë në Punëtorinë e Përkthimit të Ishullit San Simón, në tetor të vitit 2021, shkrova një poezi në 3 pjesë. Doja të tregoja se sa i brishtë është realiteti, jeta, krahasuar me sigurinë që më ka frymëzuar gjithmonë në shkrim. Por doja gjithashtu të kisha edhe një litar për të mbajtur, kur të kthehesha në atë përvojë intensive, drejt së cilës po shkon e je në gjysmë të rrugës me dikë, me të atë që  ndan një pasion. Miqësia mes poetëve fillon gjithmonë me një urë ku, shpesh, dy njerëz takohen në gjysmë të rrugës, mbi ujërat e një përroi që zbret zhurmshëm, si për çdo ditë, pa e vënë re zhurmën e tij. Ato miqësi bëhen të forta në pak orë, ushqehen nga takime të rastësishme, të pakta, por gjithmonë intensive. Kjo përvojë është një nga dhuratat më të mira që më ka dhënë jeta…

…Shkuam në ishull për të përkthyer. Për t'i çuar poezitë nga një gjuhë në tjetrën, por në mënyrë të pashmangshme erdhën historitë që lidhen, si midhjet, me atë qëllim që autorët lënë mes shkrimit dhe origjinës. Ne ecim nëpër arkitekturën e secilit tekst duke kërkuar se kush e ngriti atë. Kjo është shumë më tepër se përkthimi, sigurisht, është njohja me njëri-tjetrin.

Në ato ditë ne flisnim një lingua franca, që nuk ishte gjuha e asnjërit prej njerëzve që ishin atje. Por ata i bashkoi pasioni dhe kurioziteti. E gjithë kjo është këtu në këtë libër. Edhe pse do të shihni, sigurisht, atë që dëshironi të shihni. Ju do të ktheheni në vendet tuaja dhe kjo është mirë. Kështu duhet të mbetet poezia…"

 

(fragment nga "Pragu"  A ÁRBORE, A ILLA, NÓS E COMO SE DI NA TÚA LINGUA)

26 March 2024

Dita e Autorëve Europianë - Day of European Authors

-Shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë dr. Arian Leka paraqiti sot librin "Hartë memece për të mbyturit" në gjimnazin Sami Frashëri -

- Arian Leka paraqiti veprën dhe bashkëbisedoi me gjimnazistët për diversitetin kulturor europian përmes letërsisë dhe përkthimeve, rëndësinë e leximeve dhe "europianizmin" si ide e kahershme dhe në perspektivat e tij kulturore në kushtet e një Europe që ndryshon.

 

#AShSh

#dayofeuropeanauthors

#readwitheurope

#creativeeurope

#EuropeanWritersCouncil

 

Shkrimtari dhe studiuesi dr. Arian Leka, përgjegjës i Sektorit të botimeve enciklopedike ( QBEA) në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, sot më 25 mars 2025, në kuadër të Ditës së Autorëve Europianë, mbajti një veprimtari në sallën "Auditor" të gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë, ku ishin pranishëm drejtoresha e këtij institucioni, znj.Majlinda Ziu, mësues dhe mbi 100 gjimnazistë, mes të cilëve edhe krijues nga rrethi letrar. 

Në fillim të takimit, shkrimtari Arian Leka përshëndeti të pranishmit dhe bëri një përshkrim të shkurtër mbi domethënien dhe rëndësinë e Ditës së Autorit Europian, duke u ndalur jo vetëm në historinë e mëhershme të Shqipërisë, si një vend me kontribute në Europë dhe në Rilindjen Europiane, por edhe për përpjekjet për të ruajtur orientimin europian pas viteve 1900 e në vijim. 

25 Marsi 2024 vjen si një ngjarje historike për Europën, për shkrimtarët dhe për lexuesit e saj të rinj, - tha dr. Leka, - ndërsa kujtoi të pranishmit se "Dita e autorëve europianë" do të kujtohet përmes takimeve që do të mbahen njëkohësisht në 40 vende të kontinentit.

Pas fjalës përshëndetëse dr. Leka paraqiti librin "Hartë memece për të mbyturit". 

Paraqitja e librit nisi me leximin e fragmenteve të zgjedhura nga libri dhe me poemën "Auschwitz detar", duke veçuar prozat "Prej nga vjen Drita", "Më fort se sa fjalët" dhe disa poezi nga libri. 

Poema "Auschwitz detar", që paraqitet si kulminacion i veprës, është një përfytyrim i pashoq mbi Mesdheun si një kamp përqendrimi nënujor dhe metropol alegorik i të ikurve e i të mbyturve në det. Kjo temë u bë sërish e afërt ngaqë në fjalorin e Europës pa kufij, u rikthyen fjalët kamp - tel me gjemba - mur - luftë - ata - ne... Libri dhe poema "Auschwitz detar" është përkthyer në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, anglisht, polonisht, greqisht, rumanisht, serbisht, boshnjakisht, kroatisht, sllovakisht, maqedonisht, sllovenisht në gjuhën malazeze etj. 

Shkrimtari e paraqiti poemën "Auschwitz detar" si rast për të bashkëbiseduar mbi diversitetin kulturor europian, letërsinë, lirinë dhe rolin e shkrimtarit përballë luftës, në të cilën ai përdor gjuhën dhe fjalën si mjet, vendin e letërsisë në një botë të copëtuar nga konfliktet dhe lufta, që ndryshon shkrimin, leximin dhe këndvështrimet, duke sjellë kulturën e urrejtjes.

Letërsia, -theksoi Leka, -është një nga zonat e prekura nga lufta edhe kur lufta është larg. Por lufta, paradoksalisht dhe në mënyrë sarkastike, veç shkatërrimit dhe viktimave, lë pas edhe kryevepra letrare. 

Teksa lexoi për nxënësit e gjimnazit "Sami Frashëri", Arian Leka theksoi se letërsia europiane ka hyrë përherë mes urrejtjes për të na paralajmëruar, për të qenë dëshmitar, për të mos harruar sa ndodh, sepse në atë çast, është të parashikojë, të paralajmërojë në kohë, të mbajë shënim dhe të shkruajë, si një mënyrë për ta kuptuar më thellë gjithë sa ndodh. Por në një mënyre lufta është një mësues. Ne mësojmë nga lufta, jo vetëm nga lufta me armë, por edhe nga lufta vetjake dhe lufta në sferat publike. Prej tyre mësojmë si të kundërshtojmë, si të protestojmë, si të mos humbasim shpresën dhe si të rilindemi në një hapësirë të gjerë e të përbashkët dhe pa kufi, të frymëzuar nga kultura, nga ajo kulturë që promovon bashkimin, jo ndarjen, nga ajo kulturë që ngjizi ndërgjegjen kulturore europiane, nga ajo kulturë që lindi para se të krijoheshin shtetet kombëtare, para se të lindte urrejtja, duke shprehur mospëlqim dhe mospërkrahje për nacionalizmin, të veçimit me mure dhe ndarjes në kampe.

Lidhur me diversitetin kulturor europian, perspektivën e letërsisë europiane dhe "europianizmin", dr. Arian Leka u ndal në rastin Stefan Zweig dhe rastin Milan Kundera. 

Ku takim u prit me shumë kënaqësi nga nxënësit e gjimnazit "Sami Frashëri", të cilët i drejtuan pyetje të shumta për idenë europiane, mbi krijimtarinë, për mënyrën e shkrimit, mbi të qenit qytetar europian, mbi "të harruarit nga Europa" dhe mesazhet që morën përmes leximit të fragmenteve nga vepra letrare e dr. Arian Lekës. 

Vetë gjimnazistët përcollën gjatë diskutimeve të mëtejshme mesazhe shprese për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e përfytyruar atë jo të idealizuar, si vizion i rilindësve, por si realitet i prekshëm, që ka detyrimet e veta dhe shprehën idetë e tyre për zhvillimin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditave më të mira në vendin tonë, të cilat na kanë përfaqësuar me dinjitet në Europë dhe për të punuar për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. 

Në fund të këtij takimi drejtoresha e gjimnazit "Sami Frashëri", znj. Majlinda Ziu, përgëzoi autorin Arian Leka dhe u shpreh se takimi i sotëm pati vlerë të dyfishtë për edukimin e gjimnazistëve për të folurin në publik dhe qasjen e bashkëpunimeve individuale në kulturën letrare, filozofike dhe më gjerë, duke na bërë të vetëdijshëm mbi ato që mbeten si pritshmëri dhe ideale dhe realitetet e sotme, që jo gjithmonë u zgjidhën drejt dhe në kohën e duhur.

Shkrimtari Arian Leka falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe përfshirjen në diskutime, debate dhe ide dhe theksoi se Dita e Autorëve Europianë (DoEA) është nismë e Komisionit Europian, që synon të rilidhë brezat e rinj me autorët, leximin e librave, për t'i ndihmuar ata të zbulojnë diversitetin e letërsisë europiane, duke theksuar se Europa i do librat! 

Dr. Arian Leka është autor i shumë librave me poezi, prozë, ese dhe studime letrare mbi realizmin socialist në Shqipëri dhe traditën letrare shqiptare. Veprat e tij janë nderuar 6 herë me çmime kombëtare nga Ministria e Kulturës dhe Shoqata e Shkrimtarëve, si dhe me 3 çmime të tjera ndërkombëtare për letërsinë. 

Krijimtaria e Arian Lekës, në prozë dhe poezi, është përkthyer në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, anglisht, polonisht, greqisht, rumanisht, serbisht, boshnjakisht, kroatisht, sllovakisht, maqedonisht, sllovenisht në gjuhën malazeze etj.

 

www.akad.gov.al

Dita e Autorëve Europianë - Day of European Authors

Dita e Autorëve Europianë -  Day of European Authors

-Shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë dr. Arian Leka paraqiti sot librin "Hartë memece për të mbyturit" në gjimnazin Sami Frashëri -

- Arian Leka paraqiti veprën dhe bashkëbisedoi me gjimnazistët për diversitetin kulturor europian përmes letërsisë dhe përkthimeve, rëndësinë e leximeve dhe "europianizmin" si ide e kahershme dhe në perspektivat e tij kulturore në kushtet e një Europe që ndryshon.

 

#AShSh

#dayofeuropeanauthors

#readwitheurope

#creativeeurope

#EuropeanWritersCouncil

 

Shkrimtari dhe studiuesi dr. Arian Leka, përgjegjës i Sektorit të botimeve enciklopedike ( QBEA) në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, sot më 25 mars 2025, në kuadër të Ditës së Autorëve Europianë, mbajti një veprimtari në sallën "Auditor" të gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë, ku ishin pranishëm drejtoresha e këtij institucioni, znj.Majlinda Ziu, mësues dhe mbi 100 gjimnazistë, mes të cilëve edhe krijues nga rrethi letrar. 

Në fillim të takimit, shkrimtari Arian Leka përshëndeti të pranishmit dhe bëri një përshkrim të shkurtër mbi domethënien dhe rëndësinë e Ditës së Autorit Europian, duke u ndalur jo vetëm në historinë e mëhershme të Shqipërisë, si një vend me kontribute në Europë dhe në Rilindjen Europiane, por edhe për përpjekjet për të ruajtur orientimin europian pas viteve 1900 e në vijim. 

25 Marsi 2024 vjen si një ngjarje historike për Europën, për shkrimtarët dhe për lexuesit e saj të rinj, - tha dr. Leka, - ndërsa kujtoi të pranishmit se "Dita e autorëve europianë" do të kujtohet përmes takimeve që do të mbahen njëkohësisht në 40 vende të kontinentit.

Pas fjalës përshëndetëse dr. Leka paraqiti librin "Hartë memece për të mbyturit". 

Paraqitja e librit nisi me leximin e fragmenteve të zgjedhura nga libri dhe me poemën "Auschwitz detar", duke veçuar prozat "Prej nga vjen Drita", "Më fort se sa fjalët" dhe disa poezi nga libri. 

Poema "Auschwitz detar", që paraqitet si kulminacion i veprës, është një përfytyrim i pashoq mbi Mesdheun si një kamp përqendrimi nënujor dhe metropol alegorik i të ikurve e i të mbyturve në det. Kjo temë u bë sërish e afërt ngaqë në fjalorin e Europës pa kufij, u rikthyen fjalët kamp - tel me gjemba - mur - luftë - ata - ne... Libri dhe poema "Auschwitz detar" është përkthyer në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, anglisht, polonisht, greqisht, rumanisht, serbisht, boshnjakisht, kroatisht, sllovakisht, maqedonisht, sllovenisht në gjuhën malazeze etj. 

Shkrimtari e paraqiti poemën "Auschwitz detar" si rast për të bashkëbiseduar mbi diversitetin kulturor europian, letërsinë, lirinë dhe rolin e shkrimtarit përballë luftës, në të cilën ai përdor gjuhën dhe fjalën si mjet, vendin e letërsisë në një botë të copëtuar nga konfliktet dhe lufta, që ndryshon shkrimin, leximin dhe këndvështrimet, duke sjellë kulturën e urrejtjes.

Letërsia, -theksoi Leka, -është një nga zonat e prekura nga lufta edhe kur lufta është larg. Por lufta, paradoksalisht dhe në mënyrë sarkastike, veç shkatërrimit dhe viktimave, lë pas edhe kryevepra letrare. 

Teksa lexoi për nxënësit e gjimnazit "Sami Frashëri", Arian Leka theksoi se letërsia europiane ka hyrë përherë mes urrejtjes për të na paralajmëruar, për të qenë dëshmitar, për të mos harruar sa ndodh, sepse në atë çast, është të parashikojë, të paralajmërojë në kohë, të mbajë shënim dhe të shkruajë, si një mënyrë për ta kuptuar më thellë gjithë sa ndodh. Por në një mënyre lufta është një mësues. Ne mësojmë nga lufta, jo vetëm nga lufta me armë, por edhe nga lufta vetjake dhe lufta në sferat publike. Prej tyre mësojmë si të kundërshtojmë, si të protestojmë, si të mos humbasim shpresën dhe si të rilindemi në një hapësirë të gjerë e të përbashkët dhe pa kufi, të frymëzuar nga kultura, nga ajo kulturë që promovon bashkimin, jo ndarjen, nga ajo kulturë që ngjizi ndërgjegjen kulturore europiane, nga ajo kulturë që lindi para se të krijoheshin shtetet kombëtare, para se të lindte urrejtja, duke shprehur mospëlqim dhe mospërkrahje për nacionalizmin, të veçimit me mure dhe ndarjes në kampe.

Lidhur me diversitetin kulturor europian, perspektivën e letërsisë europiane dhe "europianizmin", dr. Arian Leka u ndal në rastin Stefan Zweig dhe rastin Milan Kundera. 

Ku takim u prit me shumë kënaqësi nga nxënësit e gjimnazit "Sami Frashëri", të cilët i drejtuan pyetje të shumta për idenë europiane, mbi krijimtarinë, për mënyrën e shkrimit, mbi të qenit qytetar europian, mbi "të harruarit nga Europa" dhe mesazhet që morën përmes leximit të fragmenteve nga vepra letrare e dr. Arian Lekës. 

Vetë gjimnazistët përcollën gjatë diskutimeve të mëtejshme mesazhe shprese për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e përfytyruar atë jo të idealizuar, si vizion i rilindësve, por si realitet i prekshëm, që ka detyrimet e veta dhe shprehën idetë e tyre për zhvillimin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditave më të mira në vendin tonë, të cilat na kanë përfaqësuar me dinjitet në Europë dhe për të punuar për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. 

Në fund të këtij takimi drejtoresha e gjimnazit "Sami Frashëri", znj. Majlinda Ziu, përgëzoi autorin Arian Leka dhe u shpreh se takimi i sotëm pati vlerë të dyfishtë për edukimin e gjimnazistëve për të folurin në publik dhe qasjen e bashkëpunimeve individuale në kulturën letrare, filozofike dhe më gjerë, duke na bërë të vetëdijshëm mbi ato që mbeten si pritshmëri dhe ideale dhe realitetet e sotme, që jo gjithmonë u zgjidhën drejt dhe në kohën e duhur.

Shkrimtari Arian Leka falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe përfshirjen në diskutime, debate dhe ide dhe theksoi se Dita e Autorëve Europianë (DoEA) është nismë e Komisionit Europian, që synon të rilidhë brezat e rinj me autorët, leximin e librave, për t'i ndihmuar ata të zbulojnë diversitetin e letërsisë europiane, duke theksuar se Europa i do librat! 

Dr. Arian Leka është autor i shumë librave me poezi, prozë, ese dhe studime letrare mbi realizmin socialist në Shqipëri dhe traditën letrare shqiptare. Veprat e tij janë nderuar 6 herë me çmime kombëtare nga Ministria e Kulturës dhe Shoqata e Shkrimtarëve, si dhe me 3 çmime të tjera ndërkombëtare për letërsinë. 

Krijimtaria e Arian Lekës, në prozë dhe poezi, është përkthyer në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, anglisht, polonisht, greqisht, rumanisht, serbisht, boshnjakisht, kroatisht, sllovakisht, maqedonisht, sllovenisht në gjuhën malazeze etj.

 

www.akad.gov.al

 

Total Pageviews