04 August 2017

“BOTIMET POETEKA”: Dy vëllime me novela botërore në shqip

"BOTIMET POETEKA" sjellin në shqip dy botime të konceptuara si pjesë e një cikli të titulluar "Novela botërore 1" dhe "Novela botërore 2. 

 Përkthyes të këtij gjerdani botimesh janë  Arian dhe Silvana Leka, të cilat i sjellin këta libra si pjesë e një strategjie leximi për të rinjtë, duke u njohur me autorë të rëndësishëm botërore, tre prej të cilëve janë fitues të çmimit Nobel për letërsinë. Në vijim botimet do të vijojnë me novelat moderne, me autorë si Franz Kafka, Oscar Wilde, Gertrude Stein, Guillaume Apollinaire, André Gide, Virginia Woolf, Knut Hamsun, Luigi Pirandello, Rainer Maria Rilke, Ingeborg Bachmann, James Joyce etj.

Autorët që vijnë janë nga Miguel de Cervantes, Charles Dickens, Anton Chekhov, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof dhe Frederik Mistral etj.

Për një lexues shqiptar që përhumbet në një treg që nuk ekziston asnjë anketim sociologjik mbi natyrën e librave që lexojnë, sidomos për të rinjtë, letërsia klasike është një mur i lartë që e ka mundimin pikërisht në të kuptuarit, mbi një ndjeshmëri relative. Panairet e librave shpesh më shumë se promovojnë apo orientojnë idetë kalojnë nga bumerangu i shitjeve duke ngritur një barrierë kaotike kur fjala vjen për "shopping" të librave. 

Një lehtësi mbi kioskat e leximit janë "Botimet Poeteka", që këtë verë sjellin dy botime me Novela botërore  nga autorët më të rëndësishëm botërorë, të përkthyer nga Arian dhe Silvana Leka.

"Poeteka": Dy novela botërore në shqip

Postuar më: 04 August 2017 09:39

Botimet Poeteka sjellin në shqip dy botime, Novela botërore 1 dhe 2,  përkthyer nga Arian dhe Silvana Leka, si pjesë e një strategjie leximi për të rinjtë, duke u njohur me autorë të rëndësishëm botërore, tre prej të cilëve janë fitues të çmimit Nobel për letërsinë. Autorët që vijnë janë nga Miguel de Cervantes, Charles Dickens, Anton Chekhov, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof dhe Frederik Mistral etj.

Për një lexues shqiptar që përhumbet në një treg që nuk ekziston asnjë anketim sociologjik mbi natyrën e librave që lexojnë, sidomos për të rinjtë, letërsia klasike është një mur i lartë që e ka mundimin pikërisht në të kuptuarit, mbi një ndjeshmëri relative. Panairet e librave shpesh më shumë se promovojnë apo orientojnë idetë kalojnë nga bumerangu i shitjeve duke ngritur një barrierë kaotike kur fjala vjen për "shopping" të librave. Një lehtësi mbi kioskat e leximit janë botimet "Poeteka", që këtë verë sjellin dy botime me Novela botërore  nga autorët më të rëndësishëm botërorë, të përkthyer nga Arian dhe Silvana Leka.

Autorët janë nga: Miguel de Cervantes, Charles Dickens, Anton Chekhov, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof dhe Frederik Mistral, Mark Twain, Leo Tolstoi, Jack London, Alphonse Daudet, Gustaf Flaubert. Mes kësaj përzgjedhjeje autoriale të prozës së shkurtër, tre prej autorëve janë fitues të çmimit Nobel. Nga Anton Chekhov vjen historia e Volodjas dhe Çeçeviçit, duke na futur në botën e peripecive të dy adoleshentëve, që duan të arratisen nga jeta e mërzitshme që ata bëjnë në qytezën e tyre të vogël dhe të mbyllur apo nga familjarët e tyre që u japin vetëm këshilla? Fantazi e Chekhov krijon atmosferën e personazheve që duan t'i ngjajmë, për të njëjtin fat. Miguel de Cervantes, me gjuhën e fabulës, sjell dialogun mes dy qenve: Berganxas dhe Shipionit. Përmes rrëfimit të jetës së tyre, jeta e njerëzve satirizohet aq shumë sa kuptojmë se sa e pandryshueshme është natyra njerëzore dhe sa të pandreqshme bëhen marrëdhëniet mes nesh kur futen më mes egoizmi dhe pasionet e verbra. Charles Dickens, ky mjeshtër i ndërtimit të karaktereve dhe situatave, në prozën e tij të fortë dhe të drejtpërdrejtë, me fjali që nuk të shlyhen lehtë nga kujtesa dhe që ke dëshirë t'i përdorësh edhe gjatë bisedave në shoqëri, rrëfen historinë e një djali të cilit i ati, një njeri i njohur, i tha se nuk po i linte pasuri tjetër, veç emrit të mirë. Ndër dilemat që na lë Dikens për të menduar: A është gjithmonë i mjaftueshëm vetëm emri i mirë? A është e mjaftueshme trashëgimia që na lënë të tjerët, në një jetë me sfida gjithmonë e më të forta? Rudyard Kipling përzien fantazinë e harlisur dhe humorin shpërthyes, kur rrëfen versionin e tij lidhur me teorinë e evolucionit të Darvinit dhe Zanafillën e Botës. E dimë se si u krijua bota, qielli dhe toka, por a e dimë si janë krijuar edhe kafshët që duam aq shumë, që i mbajmë në shtëpi dhe që kënaqemi kur nga dokumentarët në ekran mësojmë kureshti nga jeta e tyre? Kipling rrëfen shumë këndshëm historinë sesi hunda e padobishme e një elefanti të vogël plot kërshëri, arrin të bëhet një feçkë e gjatë, aq e gjatë sa me të mund të freskohet në lumë dhe të lëshojë tinguj si trombat luftarake. Mark Twain na rrëmben në botën imagjinare dhe plot humor, përmes historisë së jashtëzakonshme të Kapiten Shtrëngatës (Captain Stormfield), i cili gjatë udhëtimit të tij ndërplanetar kozmik dhe komik njëherazi, dëshiron të zbulojë nëse të famshmit në Tokë janë po aq të famshëm edhe në qiell, nëse ekziston drejtësia edhe në qiell apo ky është një koncept qesharak. Njerëz të panjohur dhe me shumë talentet, si një këpucar i cili "ka shpirtin e një poeti, por që do t'i duhet të bëjë më këpucë, siç bëri në Tokë, zë vendin e nderit në qiell dhe përfillet më shumë se William Shakespeare, Homeri, Buda, Danieli, Adami apo Jeremia. Tolstoi me dhimbje dhe emocion, sjell pamje të Rusisë dhe njerëzve të saj, përmes historisë së Poliushkas, atij që premton se do ta mbajë fjalën, se nuk do të dehet më, nuk do të bëhet qesharak dhe se do të përmbushë detyrimet e tij.

Jack London, njohësi i detit dhe i fshehtave të lundrimeve në ishuj të largët, na çon në një botë tjetër, larg qytetërimit, aty ku shpesh na çojnë ëndrrat dhe aventurat…

Historia plot fantazi e një proverbi nga Provansa franceze është stilizuar në një histori gazmore të shkruar nga Alphonse Daudet. Dhe mjeshtëria e Gustave Flaubert që ka magjepsur breza të tërë lexuesish, duke na paraqitur edhe këtë herë pëshpërimat dhe zërat e një bote misterioze përmes alegorisë së jetës së Julianit, njeriut të cilit fati i kishte parashikuar që në lindje se do të bënte gjëra të mëdha, por edhe të tmerrshme njëkohësisht, si: vrasja, incesti, dashuria e zjarrtë. Dy Novelat botërore kanë një sintezë njohjeje së paku për të kujtuar disa klasikë të harruar mbi tavolina leximi.

https://www.mapo.al/2017/08/poeteka-dy-novela-boterore-ne-shqip/1

02 August 2017

POETEKA - Tirana in Between: Jasna Dimitrijević Guest in Albania - TRADUKI

In May, the Serbian writer Jasna Dimitrijević was the guest of the TRADUKI supported writers in residence program Tirana in Between, organized by cultural organization Poeteka. During her stay, she worked on the manuscript of her second volume of short stories and visited several towns in Albania.

She travelled to to Durrës, Shkodra and Kukës. In Tirana, she made contacts with the alternative literary scene. Her poems were published in the cultural supplement Milosao of the newspaper Gazeta Shqiptare, translated by the writer and translator Qerim Ondozi. The newspaper Mapo was also interested in her visit and published an interview with the writer. On May 27, Poeteka organized a literary evening Mirupafshim – Doviđenja – Goodbye with Jasna Dimitrijević and poet Erina Çoku from Tirana. In discussion with Arian Leka, Dimitrijević presented her poetry and talked about her impressions of Albania.

POETEKA Tirana in Between: Daim Miftari​ në site e TRADUKI-t

This year's first guest of the writers in residence program Tirana in Between, organized by Poeteka and supported by TRADUKI, was the Albanian poet Daim Miftari from Macedonia. During his stay, he emerged into the cultural life of Tirana. Students of the Faculty of Dramaturgy performed his poetry. Together with Arian Leka, who teaches at the Arts Academy, he held two lectures on cross-border cultural identity of Albanians.

He spent his time in Tirana also to write new poems, some of which have been published in the literary supplement Milosao. He give an interview for the newspaper Shqip and wrote an article on the euphony of Xhevahir Spahiu's poetry for the spring edition of the cultural newspaper Poeteka. Media from Skopje and Pristina also reported on Daim Miftari's residence in Tirana.

Total Pageviews