Librat

















Ekonomia Ekologjike
dhe Shoqëria Harmonike
Futian Qu, Ruomei Sun,
Zhongxing Guo dhe Fawen Yu
Lexime shkencore dhe enciklopedike
Botimet POETEKA
Faqe 322
Tiranë, 2020
Çmimi 2000 lekë
ISBN 978-9928-230-36-2





























"Ekonomia Ekologjike dhe Shoqëria Harmonike", është pjesë e serisë "Lexime shkencore dhe enciklopedike" (Botimet “POETEKA, Maj, 2020). Libri është sjellë në shqip nga Silvana Leka dhe publikohet sipas marrëveshjes me Akademinë e Shkencave Sociale, si përkthim i autorizuar nga botimi në gjuhën kineze. 
Autorët e librit, Futian Qu, Ruomei Sun, Zhongxing Guo dhe Fawen Yu, janë studiues të mirënjohur të fushave përkatëse. 

I formatuar në 322 faqe të fromatit akademik, "Ekonomia Ekologjike dhe Shoqëria Harmonike"  trajton çështje të mprehta dhe aktuale, që kanë të bëjnë me teorinë, politikat e studimet empirike në fushën e ekonomisë ekologjike. Këto çështje jo vetëm që shtjellohen me hollësi, por autorët sugjerojnë zgjidhje për perspektivën, japin shembuj përmes të dhënave, tabelave informuese dhe grafikëve, duke parashtruar teza dhe hapur debat me specialistët, studiuesit dhe studentët e këtyre fushave të dijes, të cilave u bëhet e dukshme kjo praktikë. 

Libri është kompozuar në katër njësi. Pjesa e Parë i kushtohet teorisë dhe metodologjisë së ekonomisë ekologjike. Pjesa e Dytë shtjellon çështje të veçanta të ekonomisë ekologjike. Pjesa e Tretë sjell studime empirike mbi ekonominë ekologjike. Pjesa e Katërt paraqet vlerën e shërbimeve të ekosistemit dhe kompensimin ekologjik.  

Më hollësisht artikujt trajtojnë si metodologjinë e ekonomisë ekologjike ashtu edhe ecurinë e kësaj ekonomie, ndërlidhur me politikat që e mbështesin atë. 
Studimet ofrojnë gjithashtu një panoramë të gjallë të zhvillimit ekologjik në Kinë e, po ashtu, edhe çështje të ndryshimeve, që kanë ndodhur në këtë vend gjatë tri dekadave të fundit në këtë fushë.
Pjesa teorike e librit hulumton sistemin e disiplinës së ekonomisë ekologjike. Në pjesën e studimeve empirike, të dhënat mbi Kinën janë përdorur për të shqyrtuar hipotezën themelore të kërkimit në fushën e ekonomisë ekologjike.
Libri trajton në hollësi tema të tilla si evolucioni dhe problemet e politikave të ekonomisë ekologjike në industritë pyjore, ekonomia ekologjike në tokat kullotë, ekonomia ekologjike në zonat moçalore etj.
Duke ndërthurur me sukses teorinë, zgjidhjet dhe udhëzimet konkrete empirike, libri ofron një burim të vlefshëm dijesh dhe informacioni për të gjithë ata që janë aktivë në këtë fushë, që po zhvillohet me ritme mjaft dinamike.








Etëhem Haxhiademi
“LYRA” – vëllim poetik / Vepra 1
Klasikët e letërsisë shqiptare
Botimet POETEKA
Faqe 106
Tiranë, 2020
Çmimi 700 lekë
ISBN 978-9928-230-32-4




































Botim i ilustruar ku, përveç tekstit, ne rubrikat “Nga kritika” dhe “Galeri”, paraqiten edhe 21 dokumente, mes të cilave dorëshkrime, fotografi të autorit, faksimile të botimeve origjinale, si dhe pjesë të zgjedhura nga kritika letrare mes viteve 1930-1940, përfshirë artikuj nga Vangjo Nirvana (pseudonim letrar i Vangjel Koçës), me titullin “Abeli” dhe “Lyra”: të Etëhem Haxhiademit, botuar në “Tomori”, Tiranë, 1940 apo fragmente nga artikulli “Prodhimi Letrar i vitit 1940”, nënshkruar nga Gjon Zaveri (pseudonim letrar i Sterjo Spasses), botuar në “Shkëndija”, Tiranë, 1941. Botimi i VEPRËS SË PLOTË poetike, dramaturgjike e përkthimore të Etëhem Haxhiademit (8 mars 1902 / 17 mars 1965) është projekt letrar “Botime POETEKA” për vitin 2020. Ky vit shënon gjithashtu 55 vjetorin e ndarjes nga jeta e Etëhem Haxhiademit, i cili, siç shkruan Vargjo Nirvana (Vangjel Koça) në shënimet e tij kritike ‘Viti mendor 1936’, “është një zotësì mendore për të vënë re dhe një vlerë morale e rrallë, cilësira këto që e bëjnë të përshtatëshme për degën që ay punon dhe në të cilën është sot punëtori më i mirë dhe më i çmuar.” Gjerdani i botimeve u përgatit nga Dr. Silvana Leka, në bashkëpunim të ngushtë me Hortensia Haxhiademin dhe shkrimtarin dhe studiuesin Arian Leka. Publikimi i “Veprave të plota” të Etëhem Haxhiademit ndjek gjurmët e daljes së tyre të parë, duke e ruajtur të pacenuar elementet e veçantë të gjuhës, stilemat, format dhe mjetet e të shprehurit të tij dramaturgjik, anën grafike në paraqitjen e tekstit, faqosjen sipas origjinalit dhe mjaft hollësi të tjera filologjike. Ky paraqitje sjell pasurim edhe në dëshmi, pasi botimet qëmtojnë dhe ndjekin kronologjikisht vlerësimet kritike ndaj krijimtarisë së këtij autori në shtypin letrar mes viteve ‘30-’40 dhe pas viteve ’90. Përtej karakterit dokumentar, kjo pjesë e botimit i pajis “Veprat e Plota” të Etëhem Haxhiademit edhe me elemente të “antikuariatit të bibliofilisë”. Përveç publikimit të artikujve kritikë kushtuar krijimtarisë së Etëhem Haxhiademit, lexuesi do ketë në duar edhe një galeri të pasur me dokumente, foto e faksimile nga revistat dhe gazetat, ku u botuan këto shënime kritike. Falë këtyre përpjekjeve, herë i plotë dhe herë në formë fragmentesh të zgjedhura, vjen një koleksion i pasur i artikujve të Vangjo Nirvanës (Valgjel Koça), Jup Kastratit, Elvira Taros, Gjon Zaverit (Sterjo Spasse), Muhamet Balës e shumë emrave të tjerë të zëshëm të asaj kohe, përfshi këtu edhe polemikat që ka ngjallur aso kohe krijimtaria e Etëhem Haxhiademit. Pjesë e tyre do të jenë edhe revistat ku Haxhiademi botoi artikuj e krijimtari publicistike. Pjesa më e madhe e këtyre dokumenteve botohen për herë të parë. Mes tyre, vend të veçantë zënë faksimilet e letrës së Etëhem Haxhiademit drejtuar Mithat Frashërit, në shtator të vitit 1927, faksimilja e “Kopështi Letrar”, ku Etëhem Haxhiademi botoi artikullin “Aviseni Ibni Sina-i”, dokumenti nga revista letrare “Leka”, në të cilën gjendet njoftimi mbi përkthimin të Bukolikeve nga P. Vergil Maronit nga Etëhem Haxhiademi. Bashkë me to paraqiten edhe fotografi, dokumente e kopje nga revista “Përpjekja Shqiptare”, ku është botuar një polemikë ndaj krijimtarisë së Etëhem Haxhiademit apo dokumente nga revista “Rilindja”, në të cilën është publikuar një kritikë letrare mbi një poemth të Etëhem Haxhiademit etj. Në kuptim simbolik, por edhe krejt të drejtpërdrejtë të aktit, botimi i “Veprave të Plota” të Etëhem Haxhiademit përbën gjithashtu një kthim e ringjallje letrare të tij përballë lexuesit, kritikës letrare, historianëve të letërsisë dhe profesionistëve të skenës teatrore.





Etëhem Haxhiademi
“PIRRUA” – tragjedi me 5 akte / Vepra 2
Klasikët e letërsisë shqiptare
Botimet POETEKA
Faqe 96
Tiranë, 2020
Çmimi 700 lekë
ISBN 978-9928-230-33-1
































Botim i ilustruar ku, përveç tekstit, ne rubrikat “Nga kritika” dhe “Galeri”, paraqiten edhe 18 dokumente, mes të cilave dorëshkrime, fotografi të autorit, faksimile të botimeve origjinale, si dhe pjesë të zgjedhura nga kritika letrare mes viteve 1930-1940, si fragment nga artikulli i Muhamet Balës, me titull A kemi nji dram modern Shqiptar, botuar në revistën “Kultura Islame”, Tiranë, 1942, fragment i zgjedhur nga artikull i Jup Kastratit, Pjesa e Parë e artikullit Dramatika shqiptare, sythi Qyshë xue fill dramatika e jonë, botuar në “Revista letrare”, Tiranë, 1944 dhe Përfaqsuesit e dramaturgjis shqipe, botuar në “Revista letrare”, Tiranë, 1944. Po aty publikohen edhe faksimile nga ballina e revistës Leka, Nr. X, Tetor 1934, në të cilën përmendet tragjedia Pirrua nga Etëhem Haxhiademi, faksimile nga bibliografia e revistës Leka, Nr. X, Tetor 1933, në faqen 368 të së cilës njoftohet se në botimin e ardhshëm do të flitet rreth tragjedisë Pirrua nga Etëhem Haxhiademi, faksimile nga ballina e revistës Rilindja, Nr. 4, Janar 1935, në të cilën në faqen 9 në rubrikën Shënime Letrare ka edhe një artikull mbi tragjedinë Pirrua të Etëhem Haxhiademit etj. Botimi i VEPRËS SË PLOTË poetike, dramaturgjike e përkthimore të Etëhem Haxhiademit (8 mars 1902 / 17 mars 1965) është projekt letrar “Botime POETEKA” për vitin 2020. Ky vit shënon gjithashtu 55 vjetorin e ndarjes nga jeta e Etëhem Haxhiademit, i cili, siç shkruan Vargjo Nirvana (Vangjel Koça) në shënimet e tij kritike ‘Viti mendor 1936’, “është një zotësì mendore për të vënë re dhe një vlerë morale e rrallë, cilësira këto që e bëjnë të përshtatëshme për degën që ay punon dhe në të cilën është sot punëtori më i mirë dhe më i çmuar.” Gjerdani i botimeve u përgatit nga Dr. Silvana Leka, në bashkëpunim të ngushtë me Hortensia Haxhiademin dhe shkrimtarin dhe studiuesin Arian Leka. Publikimi i “Veprave të plota” të Etëhem Haxhiademit ndjek gjurmët e daljes së tyre të parë, duke e ruajtur të pacenuar elementet e veçantë të gjuhës, stilemat, format dhe mjetet e të shprehurit të tij dramaturgjik, anën grafike në paraqitjen e tekstit, faqosjen sipas origjinalit dhe mjaft hollësi të tjera
filologjike. Ky paraqitje sjell pasurim edhe në dëshmi, pasi botimet qëmtojnë dhe ndjekin kronologjikisht vlerësimet kritike ndaj krijimtarisë së këtij autori në shtypin letrar mes viteve ‘30-’40
dhe pas viteve ’90. Përtej karakterit dokumentar, kjo pjesë e botimit i pajis “Veprat e Plota” të Etëhem Haxhiademit edhe me elemente të “antikuariatit të bibliofilisë”. Përveç publikimit të artikujve kritikë kushtuar krijimtarisë së Etëhem Haxhiademit, lexuesi do ketë në duar edhe një galeri të pasur me dokumente, foto e faksimile nga revistat dhe gazetat, ku u botuan këto shënime kritike. Falë këtyre përpjekjeve, herë i plotë dhe herë në formë fragmentesh të zgjedhura, vjen një koleksion i pasur i artikujve të Vangjo Nirvanës (Valgjel Koça), Jup Kastratit, Elvira Taros, Gjon Zaverit (Sterjo Spasse), Muhamet Balës e shumë emrave të tjerë të zëshëm të asaj kohe, përfshi këtu edhe polemikat që ka ngjallur aso kohe krijimtaria e Etëhem Haxhiademit. Pjesë e tyre do të jenë edhe revistat ku Haxhiademi botoi artikuj e krijimtari publicistike. Pjesa më e madhe e këtyre dokumenteve botohen për herë të parë. Mes tyre, vend të veçantë zënë faksimilet e letrës së Etëhem Haxhiademit drejtuar Mithat Frashërit, në shtator të vitit 1927, faksimilja e “Kopështi Letrar”, ku Etëhem Haxhiademi botoi artikullin “Aviseni Ibni Sina-i”, dokumenti nga revista letrare “Leka”, në të cilën gjendet njoftimi mbi përkthimin të Bukolikeve nga P. Vergil Maronit nga Etëhem Haxhiademi. Bashkë me to paraqiten edhe fotografi, dokumente e kopje nga revista “Përpjekja Shqiptare”, ku është botuar një polemikë ndaj krijimtarisë së Etëhem Haxhiademit apo dokumente nga revista “Rilindja”, në të cilën është publikuar një kritikë letrare mbi një poemth të Etëhem Haxhiademit etj. Në kuptim simbolik, por edhe krejt të drejtpërdrejtë të aktit, botimi i “Veprave të Plota” të Etëhem Haxhiademit përbën gjithashtu një kthim e ringjallje letrare të tij përballë lexuesit, kritikës letrare, historianëve të letërsisë dhe profesionistëve të skenës teatrore.




Etëhem Haxhiademi
“ABELI” – tragjedi / Vepra 3
Klasikët e letërsisë shqiptare
Botimet POETEKA
Faqe 120
Tiranë, 2020
Çmimi 700 lekë
ISBN: 978-9928-230-31-7










































Botim i ilustruar ku, përveç tekstit, ne rubrikat “Nga kritika” dhe “Galeri”, paraqiten edhe 17 dokumente, mes të cilave dorëshkrime, fotografi të autorit, faksimile të botimeve origjinale, si dhe pjesë të zgjedhura nga kritika letrare mes viteve 1930-1940, përfshirë Pjesën e Dytë të artikullit të Jup Kastratit, me titull Dramatika shqiptare: Përfaqsuesit e dramaturgjis shqipe, botuar në “Revista letrare”, Tiranë, 1944, fragment nga artikuli i Vangjo Nirvanës (Vangjel Koça), botuar në “Tomori”, Tiranë, 1940 etj., si edhe imazhe nga revistat e kohës “Përpjekja shqiptare”, Nr. 18-24 Dhjetor 1938, faqe 320-321, në të cilën botohen fragmente nga tragjedia “Abeli” e, po aty, faqe 412-413, botohet edhe një shënim mbi krijimtarinë e Etëhem Haxhiademit. Botimi i VEPRËS SË PLOTË poetike, dramaturgjike e përkthimore të Etëhem Haxhiademit (8 mars 1902 / 17 mars 1965) është projekt letrar “Botime POETEKA” për vitin 2020. Ky vit shënon gjithashtu 55 vjetorin e ndarjes nga jeta e Etëhem Haxhiademit, i cili, siç shkruan Vargjo Nirvana (Vangjel Koça) në shënimet e tij kritike ‘Viti mendor 1936’, “është një zotësì mendore për të vënë re dhe një vlerë morale e rrallë, cilësira këto që e bëjnë të përshtatëshme për degën që ay punon dhe në të cilën është sot punëtori më i mirë dhe më i çmuar.” Gjerdani i botimeve u përgatit nga Dr. Silvana Leka, në bashkëpunim të ngushtë me Hortensia Haxhiademin dhe shkrimtarin dhe studiuesin Arian Leka. Publikimi i “Veprave të plota” të Etëhem Haxhiademit ndjek gjurmët e daljes së tyre të parë, duke e ruajtur të pacenuar elementet e veçantë të gjuhës, stilemat, format dhe mjetet e të shprehurit të tij dramaturgjik, anën grafike në paraqitjen e tekstit, faqosjen sipas origjinalit dhe mjaft hollësi të tjera filologjike. Ky paraqitje sjell pasurim edhe në dëshmi, pasi botimet qëmtojnë dhe ndjekin kronologjikisht vlerësimet kritike ndaj krijimtarisë së këtij autori në shtypin letrar mes viteve ‘30-’40 dhe pas viteve ’90. Përtej karakterit dokumentar, kjo pjesë e botimit i pajis “Veprat e Plota” të Etëhem Haxhiademit edhe me elemente të “antikuariatit të bibliofilisë”. Përveç publikimit të artikujve kritikë kushtuar krijimtarisë së Etëhem Haxhiademit, lexuesi do ketë në duar edhe një galeri të pasur me dokumente, foto e faksimile nga revistat dhe gazetat, ku u botuan këto shënime kritike. Falë këtyre përpjekjeve, herë i plotë dhe herë në formë fragmentesh të zgjedhura, vjen një koleksion i pasur i artikujve të Vangjo Nirvanës (Valgjel Koça), Jup Kastratit, Elvira Taros, Gjon Zaverit (Sterjo Spasse), Muhamet Balës e shumë emrave të tjerë të zëshëm të asaj kohe, përfshi këtu edhe polemikat që ka ngjallur aso kohe krijimtaria e Etëhem Haxhiademit. Pjesë e tyre do të jenë edhe revistat ku Haxhiademi botoi artikuj e krijimtari publicistike. Pjesa më e madhe e këtyre dokumenteve botohen për herë të parë. Mes tyre, vend të veçantë zënë faksimilet e letrës së Etëhem Haxhiademit drejtuar Mithat Frashërit, në shtator të vitit 1927, faksimilja e “Kopështi Letrar”, ku Etëhem Haxhiademi botoi artikullin “Aviseni Ibni Sina-i”, dokumenti nga revista letrare “Leka”, në të cilën gjendet njoftimi mbi përkthimin të Bukolikeve nga P. Vergil Maronit nga Etëhem Haxhiademi. Bashkë me to paraqiten edhe fotografi, dokumente e kopje nga revista “Përpjekja Shqiptare”, ku është botuar një polemikë ndaj krijimtarisë së Etëhem Haxhiademit apo dokumente nga revista “Rilindja”, në të cilën është publikuar një kritikë letrare mbi një poemth të Etëhem Haxhiademit etj. Në kuptim simbolik, por edhe krejt të drejtpërdrejtë të aktit, botimi i “Veprave të Plota” të Etëhem Haxhiademit përbën gjithashtu një kthim e ringjallje letrare të tij përballë lexuesit, kritikës letrare, historianëve të letërsisë dhe profesionistëve të skenës teatrore.




Arian Leka
Në kërkim të këmishës së humbur
Ese
Redaktor: Silvana Leka
Botimet Poeteka
Tiranë, 2018
336 faqe
ISBN 978-9928-230-27-0
Çmimi 1500 lekë






























“Në kërkim të këmishës së humbur” është një libër me 10 ese të shkruara plot elegancë, forcë dhe imagjinatë mbi Shqipërinë – “vendin e çuditshëm” që, më shumë se sa realitetin socialist, mëtoi të krijonte një mitologji të fshehur pas Perdes së Hekurt.

Bashkë me mjetet e tjera rrëfimore, Arian Leka shfrytëzon edhe mundësitë e teknikave fact-fiction e patchwork, duke përdorur Kujtesën dhe mbulojën e fiksionit dokumentar si një tejqyrë që afron e largon, zmadhon e zvogëlon në mënyrë të beftë hapësirën mes historive vetiake të autorit dhe historisë së Shqipërisë gjatë viteve të komunizmit.

Vend qendror në libër zë e kaluara, dëshmitë e saj dhe interpretimet mbi ndodhitë e saj, dështimet e atyre që sunduan shtetin, komprosimet dhe kompromentimi edhe më shqetësues i tjerëve që drejtuan mënyrë të kontrolluar tranzicionin shqiptar pas rënies së Murit të Berlinit deri më sot.

Marrëzia dhe banaliteti i së djeshmes bën të dukshme rrëfime drithëruese të një realiteti të zhdukur, që vazhdon të rikthehet, si për të na kujtuar jo thjesht historinë e dhimbshme të një diktature absurde në zemër të demokracive të konsoliduara europiane, por edhe paradokset e peizazheve të sotme shqiptare që, në vend t’i rrafshonte dyshimet mbi të shkuarën, shtoi dilemat mbi atë çka ndodh para syve tanë.

Tekstet kushtuar Shqipërisë dhe Durrësit në veçanti, vendosin nyje të forta lidhëse mes historisë socialiste dhe simboleve detare të vendit e të vendlindjes, si pjesë e një sfondi më të gjerë marrëdhëniesh me Europën Perëndimore – Fake Europa dhe Ballkanin – Armiqësor.

Këto tipare e zhvendosin dallueshëm letërsinë e këtij autori drejt një gjuhe të gjallë estetike të mjediseve urbane, e cila vëzhgon jo vetëm masën gri, por edhe mbijetesën e gjendjes multikulturore mes shkretimit.  Stili i veçantë dhe shtjellimet socio-filozofike të këtyre eseve i ofrojnë lexuesit shije nxitëse, e cila e bën më të dallueshme gjurmën që sistemet totalitare, populizmi apo autoritarizmi lënë mbi njeriun, duke ia shndërruar në pengesa mundësitë, veçse jo më për poezinë dhe artin, por për jetën e qytetarëve.

Krijimtaria letrare e Arian Lekës është vlerësuar 4 herë me Çmime Kombëtare nga Ministria e Kulturës dhe disa herë të tjera me çmime ndërkombëtare. Veç botimeve në gjuhën shqipe, kjo krijimtari–përfshi këtu edhe artikujt kushtuar avangardave letrare, letërsisë së viteve ’30-’40, modernizmit dhe i/realizmit socialist në letërsi dhe artin shqiptar - është botuar edhe në mjaft gjuhë të huaja.






Tadeusz Rózewicz
Poezi të zgjedhura / 
Tadeusz Rozewicz ;
përkthyen nga origjinali: 
Astrit Beqiraj,
 Ben Andoni
Botimet Poeteka
Tiranë :  2018
198 faqe
Hard Cover
ISBN 978-9928-230-24-9
ÇMIMI 1500 Lekë





















Tadeusz Różewicz, i ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare ishte një nga poetët e mëdhenj "dëshmitarë" të Europës, jeta e të cilit ishte e prekur drejtpërdrejt nga ngjarjet sizmike të shekullit të 20-të. "Brezi im i asgjësuar është tanimë i shkuar dhe në agoni, i mashtruar dhe i zhgënjyer", do të thoshte ai fill pas rënies së murit të Berlinit. Ai e pa harresën e historisë si një katastrofë "rënien e lotëve në bursë", siç do të shkruante në një poemë, në vitin 1994. 
Ajo gjeneratë, e lindur pak pas Luftës së parë botërore, mes ricaktimit kaotik të kufijve në harta, shkruan poeti dhe përkthyesi George Szirtes, për britanike "The Guardian", dëshmoi rritjen e fashizmit, tmerret e Luftës së Dytë Dotërore ( si Różewicz ashtu edhe i vëllai, Janusz – poet edhe ai –shërbyen në rezistencën polake, Janusz-i u vra nga Gestapoja, më 1944-ën), më pas panë Perden e Hekurt të binte nëpër Europë dhe mbijetuan, nëse ia dolën, Stalinizmit, pa u burgosur apo vrarë për të parë orën të trokiste drejt 1989-ës dhe atë që e konsideronin, me raste, si riinterpretim i rremë i së shkuarës së tyre.

Për herë të parë, për lexuesin shqiptar vjen përmbledhja poetike e autorit tw shquar polak, nga "Botimet POETEKA", në bashkëpunim me Institutin Polak të Librit.
Përveç poezive, të qëmtuara me kujdes dhe që përfaqësojnë faza të ndryshme të krijimtarisë së këtij autori, botimi "Tadeusz Rozewicz – Përmbledhje poezish" shoqërohet edhe nga dy tekste që vihen në ndihmë të lexuesit për të komunikuar më mirë me krijimtarinë dhe për të pasur në duar disa çelësa, pa të cilët zor se mund të hysh brenda poezisë së njërit prej poetëve emblemë për shekullin e 20-të. Teksti i parë është eseja, Fshehur në vetvete: poezia e Rơżewicz-it", me autor Tom Paulin dhe John Osborne, me esenë "Tadeusz Różewicz: Gërsheti". Krijimtaria poetike e Różewicz vjen për lexuesin me shqipërimin e Astrit Beqirajt e Ben Andonit. "Ne e kemi mësuar gjuhën nga mbishkrimet nëpër mure, këta njerëz dhe unë. Ajo ç'ka kam krijuar është poeti për të humburit nga tmerri. Për ata që janë shpënë në kasaphanë. Për të mbijetuarit", do të shkruante vetë Rozewicz për poezinë e tij. Rrëfimi i vetë Różewicz-it për jetën e tij vjen tek "Nëna niset", një vepër pjesërisht memoar, pjesërisht ditar, pjesërisht biseda të regjistruara, pjesërisht poezi, ku na paraqet tablonë e një fëmijërie që nis me një nënë tejet fetare, e cila ka lindur hebreje, por më pas u bë pjesë e komunitetit katolik. Kur lindi Tadeusz-i familja jetonte në një qytezë, por ajo kishte kaluar vite në një fshat dhe përshkrimet e gjalla të jetës fshatare, që ai i evokon në "Nëna niset", i lanë mbresa të forta poetit në të kuptuarit e potencialit njerëzor. Poemat e para të tij qenë fetare dhe kurrë nuk e humbi vështrimin e idesë së të mirës dhe së keqes. Ai pa shumë nga kjo e fundit në jetë. Pasi studioi histori arti në universitetin e Krakovit nisi të botojë poezi dhe drama dhe bëri emër në të dy gjinitë, duke zhvilluar një stil kolazhi tek dramat.






Betim Muço
Mësimet e natës – 101 përralla
Faqe 304
Hard Cover – botim i ilustruar
Çmimi 2000 lekë
Botimet Poeteka
ISBN 978-9928-230-15-7
Tiranë, 2018
Botimet Poeteka”, nën titullin “MËSIMET E NATËS”, publikon përrallat e Betim Muços. Janë 101 përralla, të cilat ky autor ua ka kushtuar fëmijëve të tij ndër vite. Që në krye libri është konceptuar me tri pjesë të veçanta brenda një tërësie rrëfimtare, që i lidh elementi autor dhe elementi përrallë, por që dallohen për nga tematika dhe sidomos për nga stili i rrëfimit, i ndryshëm për secilin nga librat. 
Libri parë brenda LIBRIT i është kushtuar Sagitës. Ai mban titullin “ËSHTË Ç’NA ËSHTË", janë 39 përralla. Libri i dytë brenda librit “MËSIMET E MESNATËS” të shkrimtarit Betim Muço, i kushtohet Fedorës, mban titullin e brendshëm intim, “Bota në sytë e Dolës” dhe ka 47 përralla.Libri i tretë që i brendashkruhet botimit “MËSIMET E NATËS” të shkrimtarit Betim Muço titullohet “PENDA E PULËBARDHËS”. Janë përrallat që i kushtohen Zinartit. Që në parathënie bëhet e qartë se ka ndryshuar jo vetëm regjistri i komunikimit me “një fëmijë”, por edhe koha. Jemi në një tjetër situatë shoqërore. Alegoritë sociale të qëmtuara në “Librin e Dolës”, botuar së pari në vitin 1986, vijojnë dhe thellohen me librin kushtuar Zinartit, botuar 10 vjet më vonë. Vlerë që i shtohet dhe e pasuron shumë librin janë ilustrimet e bukura, plot finesë dhe ngjyra të këndshme për syrin, krijuar enkas për këtë botim nga Bora Baboçi.  Jo thjesht përralla për fëmije. Fundja një rrëfim të cilit i gëzohen vetëm fëmijët nuk është një histori fort e mirë, shprehet shkrimtari Clive Staples Lewis. Si një ftesë e hapur për lexim duket se libri 101 përralla “MËSIMET E NATËS” të Betim Muços e ka përballuar këtë sfidë....



Arian Leka
Legjendat më bukura - Vëllimi 2
Faqe 264
Paper Back – botim i ilustruar
Çmimi 1000 lekë
Botimet Poeteka
ISBN 9 9789928230126
Tiranë, 2018




Ky libër vijon disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian, të cilat fillojnë me vëllimin 1. Pas miteve rreth perëndive të Olimpit, historia ndjek jetën e Prometeur, që u vetësakrifikua për t’i dhënë fund diktatit të kryezotit. Në veprat e Eskilit dhe Miltonit shkruhet se e lidhën me zinxhirë mbi shkëmb, prej nga shqiponja e mundonte çdo ditë, duke i shqyer mishin dhe duke ia copëtuar me sqep e me kthetra mëlçinë. Por dikush tjetër, për ta demistifikuar dhe për t’iu qasur të vërtetës në një tjetër mënyrë, ka shkruar se përtej madhështisë, duhet të shtojmë se bamirësi i njerëzimit ishte gjithashtu edhe vjedhës, mashtrues dhe besëpakë. Tradhtoi llojin të cilit i përkiste, titanët, për t’i ndenjur pranë njeriut.
I njëjti zot-ndëshkues, dënon një titan të fuqishëm dhe të ditur, Atlasin, që njihte lundrimin dhe astronominë. Për shkak të kryengritjes dhe mosbindjes, ai u dënua të mbante përjetësisht mbi supet e tij sferën qiellore. Ka autorë që gjejnë te kjo figurë fajtorin që ndaloi Tokën dhe Qiellin të takoheshin, duke i mbajtur përjetësisht larg. Kanë shkruar edhe se ai nuk ishte aspak mikpritës, nuk u jepte strehë udhëtarëve dhe pengonte çdokënd të merrte mollët e arta, për të cilat kujdeseshin bijat e tij.
Një tjetër personazh mitik, mbret në Korintin e një herë e një kohe, i pandehur për mashtrim, u dënua të shtynte pafundësisht një gur deri në majën e malit të pjerrët. Prej aty guri rrokullisej poshtë sërish, duke ia bërë mbretit Sizif të pafrytshme përpjekjet dhe të pafundmë mundimin.
Por thuhej, gjithashtu, edhe se ky mbret ra viktimë e zilisë, pasi zgjuarsia e tij filloi t’ia kalonte zgjuarsisë së kryezotit dhe kjo, me sa duket, ka qenë dhe mbetet diçka që të rrezikon.





Arian Leka
Legjendat më bukura - Vëllimi 1
Faqe 216
Paper Back – botim i ilustruar
Çmimi 1000 lekë
Botimet Poeteka
ISBN 9789928230119
Tiranë, 2018



Ky libër çel gjerdanin e botimeve mbi disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian. Do të gjejmë këtu disa nga rrëfenjat më të bukura, të cilat na kanë mahnitur, na kanë shtangur, tmerruar dhe zbavitur prej shekujsh, por që na kanë mësuar gjithashtu një nga format mahnitëse të rrëfimit të historisë sonë, mënyrës sesi menduan, përpjekjet e njerëzve për të shpjeguar botën, përjetimet tona, gjurmët që nuk u shlyen dot nga koha, ndryshimet në shoqëri dhe në natyrë.
Nuk ka qenë shumë e këndshme dhe as shumë e njerëzishme ajo që ofrohet përmes mitologjisë. Që në krye përballemi me luftën dhe me vrasjet.
Në vend të perëndive të pavdekshme dhe heronjve dashamirës, ndeshim një baba si Kronosi, hyjni për nga zanafilla, që gëlltit bijtë pa më të voglën mëdyshje dhe krejt pa mëshirë. Më tej, teksa ndjekim rrjedhën e rrëfimeve, ndeshim një mbret si Minosi, me prindër-perëndi, që urdhëron ndërtimin e labirintit, ku mes të tjerëve burgos edhe arkitektin që e projektoi atë, dhe që për t’u arratisur iu desh të ndërmerrte rrugën më të pamundur.
Prej këtej vrasjet zbresin edhe mes njerëzve të zakonshëm, por të veshur me pushtet. Një grua, mbretëreshë,si Klitemnestra, që synon të vrasë bashkëshortin, dhe e vret atë në bashkëpunim me të dashurin e saj. Kjo vrasje vë në lëvizje mekanizmin e krimeve të tjera.
Djali i saj, Oresti, përbetohet të vrasë nënën që u vrau babanë. Lexojmë edhe sesi një bijë, një princeshë si Medea, tradhton të atin dhe vendin e saj, ndihmon kundërshtarin për shkak të dashurisë. Kështu fillon historia jonë. Magjepsëse, përsa i takon fantazisë, por e mbushur me kobe dhe gjëma. 





Novela Botërore - 2
MIGUEL de CERVANTES
CHARLES DICKENS
ANTON CHEKHOV 
RUDYARD KIPLING
SELMA LAGERLÖF –
FRÉDÉRIC MISTRAL 
Përktheu Silvana Leka
Faqe 126
Paper Back
Çmimi 800 lekë
Botimet Poeteka
ISBN 978-9928-230-09-6
Tiranë, 2017










































Vëllimi NOVELA BOTËRORE 2 i ofron lexuesit të ri disa prej shkrimtarëve me të rëndësishëm botërorë, tre prej të cilëve janë fitues të Çmimit Nobel për letërisnë (përkatësisht RUDYARD KIPLING - SELMA LAGERLÖF - FRÉDÉRIC MISTRAL.)
ANTON CHEKHOV me historinë e Volodjas dhe Çeçeviçit na fut në botën e peripecive të dy adoleshentëve, që duan të arratisen. Po ku? Prej kujt? Nga jeta e mërzitshme që ata bëjnë në qytezën e tyre të vogël dhe të mbyllur? Nga familjarët e tyre që u japin vetëm këshilla? Nga shokët dhe shoqet që nuk i kuptojnë? Ç’nuk punojnë ata për ta thyer monotoninë dhe për të jetuar ndryshe! Krijojnë miq. lidhje dhe jetë virtuale, që ndodh vetëm brenda mendjeve të tyre. Por ajo që ata djelmosha dinë të bëjnë më mirë se çdo gjë tjetër është të ëndërrojnë dhe të ngrenë një realitet që ka më shumë fantazi se realiteti në të cilin jetojnë. Çfarë ndodh me ata të dy? Bëhen qesharakë? I përmbushin dëshirat? Apo me fantazitë e tyre bëhen aq të pëlqyeshëm, sa edhe ne duam t’u ngjajmë dhe të kemi fatin e tyre?
MIGUEL de CERVANTES, me gjuhën e fabulës, sjell dialogun mes dy qenve: Berganxas dhe Shipionit. Përmes rrëfimit të jetës së tyre, jeta e njerëzve satirizohet aq shumë sa kuptojmë sesa e pandryshueshme është natyra njerëzore dhe sa të pandreqshme bëhen marrëdhëniet mes nesh kur futen më mes egoizmi dhe pasionet e verbëra. Teksa Berganxa rrëfen jetën e tij, gjithkush, sidomos ata që kanë patur rastin të njohin besnikërinë e një qeni, do të donte t’i gjendej pranë, ta përkëdhelte, të kujdesej për të. Sa për Shipionin… Duhet të lexojmë novelën sesi shkon jeta për të.
CHARLES DICKENS, ky mjeshtër i ndërtimit të karaktereve dhe situatave, në prozën e tij të fortë dhe të drejtpërdrejtë, me fjali që nuk të shlyhen lehtë nga kujtesa dhe që ke dëshirë t’i përdorësh edhe gjatë bisedave në shoqëri, rrëfen historinë e një djali të cilit i ati, një njeri i njohur, i tha se nuk po i linte pasuri tjetër, veç emrit të mirë. Po a është gjithmonë i mjaftueshëm vetëm emri i mirë? A është e mjaftueshme trashëgimia që na lënë të tjerët, në një jetë me sfida gjithmonë e më të forta? Shpejt djaloshi kupton se emri i mirë që i ati i kishte si pasuri nuk mjaftonte. Emri ishte vetëm një fillesë e mbarë, që i hapte udhën dhe e lidhte me miqtë e të atit, që prisnin shumë prej tij. Vetëm kaq. Pjesën tjetër duhej ta fitonte vetë. I duhej ta krijonte vetë emrin e tij. Madje ta tejkalonte atë çka i kishte lënë i ati. Po si? A ishte e mundur kjo? Kur ke një baba aq të njohur, e ke më të lehtë apo më të vështirë?
FRÉDÉRIC MISTRAL, sjell tregimin e mrekullueshëm të një djali të ri, të cilin fantazia e çon në vise të panjohura. Aty ai ku kryen trimëri të rralla e të pashoqe, si të heronjve, me të cilat mund të mburrej kushdo.  Por bëmat e tij zhduken sapo ai hap sytë dhe kupton se trimëritë jo vetëm që nuk kanë ndodhur, por ai nuk ka dalë ende nga shtëpia. Ai nuk ka bërë asnjë hap jashtë dere, nuk ka takuar asnjë njeri tjetër veç vetes së tij dhe se gjithçka që ai treguar është pjellë e imagjinatës së tij. I duhet të kthehet në realitet. Nuk duhet të aktrojë më. I duhet të jetojë të vërtetën e realitetit, të pranojë se është i vetmuar dhe se duhet të bëjë diçka për ta ndryshuar jetën e vet.
RUDYARD KIPLING përzien fantazinë e harlisur dhe humorin shpërthyes, kur rrëfen versionin e tij lidhur me me teorinë e evolucionit të Darvinit dhe Zanafillën e Botës. E dimë sesi u krijua bota, qielli dhe toka, por a e dimë sesi janë krijuar edhe kafshët që duam aq shumë, që i mbajmë në shtëpi dhe që kënaqemi kur nga dokumentarët në ekran mësojmë kureshti nga jeta e tyre? Kipling rrëfen shumë këndshëm historinë sesi hunda e padobishme e një elefanti të vogël plot kërshëri, arrin të bëhet një feçkë e gjatë, aq e gjatë sa me të mund të frekohet në lumë dhe të lëshojë tinguj si trombat luftarake. Por hunda, siç e lexojmë në këtë rrëfim, i zgjatet edhe më shumë, sidomos pasi pyet se çfarë ha krokodili për mëngjes, çfarë pëlqen më shumë ai, mish apo është bërë vegjetarian?

SELMA LAGERLÖF sjell rrëfimin e një zogu që nuk kishte asgjë të bukur. Përmes këtij tregimi që gjendet në çdo antologji, Langerlöf i dhuron lexuesit një thesar të mbushur me emocione të forta. Është rrëfimi mbi një zog të vogël të cilit, Krijuesi, ditën kur u krijuan kafshët dhe shpezët, harroi t’i jepte ngjyrë për puplat. Pse ndodhi kjo? Mbaruan ngjyrat? Kështu kishte dashur Krijuesi? Tregimi e ka shpjegimin e vet për këtë, por zogu i vogël mbeti krejt i hirtë. Dikush e tallte, dikujt i vinte keq, por askush nuk rrinte pa e venë re se zogut i mungonte diçka. I mungonte Bukuria. Çfarë duhet të bënte zogu i vogël? Ky rrëfim, i njohur botërisht për vlerën shpirtërore dhe cilësinë letrare të shkrimit, shndërron një zog të thjeshtë, ngjyrë gri, në një krijesë aq të dashur si Gushkuqi, duke na kujtuar njëkohësisht mirënjohjen dhe kërkimin e vlerave edhe aty ku ato fshihen, më në thellësi.







Novela Botërore - 1
MARK TWAIN
JACK LONDON
GUSTAVE FLAUBERT
LEO TOLSTOI
ALPHONSE DAUDET 

Përktheu Arian Leka
Faqe 164
Paper Back
Çmimi 800 lekë
Botimet Poeteka
ISBN 978-9928-230-08-9
Tiranë, 2017





















































NOVELA BOTËRORE No. 1 sjell për lexuesit e rinj disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, duke përzgjedhur mes krijimtarisë së tyre të shkëlqyer, disa nga prozat e shkurtra më të njohura.
MARK TWAIN na rrëmben në botën imagjinare dhe plot humor, përmes historisë së jashtëzakonshme të Kapiten Shtrëngatës (Captain Stormfield), i cili gjatë udhëtimit të tij ndërplanetar kozmik dhe komik njëherazi, dëshiron të zbulojë nëse të famshmit në Tokë janë po aq të famshëm edhe në qiell, nëse ekziston drejtësia në Parajsë apo fama, pasuria dhe përjetësia janë koncepte qesharake, të krijuara nga si si një iluzion. Njerëz krejt të panjohur dhe njerëz me shumë talent, të zakonshëm dhe të famshëm, të shenjtë dhe jo të shenjtë bëhen bashkë në novelën e Mark Twain. Autori nuk e kursen aspak sarkazmën kur e krahason një këpucar me William Shakespeare dhe Homerin. Përkundrazi, ai fajëson njerëzit. Ata nuk e kuptuan dhe nuk e ndihmuan këpucarin që, megjithse kishte shpirtin e një poeti, u detyrua të bënte dhe të ndreqte këpucë. Në Parajsë këpucari nuk ishte i detyruar të bëjë këpucë, siç kishte bërë në Tokë, por t’i kushtohej talentit dhe të zinte vendin e nderit që i takonte, duke u nderuar njëlloj si Buda, Jezu Krisht, Muhamedi, Danieli, Adami apo profeti Jeremia.
LEO TOLSTOI, me dhimbje dhe emocion, sjell pamje të Rusisë dhe njerëzve të saj, përmes historisë së Poliushkas. Ky njeri i mirë premtonte gjithmonë se do ta mbante fjalën, por diçka e pengonte ta mbante premtimin. Thoshte se nuk do të dehej më, por vazdonte të bëhej tapë dhe gazi i botës, Thoshte se nuk do të përtonte kurrë, por nga dita në ditë bëhej më shumë dembel. Thoshte se do i përmbushte detyrimet, por sa herë që hapte gojën bëhej qesharak. Ky ishte Poliushka. Por një ditë, pas shumë dështimesh, ai vendosi të ndryshojë me të vërtetë. Por a besonte më kush? Veçse një ditë, si për t’i mahnitur të gjithë, ai arriti ta mbajë premtimin. Nuk u deh më, nuk u tregua dembel dhe u bë i përkushtuar. Ishte tepër vonë? A e besuan të tjerët? Po vetë Poliushka a besonte se kishte ndryshuar përgjthmonë?
JACK LONDON, njohësi i deti, i fshehtave të lundrimeve, ai që dinte të mbante fort timonin drejt ishujve më të largët dhe që dinte të lexonte hartat, na çon në një botë tjetër, larg qytetërimit, aty ku shpesh na çojnë ëndrrat dhe ku besojmë se na presim vetëm aventura, por jo diçka tjetër Një atmosferë krejtësisht të ndryshme nga e zakonshmja jonë na ofron London me këtë rrëfim. Ai na njeh me historinë e Keikiuait, Djaloshit të Detit, birit të një peshkatari që jetoi mes dallgëve të mëdha e të ngrohta të një ishulli të begatë, diku përreth Hawait. Ky djalosh kishte diçka që nuk e kanë të gjithë. Ai njihte gjuhën e gjallesave të detit dhe komunikon më to siç komunikojmë me me njëri-tjetrin. Por çfarë ndodh dhe pse i hyn në punë atij kjo “gjuhë e huaj”?
ALPHONSE DAUDET me rrëfimin e tij Mushka e Papës, sjell bukurinë e stilit dhe një histori aq gazmore sa nuk mund ta harrosh më, pasi ta kesh lexuar. Është historia plot fantazi e një proverbi nga Provansa franeze, që nis me fjalët: "Kujdes nga ai njeri! Ai është njëlloj si mushka e Papës, e cila e mban inatin shtatë vjet". Aty do të gjejmë personazhe historikë, is Papa Bonifaci, që përkushtohet ndaj vreshtit dhe mushkës së tij më shumë se sa për çështjet e besimit dhe fatit të besimtarëve. Përballë tij rri edhe mushka që na çorodit me sjelljet e veta. Ajo shkon përtej kufijve të imagjinatës kur hakmerret, siç di një mushkë të hakmerret, sidomos ndaj një njeriu që i ngre kurthe dhe e tall fort. Falë këtyre gjendjeve gazmore është mushka dhe jo njeriu, ajo fiton pëlqimin tonë.
GUSTAVE FLAUBERT ka magjepsur me mjeshtërinë e tij breza të tërë lexuesish, duke na paraqitur edhe këtë herë pëshpërimat dhe zërat e një bote misterioze përmes alegorisë së jetës së Julianit, njeriut të cilit fati i kishte parashikuar që në lindje se do të bënte gjëra të mëdha, por edhe të tmerrshme njëkohësisht, si vrasja, incesit, dashuria e zjarrtë. Jeta e tij kthehet në sfidën më dramatike të njeriut të pushtuar nga mizoria, nga epshet e gjakut dhe dëfrimet pa skaje, njeriut që provon realitetin e tmerrshëm, derisa kupton dhe se çfarë po ndodh dhe i dorëzohet fatit dhe pendesës.









Srđan Srdić
Satori – roman
Faqe 216
Paper Back
Çmimi 800 lekë
Botimet Poeteka
ISBN 978-9928-230-17-1
Tiranë, 2017



















Romani Satori i Srđan Srdić u botua në vitin 2013. Ky roman ndërthur tekste nga Edukimi sentimental i Gustave Flaubert, nga Oblomovi i shkrimtarit rus Ivan Goncharov, ku shfaqet mishërim i njeriut të tepërt dhe të paaftë për të ndërmarrë veprime të rëndësishëme. Satori është vlerësuar nga kritika për pasurim të teknikave narrative. Hapja e librit me thënie të post-strukturalistëve si Roland Barthes e Jean-François Lyotard si dhe grupit post-rock Mogwai, ndihmon leximin e romanit, ku personazhi i vetëm i drejtohet vetes si Shoferi. Ky njeri i largohet qytetit dhe përgjegjësive shoqërore për të kryer një rrëfim.
Përmes gjuhës së veçantë të personazheve të flakur në fundin e shoqërisë, romani përcill ndjesitë e anknthit dhe të horrorit që provon njeriu vetmitar që, i mbyllur në solipsizmëm, beson se mendimet, përvojat, dhimbjet dhe emocionet e tij janë të vetmet që ekzistojnë. Me një distancë ironike libri rrëfen banalitetin, ankthin dhe lirinë e njërëzve që provuan pasojat e krimeve të luftës në fund të shekullit XX. Aty shprehen edhe ndjenjat e çrregullimet posttraumatike të atyre që nuk u prekën në mënyrë të drejtpërdrejtë nga lufta, por e përjetuan atë në distancë.
Protagonisti i librit nuk shkoi askund dhe nuk mësoi asgjë nga ajo histori, gjithçka, çdo lëvizje, si çdo mendim ka ndodhur së brendshmi. Të dallueshme në tekst janë edhe kolazhet narrative që autori përdor, duke iu referuar grupeve muzikore eksperimentale apo personazheve të serialeve vizatimore.

Vlerësime kritike mbi romanin Satori:

I mrekullueshëm romani i Srđan Srdić, përsa i përket ritmit të temave, ashtu edhe realizimit gjuhësor.

Vladimir Arsenić

Srđan Srdić e nderon sërsih kthimin e një poeteke të modifikuar moderniste në letërsi, e cila me të nuk është përthyer në mënyrën e thjeshtë.

Davor Beganović

...një zë i ri i çmuar për prozën bashkëkohore serbe dhe do të shtoja se Srdic është autori më i talentuar që u shfaq në skenë pas brezit të antologjisë "Pseci vek" së Sasa Ilić.


Goran Lazižić






Ardian-Christian Kyçyku
Ati – roman
Faqe 96
Hard Cover
Çmimi 700 lekë
Botimet Poeteka
ISBN 9789928230065
Tiranë, 2017








Vepra letrare më e fundme e shkrimtarit Ardian-Christian Kyçyku, publikuar pak ditë më parë nga “Botimet Poeteka, vjen si një himn kushtuar prindërve, flijimeve të tyre të pafundme dhe heshtjes së përkorë i që shoqëroi, përkushtimit që jo gjithmonë u shndërrua në mirenjohje dhe keqkuptimeve të shumta me shoqërinë dhe kohën në të cilën jetojmë.
Romani “Ati” rimerr nga një këndvështrim tjetër temën e gjak-/ hakmarrjes. Çdo marrëdhënie mes brezave ka brenda të paktën një etje për hakmarrje. Përtej çdo loje fjalësh, mund të flitet për një gjakdhënie që zgjon hakmarrjen dhe për një hakdhënie që, çuditërisht, ndjell, ose sjell gjakrrjedhje. Secili brez e ndjen veten të përligjur të hakmerret ndaj brezit paraardhës, gjoja në emër të brezit pasardhës, dhe kësisoj dëmton tre breza. Kjo edhe ngaqë ende jetojmë brenda një historie, ku të ashtuquajturat “ide shpëtimtare” helmojnë gati çdo lidhje gjaku, por edhe anasjelltas: kriteri biologjik i përzgjedhjes, sidomos në fushën e dhuntive, u ndryshon kahun ideve të mira.
Fjalia që të godet që në krye është kjo: Ati ishte aq i pamëkat, sa nganjëherë të vinte ta vrisje”. Shumica e ngjarjeve dhe hollësive rrjedhin nga kjo histori, ku diktatura e një ideologjie mori trajtat e një diktature mbi vetë fatin njerëzor dhe e fatit mbi vetë njeriun. Kur ideologjitë çojnë vetëm në utopi, - duke u shndërruar rëndom në masakra të shumëfishta, - aq sa njeriu të kënaqet me sa më pak dhe të mos ngopet me asgjë, dhe kur për pjesën tjetër të jetës shkruhet një letërsi mashtruese. “Ati”, rrëfen autori, më ndihmoi të shoh gjëra që dihen e nuk shkruhen dhe anasjelltas. Se shpesh aty ku jeta duket e padurueshme, dendësia e përjetimeve, e pyetjeve pa përgjigje, është një lloj mrekullie.

“Është shkruar shumë pak edhe për: vetëmohimin e babait, heshtjen e papërkthyeshme të nënës, vetminë e secilit prind më vete dhe sëbashku, për mënyrat si shpërblehen vuajtjet e tyre gjer edhe kur çdo shpërblim duket si vuajtje e shtuar”, thekson në shënimet e veta përcjellëse rreth librit shkrimtari Ardian-Christian Kyçyku.







Anja Tuckermann dhe Tine Schulz
Të gjithë së bashku  - Alle Da!
Botim dygjuhësh, shqip – gjermanisht.
Përktheu Ejlana Mankollari
Faqe 64
Hard Cover
Çmimi 1000 lekë
Botimet Poeteka
ISBN 978-9928-230-10-2
Tiranë, 2017









Dy fjalë për librin
Ja një libër dygjuhësh, gjermanisht dhe shqip, një tekst plot jetë dhe kuptimplotë mbi bashkëjetesën tonë të pasur. Origjinali gjermanisht dhe përkthimi shqip përballë tij, ia rritsin vlerën librit, zgjerojnë mundësitë e përdorimit jo vetëm për kënaqësi lexime, por edhe për ata që dëshirojnë të mësojnë gjermanisht. Titulli i këtij libri është Alle Da! – Të gjithë së bashku! – Ky libër është vlerësuar nga lexuesit dhe nga kritika si një nga prurjet më të suksesshme të letërsisë gjermane të këtij zhanri botuar gjatë viteve të fundit. Ky libër me ilustrime është një vepër e rëndësishme e komunikimit dhe edukimit të sotëm me fëmijët dhe të rinjtë, ku kjo kategori moshore nuk mbahet larg ndodhive dhe çështjeve ku përfshihet "shoqëria e të rriturve". Përmes librave ngulmohet që edhe fëmijët të marrin pjesë si qytetarë europianë.
Ne të gjithë vijnë nga diku tjetër. Në qoftë se kthehemi pas në kohë dhe në histori mësojmë se kemi ardhur nga larg. Samira erdhi me një anije që u nis nga Afrika dhe një kamion. Amadit i mungojnë shokët e futbollit që kishte në Irak, por për shkak të luftës, ai duhej të largohej nga vendi i tij. Tani ai shënon gola me miqtë e rinj në Düsseldorf. Dilara ka lindur në Berlin, por flet rrjedhshëm turqisht dhe pëlqen të festojë "festivalin e sheqerit". Familja e saj erdhi vite më parë nga Anadolli, sepse në Gjermani kishte më shumë mundësi për t'u gjetur punë. Tani ne jetojmë të gjithë së bashku, në të njëjtin vend. Kjo mund të jetë emocionuese, por nganjëherë kjo është edhe e vështirë. Sidoqoftë, jeta bëhet më e gjallë kur njerëzit nga të katër anët e botës dhe të gjitha sferat e jetës bashkohen.

Libri të mban të mbërthyer deri në fund të historisë dhe shkruar me gjuhë të thjeshtë e me humor. Komunikimi ndihmohet nga ilustrimet plot fantazi. Por të gjitha së bashku, gjuha e tekstit dhe ilustrimet, të ushqejnë me mendime dhe informacion të këndshëm falë tekstit të Anja Tuckermann dhe ilustrimeve të Tine Schulz.






Jurij Hudolin
Thjeshtri
Roman
Përktheu Nikollë Berishaj
Faqe 220
Çmimi 800
ISBN 978 – 9928-230-04-1
Tiranë 2017
Romani “Thjeshtri” i shkrimtarit slloven Jurij Hudolin i kushtohet dhunës në familje, por nuk është thjesht jeta dhe përvoja e një fëmije të keqtrajtuar, është panorama e një epoke në kapërcyell, në kohën kur një rend i ri social po afrohej për të gjithë ne. Romani “Thjeshtri” i Jurij Hudolin, i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë.
Një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdë e të dashuruar me vetveten – karakter tipik ky i tranzicioneve.

Është një histori mbi dhunën në familje. Në historinë intime të familjes së përfshirë nga pakënaqësia, gjejmë tharmin shoqëror. Por kjo nuk është thjesht jeta individuale dhe përvoja e një fëmije të keqtrajtuar. Ajo është edhe panorama e një epoke në kapërcyell, në kohën kur një rend i ri social po afrohej për të gjithë ne.












Daša Drndić
Fëmijët e urrejtjes dhe të dashurisë
Roman
Përktheu Ben Andoni
Faqe 404
Çmimi 1500
ISBN 978 – 9928-230-01-0
Tiranë 2016
Ky roman është cilësuar nga kritika si vepër e jashtëzakonshme e letërsisë bashkëkohore mbi temën e holokaustit. Një kryevepër e krahasuar me punët mjeshtërore të Primo Levi-t a “Nekropoli” i Boris Pahor.
Libri është përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të kontinentit dhe nga botues së rëndësishëm.
Daša Drndić i ofron lexuesit një tregim polifonik, gjithëpërfshirës, imponues, mbi pushtimin nazist të Italisë veriore dhe më gjerë.

Vepra rri pranë kryeveprave të De Lillo-s, Mailer-it e Sebald-it. Në të viktimat gjejnë përmendoren e vet. Ekzekutorët dhe soditësit e verbër janë të ngjashëm, vargjet e poetëve të mëdhenj dhe fletët me nota muzikore kthehen në kujtesë tronditëse, ku kriminelët, depozitimet, fotografitë dhe hartat gjenealogjike e risjellin, për të mos e harruar kurrë, atë urrejtje, atë dhunë dhe dashuri.











Niklas Luhmann
ShortCuts
Ese – Artikuj - Intervista
Përktheu Anila Shuka
Faqe 176
Çmimi 1000
ISBN 978 – 9928-230-03-4
Tiranë 2017
“Short cuts” është libri i njërit prej teoricienëve më të rëndësishëm në fushën e sociologjisë dhe nga mendimtarët më të shquar gjermanë të shekullit XX.
Në vitin 1952, Niklas Luhmann filloi ndërtimin e kartotekës së tij të famshme. Vitet 1960/’61 e gjejnë në SHBA, pasi fiton një bursë për në Universitetin e Harvardit, ku edhe njihet me sociologun amerikan Talcott Parsons, një ndër etërit e teorisë së sistemeve. Qysh atëherë, ai do t’i kushtohej gjithnjë e më shumë kësaj fushe.

Në vitin 1997 u botua vepra kryesore e tij, “Shoqëria e Shoqërisë”, një teori sociologjike me karakter universal, rezultat i një pune 30-vjeçare.Niklas Luhmann konsiderohet si një ndër mendimtarët më të shquar gjermanë të shekullit XX, krahas Jürgen Habermas-it me të cilin ka zhvilluar edhe shumë polemika shkencore. Vdiq më 6 nëntor 1998, në Wrlinghauzen pranë Bilefeldit.















Ognjen Spahić
Fëmijët e Hansenit
Roman
Përktheu: Janka dhe Milena Selimi
Faqe 196
Çmimi 1000
ISBN 978 – 9928-230-05-8
Tiranë 2017
“Fëmijët e Hansenit” të Ognjen Spahić – fitues i Çmimit Europian të Letërsisë, 2104 – përmes metaforës brilante komunizëm-lebër, autori sjell me elegancë, por pa mëshirë, pamjet e një bote që lexuesi i ka ndeshur me përmbysjen e regjimeve totalitariste, frikën për ta thënë deri në fund të vërtetën, trishtimin, humorin dhe horrorin në kohë krizash. Është fundi i viteve 1980. Europa është gati të ndryshojë përgjithmonë.

Në një cep të Rumanisë, dy burra presin që edhe realiteti dhe fati i lebrozit që u ka rënë për pjesë të ndryshojë. Ky libër unik dhe tronditës ofron pamjet e një bote që lexuesi nuk i ka ndeshur më parë. Frikë për të thënë të vërtetën, mprehtësi, trishtim, surrealizëm, miqësi dhe horror. Ky roman i jashtëzakonshëm i Ognjen Spahić na rrëmben drejt udhëtimit përmes vendeve ku revolucioni po ndodh, duke ndryshuar edhe mënyrën tonë të të vështruarit mbi këtë kapitull të historisë. Ognjen Spahić (Podgoricë, 1977) është nga romancierët e mirënjohur nga Mali i Zi. Përveç gjuhëve të rajonit, ky roman është botuar edhe në anglisht, frëngjisht, italisht, sllovenisht, rumanisht, në gjuhën hungareze dhe në atë maqedonase.








Dorian Steinhoff
Drita e flakës në fytyrat tona 
Tregime
Përktheu Sokol Mici
Faqe 180
Çmimi 800 lekë
ISBN 978-9928-230-02-7

Tiranë, 2016





Dorian Steihoff lindi në vitin 1985 në Bon, autor dhe mediator letrar. Që nga viti 2007 ai është mjaft aktiv në projektet kulturore dhe arsimore. Krijimtaria dhe veprimtaria e tij artistike është nderuar me shumë çmime letrare. Shkruan për jetzt.de, revistën e rinisë së Süddeutschen Zeitung. Në 2012 ka fituar çmimin nxitës Georg-K.-Glaser. Jeton midis Dysledorfit dhe Munihut.
Botimi i tij më i fundit është një vëllim me tregime me titull “Drita e flakëve në fytyrat tona” (DAS LICHT DER FLAMMEN AUFUNSEREN GESICHTERN), tregime, botuar në gjermanisht nga shtëpia botuese “mairisch Verlag”. Në gjuhën shqipe kjo vepër do të botohet nga “Botimet Poeteka”, përkthyer nga Sokol Mici.
Vlerësime mbi veprën e Dorian Steinhoff:
‘Kushdo që vlerëson veprat e Alice Munro, duhet të lexojë Dorian Steinhoff”.
        (Alain-Claude Sulzer, Basler Zeitung)        
“Tregimet e tij janë shkruar aq mirë dhe në mënyrë intriguese, saqë do humbitnit dhe stacion ku do zbrisnit nga autobusi, vetëm e vetëm për t’i mbaruar”.
        (Christoph Gurk, Bayerischer Rundfunk)
“Dorian Steinhoff ka dy kërkesa në lidhje me një tekst: “A është shkruar mirë? Dhe a më prek? Përgjigjja për të dyja këto kërkesa ndaj tregimeve të tij është një PO e madhe. Libri i tij është pothuajse po aq adiktiv sa dhe të gjithë serialet e dramave të famshme amerikane të kohës tonë”.

        (Verena Meis, Titel Magazine)





Botimet Poeteka
Autori: Renato Baretić
Titulli: Hotel Grand
Roman
Përktheu: Janka Selimi
Faqe: 276
ISBN: 978-9928-4109-3-1
Çmimi 700 lekë
Në gjysmën e parë të viteve 90’ të shekullit të XX, “Hotel Grand” ishte çerdhe prostitucioni. Duke u rritur në këtë mjedis, pranë nënës dhe babait që merreshin më këtë biznes, por që gjithashtu dëshironin të mbeteshin një familje e rregullt qytetare; rrethuar nga prostitutat ukrainase dhe klientët e tyre, në shoqërinë e truprojës personale Martinit, bashkëmoshatares Halja dhe mikut të shkollës Zele, Filipi merr njohuritë e para për seksin dhe tërheqjen seksuale e njëkohësisht me to edhe për lidhjet e errëta midis krimit dhe politikës, për raportet e tyre të ngatërruara, që luhaten mes (pa) fuqisë për t’i ndryshuar dhe interest. Renato Baretić ka lindur në vitin 1963 në Zagreb dhe po atje ka mbaruar studimet e larta në degën e gjuhësisë krahasuese dhe fonetikës. Nga viti 1983 ka punuar si gazetar në disa gazeta. Është autor i vëllimeve më poezi “Fjalë xhepash’’ (1983) dhe “Kujt do t’I dërgojmë kartolina” (2005); dhe i romaneve “Komisari i tetë’’ (2003) dhe “Më rrëfe për të’’ (2006). Veprat e tij janë përkthyer në maqedonisht, sllovenisht, gjermanisht, anglisht dhe në gjuhën ukrainase.










Autori: Edo Popović
Titulli: Kalda...
Roman
Përktheu: Milena Selimi
Faqe: 236
ISBN: 978-99928-4109-4-8
Çmimi 700 lekë
Kritika e cilëson Edo Popović si një romancier- përfaqësues  autentik të ‘realitetit të pisët’ ku jetojmë, falë stilit të tij të zhdërvjellët, të kursyer, lakonik dhe të ashpër, fjalës së saktë dhe personazheve të besueshëm që krijon. Kalda, histori nën lëkurë, është një roman mbi jetën e fotografit Ivan Kalda, duke qenë gjithashtu edhe një roman për kohën tonë. E shkuara atij i shfaqet përpara dhe ajo është ose qesharake, ose dhibsurisht jo e bukur. Gjithë sa Kalda mendon se e ka hedhur pas shpine, i rishfaqet para syve përmes kohës së rrëfimit retrospektiv. Roman “i ngatërruar”, siç janë të ngatërruara edhe ndërgjegjet tona, që nuk jetojnë vetëm në të sotmen, është ky libër mbi kujtesën e humbur të fajeve dhe gabimeve mbetur ende pa emër. Edo Popović ka lindur në vitin 1957 në Livno dhe jeton në Zagreb. Libri i tij i parë në prozë, Perëndesha të mesnatës, 1987 i dha Edo Popović -it statusin e shkrimtarit kult të viteve ‘80.










Autori: Emir Imamović Pirke
Titulli: E fshehta e luginës
së piramidave
Roman
Përktheu: Ben Andoni
Faqe: 304
ISBN: 978-9928-4109-9-3
Çmimi 700 lekë
Emir Imamović Pirke (Tuzla, 1973) ndjehet si shtetasi i një vendi të nënshtruar apo, siç shprehet një nga përkufizimet e Bosnje - Hercegovinës, i një vendi që fillon aty ku mbaron logjika. Veç kësaj vepre ai ka botuar edhe romanin “Jel neko vidio djevojčice, kurve, rate zločince” (2005) - (A i ka parë dikush vashëzat, kurvat, kriminelët e luftës). Qyteza Visoko befas u gjallërua, të gjithë njerëzit u shokuan dhe shumë nga agjensitë kanë shpërndarë lajmin për “zbulimin e Luginës së Piramidave boshnjake”. Në hijen e piramidës ka ndryshuar në mënyrë dramatike jeta e banorëve të Visokos; dëshpërimi i gjendjes së pasluftës është zëvendësuar me shpresën, e ngjashme me ngazëllimin e atyre minatorëve që erdhën të gërmonin në mënyrë vullnetare në fundjavë, ekskursione nga e gjithë Bosnja mbërrinin në këtë kodër që fshinte piramidën, madje edhe picat në qytet filluan të shpërndahen në formën e piramidës…









Autori: Alek Popov
Titulli: Misioni Londër
Roman
Përtheu: Milena Selimi
Faqe: 240
ISBN: 978-9928-4109-5-5
Çmimi 700 lekë
Romani “ Misioni Londër“ është përkthyer në 13 gjuhë të huaja, por është shoqëruar gjithashtu me kritika aq të forta në Bullgari, sa është refuzuar për botim nga shumë shtëpi botuese të rëndësishme. “Ky është një roman i vërtetë komik evropian në traditat e mira të P.G. Udhauz, Roald Dal dhe Tom Sharp. Tek “Misioni Londër” gjejmë rrëfime të shkëlqyera, intuitë për detajin, humor të freskët dhe ajo që është më kryesorja – arritja e masës. Situatat janë bullgare , ndërsa humori është i hollë anglez. -Hr. Kjosev, gazeta “24 часа” “Misioni Londër” jo vetëm se ofron një lexim dëfryes, por paraqet dhe realitetin ballkanas në fillim të shekullit 21. Me “Misionin Londër“ Alek Popov ka bërë një debutim të shëlqyer romani” - Ulrih M. Shmid , “Noe Zuriher Zeitung” Kur gruaja e pushtetshme e presidentit bullgar Devorina Seljanska vendos të japë një banket elitar në Londër, ambasadori bullgar, Varadin Dimitrov, i sapoemëruar në detyrë, falë mbështetjes së saj politike, merr një urdhër të vetëm: Të garantojë pjesëmarrjen e mbretëreshës së Anglisë, Elisabeta II...









Autori: Georgi Gospodinov
Titulli: Roman natyral
Roman
Përktheu: Janka Selimi
Faqe: 138
ISBN: 978-9928-4109-6-2
Çmimi 700 lekë
Jeta e një burri papritur merr tatpjetën. Ai përpiqet të rrëfejë historinë e tij, por ajo vazhdimisht i rrëshqet dhe kthehet në historinë natyrale për WC-të, për mizën , bletët etj. Jeta e tij përqaset në mënyrë misterioze me fatin e dy personazheve të tjerë - të redaktorit (me të njetjtën mbiemër si të tij) dhe kopshtarit të çmendur. Kur historia personale e njeriut shkatërrohet, atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bëhet mbledhës historish të huaja dhe të kthehet
në pjesë të tyre. Një tekst shumë i thjeshtë... Një roman që nuk hyn në asnjë kategori, i ëmbël dhe i pamëshirshëm, sa i errët, po aq dhe me humor.” ( Page, Paris) “Romani Natyral është diçka si makinë historish.” (Le Courrier , Geneve)
“Një debutim i bukur...shndrim i prekshëm këndështrimesh.” (Le Soir , Bruxselles) “Një kryevepër e vogël dhe e hijëshme.” (Frankfurter Allgemeine Zeitung)













Autori: Srđan Valjarević
Titulli: Komo
Roman
Përtheu: Ben Andoni
Faqe: 208
ISBN: 978-99928-4109-8-6
Çmimi 700 lekë
Si në librat e tij në prozë, por edhe në poezi, Srđan Valjarević arriti të ndërtojë shumë shpejt tonin e tij të komunikimit, me një sinqeritet të drejtpërdrejtë që i fiton lexuesit. Ky ton i lejon atij të japë një fije prozaike edhe në poezi dhe të mbetet në të njëjtën realitet në temat e njëjta faktike, dhe vetëm me një manovrim të lehtë të ritmit përsëri të na tregojë historinë e ashpër të vetmisë, ekzistencën brenda kufijve të zgjedhur. Modeste, në fakt... “
Vasa Pavković - “Danas” “Srđan Valjarević mbërriti nga askund dhe u afirmua tamam si duhej në letërsinë serbe edhe si poet, por dhe si prozatori i një sensibiliteti melankolik i tipit ostbukovskian dhe postkarver; ushtrimet e tij poetike dhe prozaike për tmerret vetjake, por dhe mrekullitë, dhe të gjitha bashkë për historinë e egër të robërimit ishin ato që i bënë për vete shumë lexues-ndërsa shpeshherë shkrimtarin e tyre a lanë shumë poshtë në kohët e këqija, kur ishte kaq e nevojshme dhe kaq e shëndetshme”











Autori: Vladimir Arsenijevi
Titulli: Në hambar
Roman
Përktheu: Ben Andoni
Faqe:112
ISBN: 978-99928-4109-7-9
Çmimi 700 lekë

“Një roman prekës dhe shumë personal… Arsenijević është një dëshmitar i ndjeshëm, gojëthartë dhe elokuent në spektaklin e një vendi që ia ka gllabëruar
zemrën”.
“New York Times Book Review”
“Ia vlen ta lexosh jo vetëm ngaqë na rrëfen shumë më tepër (sesa mundën ta bëjnë shumica e librave të botuar deri më tani) rreth njerëzve ngërthyer në vorbullën e luftës, por edhe sepse është një libër fiction i përgatitur mrekullisht”.
“The San Francisco Review”
“Eleganca e këtij romani është si fishekzjarret në shi. …e pa asnjë dyshim i çiltër…”
“Times Literary Supplement”













Autori: Nikola Madžirov
Gur i zhvendosur
Përktheu: Milena Selimi
Faqe:72
ISBN: 978-9928-4109-1-7
Çmimi 700 lekë
Vëllimi poetik Преместен камен (Gur i zhvendosur) u krijua gjatë një burse rezidenciale në Vjenë. Nikola Madžirov poezitë e këtij vëllimi i shkroi të gjitha jashtë Maqedonisë. Shtëpizën e tij ai e ngre në Ndërmjet: „Kur sheh një qese plastike që fluturon në erë, atëherë kjo qese është në Ndërmjet. Ajo lëviz, edhe një zog lëviz për të qenë në Ndërmjet. Lëvizje si këto përbëjnë bazën poetike të librit tim të ri“. Gur i zhvendosur u vlerësua me çmimin Hubert Burda për poezi nga Europa Lindore dhe me çmimin poetik të Maqedonisë Braka Miladinovci. Vëllimi me poezi Gur i zhvendosur me autor Nikola Madžirov ka dalë në përkthim kroatisht nga Borislav Pavlovski nën titullin “Premješten kamen” pranë botimeve Fraktura, Zagreb, në përkthim gjermanisht nga Alexander Sitzmann nën titullin Versetzter Stein pranë Hanser, Mynih, dhe në përkthim bullgarisht nga Roman Kissiov nën titullin Преместен.











Autori: Tomaz Šalamun
Titulli: Baladë për Metka Krašovec
Poezi
Përtheu: Maks Leka
Faqe:160
ISBN: 978-9928-4134-0-6
Çmimi 700 lekë
Poeti Robert Hass ka thënë re se tradita e Šalamunit ka qenë ana e shpërbërë, vizionare e artit eksperimental evropian. Së bashku me W. Blake, ai do të pohojë se “energjia është një kënaqësi e përjetshme.” Tomaž Šalamun është pasardhës i Rimbaud-së (veçanërisht parathënësi i ri tek “Iluminacione”, i cili shpalli se “një poet e bën veten vizionar përmes një disorganizimi të gjatë, të pakufi, të sistematizuar të të gjitha shqisave.”) dhe i Lautrèamont-it; i futuristëve rusë dhe i ekspresionistëve gjermanë, i Khlebnikovit dhe Apollinaire-it, i surealistëve francezë që besonin atë që Andrè Breton-i e quajti “dashuri e çmendur”. Poezitë e tij sendërtojnë njëherësh një seri kundërgoditjesh ironike dhe lojcake përkundër historisë dhe një lirike të hareshme mesianike. Tomaž Šalamun lindi më 1941 në Zagreb, dhe pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Koper të Sllovenisë. Është diplomuar pranë Universitetit të Lubjanës në fushën e Historisë së Artit...









Autori: Jovan Nikolaidis
Titulli: Tespihet prej fosfori
Përktheu: Janka Selimi
ISBN: 978-99956-29-23-6
Fq. 104
Çmimi 700 lekë
Jovan Nikolaidis flet për patologji shoqërore të pranishme kudo në Ballkan! Të gjitha sëmundjet e përmendura, plus patriarkalizmi i ngurtë, mbyllja para ideve të reja dhe mohimi i lirisë së tjetrit dhe e ndryshmit, është ky ai shpirti lig panballkanik i cili ka gjetur strehë në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Bullgari, por edhe diku tjetër... Në tekstet e tij “Nikolaidis diagnostikon sëmundjen e shoqërisë malazeze - izolimin, vetëmashtrimin, prirjen për harresë, falsifikimin dhe zbukurimin e rolit të vet në histori, atë ‘mendjemadhësi të çuditshme, atë krenari dhe paturpësi të inkurajuar, në veçanti, me tallje dhe ligësi, me një cinizëm të pakultivuar’. Duke u nisur nga këto, sipas Nikolaidisit, malazezët ‘janë të barabartë me Zotin’ dhe e sodisin në mënyrë shterpe dhe imagjinare të kaluarën e tyre heroike. Autori përmend ata shembuj të ngurtësuar sjelljeje dhe arsyetimi të cilat kanë ngecur në fytin malazez dhe pengojnë kalimin e lirë të oksigjenit. Esetë e tij janë disi të ashpra.









Autori: Manual Montobbio
Titulli: Guidë poetike për 
Shqipërinë
( Guía poética de Albania ) 
Poema
ISBN: 978 - 9928 - 4109-1-7
Faqe: 124
Përkthyen: Mira Meksi,
 Lorida Demiraqi
Çmimi 700 lekë
Ky botim është fryt i bashkëpunimit mes shtëpisë së njohur botuese spanjolle “Icaria” dhe “Botimeve Poeteka”. Në vendin e tij, Spanjë, autori është emër i njohur, pasi nuk është hera e parë që boton. Ndërsa për lexuesin në Shqipëri, ky emër përbën befasi, pasi Manuel Montobbion lexuesi shqiptar është mësuar ta shohë zakonisht nën petkun e përfaqësuesit diplomatik, që vetëm pesë vjet më parë themeloi dhe vuri në funksionim shërbim diplomatik të Spanjës në Shqipëri pas viteve ‘90. “Guida poetike e Shqipërisë” (Guía poética de Albania) është ftesë për një rrugëtim nëpër Shqipërinë historike, kulturore dhe gjeografike. Një rrugëtim në zemrën dhe shpirtin e Shqipërisë, dramës, miteve, universit të saj simbolik. Guida na udhëheq drejt 5 stacioneve: Tirana, Bunkerët, Burrneshat, Erërat e Shqipërisë dhe Qiejt e Shqipërisë. Është një simfoni më vete, me pesë lëvizje, përmes së cilave hyjmë në realitetin... dhe përvojën e ngjarjeve të mëdha përcaktuese për Shqipërinë bashkëkohore, individët dhe referuesit e saj kolektivë, si dhe në çështjet dhe dëshirat e mëdha që shqiptarët përballin në botë. Por, pavarësisht nga trajtimi dhe titulli intrigues, kinse një giudë-udhëzues, libri mbetet poetik mbi të gjitha.








Autori: Enes Karić
Titulli: Këngët e zogjve të egër
Roman
Përktheu: Ben Andoni
Fq. 384
ISBN: 978-9928-4134-8-2
Çmimi 1000 lekë

Romani “Kënga e zogjve të egër” me autor Enes Karić i vendos ngjarjet në Sarajevën dhe Bosnjën e fundit të shekullit të XVI. Në atë kohë Perandoria Osmane provoi disa humbje nga ushtritë e bashkuara të forcave europiane. Këto humbje ndikuan në radikalizmin fetar, duke sjellë ndërkaq edhe ndryshime sociale, të cilat lanë gjurmë në jetën e atëhershme të vendit, por që ndeshen edhe sot. Përmes marrëdhënieve njerëzore, perceptimin botës midis religjonit dhe laicizmit, arteve të lira dhe mistik ës fetare, tabuve dhe intimitetit të saj, personazhet tejet interesantë të këtij romani krijojnë panoramën e së shkuarës, të një epoke, metafora e së cilës i drejtohet qartësisht edhe të sotmes: intrigat, konfliktet fetare dhe etnike, bashkë me komplotet, ndjenjat, fajet dhe fatet formojnë jetë njerëzore, lidhjen e tyre vendin, me rajonin, me epokën dhe hapësirën në të cilin jetojnë.














Titulli: Tigri
Poezi
Përktheu: Jehona dhe
 Mustafa Spahiu
Faqe: 160
ISBN: 978-9928-4134-1-3
Çmimi 700 lekë
Libri i Tomislav Marijan Bilosnić vjen si variacioni më i plotë mbi një temë, shkruar mbi një lëkurë gjithë blana, ku poeti ngulit përfytyrimet, vizionet, vetveten, përvojat e njerëzimit dhe lidhjet e tij të çuditshme, aq të largët për viset, por jo për shpirtin e njerëzor. Një tigër metaforik u shfaq një ditë rrugëve paqësore të Zarës... I ngjashëm me vetë Bilosnić-in, të cilit i erdhi rasti jo të luante me një lodër pelushi, as të dilte shëtitje me tigrin e lidhur, as të bëhej bir tigrash, siç shprehet Natalia Ginzburg, por të kalëronte mbi tigër apo, siç thekson Ivan Savić Mor, të shkruante një Tigriadë. Tomislav Marijan Bilosnić, (1947), cilësuar shpesh si një ‘l’enfant terrible’ është poet, prozator, eseist, studiues arti, piktor dhe fotograf i njohur kroat, krijimtaria e të cilit ndeshet që nga librat e veçantë e gjer tek leksionet dhe tekstet shkollore. Librin e vet të parë e botoi ne vitin 1968 dhe në 40 vjet jetë artistike, rreth 50 libra mbajnë emrin dhe frymën e tij. Veç poezisë, me 30 ekspozitat vetjake, ai vlerësohet gjithashtu edhe për pikturën...








Autori: Laura Smaqi
Titulli: Itinerare që ndërthuren
Studime për letërsinë shqipe
Faqe: 232
ISBN: 978-9928-4134-4-4
Çmimi 700 lekë
Laura Smaqi prej vitit 1995 eshte kërkuese shkencore në Departamentin e Studimeve Letrare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Gjatë gjithë kësaj periudhe ka botuar mjaft artikuj e studime në revistat shkencore, si dhe monografinë ‘‘Zbulimi i vetvetes n’pasqyrë t’letravet (Proza e shkurtër e Ernest Koliqit), në vitin 2009. Libri ‘‘Itinerare që ndërthuren (Studime për letërsinë shqipe)’’ përmbledh disa prej artikujve e kumtesave në formë të zgjeruar, të realizuara vitet e fundit, të cilat bëjnë objekt trajtimi vepra, autorë e periudha që prej fundit të shek. XIX deri në krijimet bashkëkohore.















Autor Xhevahir Spahiu
Titulli UDHA I -Poezi të zgjedhura
Përzgjodhi, redaktoi dhe
 pajisi me shënime Arian Leka
ISBN 978 - 9928 - 4265 - 1 - 2
Faqe: 256
Çmimi 2000 lekë

...Muza poetike e Xhevahir Spahiut nuk ngjizet as nuk shpërthen në truall të butë, aq më pak në truall indiferent. Përkundrazi, duke qenë natyrë krijuese e pasioneve të forta, natyrë e pasioneve të tërësishme, duke qenë natyrë e shquar e guximit krijues e intelektual...
Ali Aliu

Xhevahir Spahiut, ai shquhet për një art origjinal të “poezisë që godet”.
Aleksandër Zoto

Talenti i tij poetik luksoz e identiteti krijues i pakrahasueshëm, bashkon rreth vetes tematikën me një përsosmëri të vazhdueshme të gjykimit të tij...

Ante Popovski













Autor Xhevahir Spahiu
Titulli UDHA II - Poezi të 
zgjedhura
Përzgjodhi, redaktoi dhe pajisi
 me shënime Arian Leka
ISBN 978 - 9928 - 4265 - 2 – 9.
Çmimi 2000 lekë
Si një sizmograf modern, përmbledhja e Xhevahir Spahiut ka shënuar gjurmët e tërmeteve të jetës me sinjalet e fjalës artistike...
Shaban Sinani
Një nga poetët më të fuqishëm, më energjikë e më të talentuar të Shqipërisë së sotme, që mund të quhet një zë i mbijetesës.
Robert Elsie
Xhevahir Spahiu është shndërruar gjithmonë e më shumë në një poet të brendshëm, nga ai lloj i veçantë krijuesi që ujërat dhe dallgët e të folurës së përditshme i kthen në dritë poezish.
Arian Leka














Autor: Georgi Gospodinov
Titulli: Fizika na tagata
Përkthyese: Milena Selimi
Faqe 275
Ky libër, i përkthyer gjerësisht në gjuhët europiane, ripohon vendin e Georgi Gospodinov-it si një nga shkrimtarët më krijues dhe më të guximshëm të Evropës sot. Duke përdorur mitin e Minotaurit si imazh të organizimit të veprës, autori i romanit të mirëpritur nga kritika ndërton një labirint rreth familjes së tij, duke kërcyer nga epoka në epokë dhe nga këndvështrimi në këndvështrim, përmes përshkrimit të europianolindorit si karakter. Ky libër e tërheq lexuesin me strukturën e tij unike, me shqetësimet humane dhe rrëfimin mahnitës.

















Autori: Drago Jančar
Titulli: Dëshira të përqeshura
Roman
Fq. 267
ISBN: 978-9928-4134-2-0
Çmimi 700 lekë
Drago Jančar është sot shkrimtari më I rëndësishëm i prozës bashkëkohore sllovene. Ai ka lindur në Maribor, Slloveni. Ka drejtuar për vite me radhë PEN Qendrën sllovene dhe fitues i Çmimit të Fondacionit Preseren. Gregor Gradnik, një shkrimtar slloven, hyn jetën sensual të New Orleans për të dhënë leksione në
shkrim krijues në një universitet. Me një stil sa serioz aq edhe ironik, Drago Jančar vëzhgon dhe bën komente mbi dy kulturat, duke ndriçuar formën e jetës amerikane dhe jetës në Evropën Qendrore. Gregori në fillim e identifikon veten
vetëm si një vëzhguesi, por jeta joshëse e New Orleans e tërheq atë në një varg ndodhish të çuditshme erotike, profesionale dhe shoqërore. Duke i thyer dhe rindërtuar kufijtë kulturorë dhe psikologjikë Gregori beson se ai njeh jo vetëm
botën, por edhe vendin e tij në botë. Me këtë vepër Jančar zbulon humbjen e kontrollit mbi thellimin e njohurive tona kolektive rreth njëri tjetrit, të ndarjeve mes jetës dhe artit, realitetit dhe ëndërrës, mes Lindjes dhe Perëndimit...






Autori: Ognjen Spahić
Titulli: Fëmijët e Hansenit
Përktheu: Milena Selimi
Fq. 166
ISBN: 978-9928-4134-3-7
Çmimi 700 lekë
Romani Hansenova djeca [Fëmijët e Hansenit] është vepra më e njohur e shkrimtarit të ri nga Mali i Zi nga Ognjen Spahić. Eshtë një roman tejet interesant dhe tmerrues mbi njerëzit në koloninë e fundit të leprozëve në juglindje të Rumanisë. Gjatë kohës kur u rrëzua regjimi i Çausheskut ata ndodhen të mbërthyer në koloninë e leprozëve, njëkohësisht në fatet e tyre individuale. Një
histori e fortë dhe bindëse. Fëmijët e Hansenit është një nga ata libra që lexohen sërish e sërish, duke zbuluar çdo herë gjëra të reja. Kjo vepër është përkthyer në rumanisht nën titullin Copiii lui Hansen pranë shtëpisë botuese Polirom, Bukuresht, në përkthim maqedonisht, nga Nikola Gelevski nën titullin Хансеновите деца pranë botimeve Templum, Shkup dhe në përkthim sllovenisht, nga Dean Rajčić, nën titullin Hansenovi otroci pranë shtëpisë botuese
Študentska založba, Lubjanë.










Autor: Daša Drndić
Titulli: Trieste
Përkthyes: Ben Antoni
Faqe 486
Romani “Trieste” i autores së shquar kroate Daša Drndić është një përvojë e jashtëzakonshme leximi nëpër faqet më të zymta të historisë së shekullit XX, me të cilave spikasin dhe akte të shkëlqyera të humanizmit. Ky roman, i përkthyer tanimë në shumë gjuhë, hulumton në një mënyrë origjinale Holokaustin si një kapitull të errët në jetën e njerëzimit. Përmes një kolazhi stilesh, në të pasqyrohet qyteti dhe rrethinat e një rajoni që gjatë shekujve ka përjetur zhvendosjen e kufijve, shkatërrimin perandorive, një përzierje dhe mbivendosje të gjuhëve dhe kulturave. Shqipëria me rastet e saj në mbrojtje të hebjejve dhe jeta e banorëve të Sarandës, Vlorës dhe Tiranës së atyre viteve janë pjesë e këtij romani.




Total Pageviews