05 February 2022

Letërsia shqiptare: përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor

Botimi më i fundit i POETEKËS titullohet "Letërsia shqiptare, përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor" .Të dhënat e këtij studimi pasqyrojnë gjendjen aktuale të përkthimit të letërsisë në Shqipëri dhe Kosovë gjatë viteve 2015-2020, përfshi edhe autorët shqiptarë të përkthyer që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe në diasporë. I organizuar në 152 faqe, raporti studimor ofton të dhëna, vëzhgime dhe analiza të imta e të gjera, përfshi këtu përfundime, rekomandime, tabela e grafikë orientues e ilustrues që, veç pasqyrimit të gjendjes, synon  t'u vijë në ndihmë njëherazi:

 

o            instutucioneve të kulturës;

o            botuesve;

o            autorëve;

o            përkthyesve;

o            lexuesve.


Nistor në llojin e vet, studimi ofron një pamje shumë më të qartë të gjendjes aktuale së letërsisë shqiptare të përkthyer, duke e afruar atë me realitetin e ecurisë së kësaj letërsie përballë botës së përkthimeve dhe industirisë së botimeve të saj në gjuhët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Falë krahasimit të paanshëm të të dhënave, hulumtuesit mëtojnë të ndikojë që kriteret estetike e artistike të letërsisë së përkthyer të ngrihen mbi kriteret kalimtare, të cilat janë hasur rëndom, kryesisht në dekadat e fundit gjatë procesit të të përkthimit në gjuhët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.  Mes të tjerave, ky studim rekomandon që veprimtaria përkthimore të mbështetet në kritere, të dhëna shkencore e planifikime strategjike të mirëmenduara, me qëllim që çështja dhe zgjedhjet të mos u lihen subjektivizmit dhe / apo vendimeve të rastësishme e të çastit. Studimi evidenton gjithashtu disa nga problematikat kryesore me të cilat përballen autorët shqiptarë gjatë procesit të përkthimit dhe botimit në gjuhë të huaja, duke propozuar rrugë se si mund të kapërcehen disa nga vështirësitë. Ky studim botohet me mbështetjen financiare të  Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Balkan Translations Collider", bashkëfinancuar nga Programi "Creative Europe". 


#CreativeEurope4Books

#BalkanTranslationsCollider

#CreativeEurope

#StudimiMbiPërkthimin

#LetërsiShqipeEPërkthyer #GjuhëtEBE#GjuhëtEBallkanitPerëndimor

#TëdhënaVëzhgimeAnaliza    

Letërsia shqiptare: përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor

Botimi më i fundit i POETEKËS titullohet "Letërsia shqiptare, përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor" .Të dhënat e këtij studimi pasqyrojnë gjendjen aktuale të përkthimit të letërsisë në Shqipëri dhe Kosovë gjatë viteve 2015-2020, përfshi edhe autorët shqiptarë të përkthyer që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe në diasporë. I organizuar në 152 faqe, raporti studimor ofton të dhëna, vëzhgime dhe analiza të imta e të gjera, përfshi këtu përfundime, rekomandime, tabela e grafikë orientues e ilustrues që, veç pasqyrimit të gjendjes, synon  t'u vijë në ndihmë njëherazi:

 

o            instutucioneve të kulturës;

o            botuesve;

o            autorëve;

o            përkthyesve;

o            lexuesve.


Nistor në llojin e vet, studimi ofron një pamje shumë më të qartë të gjendjes aktuale së letërsisë shqiptare të përkthyer, duke e afruar atë me realitetin e ecurisë së kësaj letërsie përballë botës së përkthimeve dhe industirisë së botimeve të saj në gjuhët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Falë krahasimit të paanshëm të të dhënave, hulumtuesit mëtojnë të ndikojë që kriteret estetike e artistike të letërsisë së përkthyer të ngrihen mbi kriteret kalimtare, të cilat janë hasur rëndom, kryesisht në dekadat e fundit gjatë procesit të të përkthimit në gjuhët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Mes të tjerave, ky studim rekomandon që veprimtaria përkthimore të mbështetet në kritere, të dhëna shkencore e planifikime strategjike të mirëmenduara, me qëllim që çështja dhe zgjedhjet të mos u lihen subjektivizmit dhe / apo vendimeve të rastësishme e të çastit.

Studimi evidenton gjithashtu disa nga problematikat kryesore me të cilat përballen autorët shqiptarë gjatë procesit të përkthimit dhe botimit në gjuhë të huaja, duke propozuar rrugë se si mund të kapërcehen disa nga vështirësitë.

Ky studim botohet me mbështetjen financiare të  Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Balkan Translations Collider", bashkëfinancuar nga Programi "Creative Europe".


#CreativeEurope4Books

#BalkanTranslationsCollider

#CreativeEurope

#StudimiMbiPërkthimin

#LetërsiShqipeEPërkthyer #GjuhëtEBE#GjuhëtEBallkanitPerëndimor

#TëdhënaVëzhgimeAnaliza    

Total Pageviews