Artikulli shkencor i Arian Lekës botohet në revistën e mirënjohur polake HERITO.
Artikulli trajton çështjet e letërsisë së "gjuhëve të vogla" përballë gjuhëve e kulturave "të mëdha", çfarë shpresojnë ato në kontekstin e "globalizimit kulturor" dhe pse letërsia shqiptare bëhet "e padukshme" në përfaqësimet e saj ndërkombëtare?
Disa nga nëntitujt e artikullit janë: Hernyk Sienkiewiecz dhe 'la legénde ridicule'; Provincat autonome, republikat letrare dhe Mjeshtri përfaqësues i të shprehurit kolektiv; Një kor autorësh përballë autorit - qendër; Polifoni estetike kundrejt identitetit të modifikuar letrar; Letërsi fason dhe krahu i lirë i punës letrare;
Përkthimi në polonisht u krye nga Dorota Horodyska.
Numri 30 i revistës HERITO i kushtohet Ballkanit, si një palimpsest kulturor-historik. Rreth kësaj tematike janë shprehur autorë të rëndësishëm si Rebecca West, Ivan Čolović, Robert Alagjozovski, Olimpia Dragouni, Rigels Halili, Ewa Wróblewska-Trochimiuk, Viktorija Aladžić, Małgorzaty Rejmer, Aleksandra Wojtaszek, Ziemowita Szczerka, Arian Leka etj.
HERITO botohet çdo 3 muaj në anglisht dhe polonisht, si publikim i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në Krakow dhe i kushtohet çështjeve të trashëgimisë dhe kulturës në Europën Qendrore.