"Në kërkim të këmishës së humbur" është një libër me 10 ese të shkruara plot elegancë, forcë dhe imagjinatë mbi Shqipërinë – "vendin e çuditshëm" që, më shumë se sa realitetin socialist, mëtoi të krijonte një mitologji të fshehur pas Perdes së Hekurt.
Bashkë me mjetet e tjera rrëfimore, Arian Leka shfrytëzon edhe mundësitë e teknikave fact-fiction e patchwork, duke përdorur Kujtesën dhe mbulojën e fiksionit dokumentar si një tejqyrë që afron e largon, zmadhon e zvogëlon në mënyrë të beftë hapësirën mes historive vetiake të autorit dhe historisë së Shqipërisë gjatë viteve të komunizmit.
Vend qendror në libër zë e kaluara, dëshmitë e saj dhe interpretimet mbi ndodhitë e saj, dështimet e atyre që sunduan shtetin, komprosimet dhe kompromentimi edhe më shqetësues i tjerëve që drejtuan mënyrë të kontrolluar tranzicionin shqiptar pas rënies së Murit të Berlinit deri më sot.
Marrëzia dhe banaliteti i së djeshmes bën të dukshme rrëfime drithëruese të një realiteti të zhdukur, që vazhdon të rikthehet, si për të na kujtuar jo thjesht historinë e dhimbshme të një diktature absurde në zemër të demokracive të konsoliduara europiane, por edhe paradokset e peizazheve të sotme shqiptare që, në vend t'i rrafshonte dyshimet mbi të shkuarën, shtoi dilemat mbi atë çka ndodh para syve tanë.
Tekstet kushtuar Shqipërisë dhe Durrësit në veçanti, vendosin nyje të forta lidhëse mes historisë socialiste dhe simboleve detare të vendit e të vendlindjes, si pjesë e një sfondi më të gjerë marrëdhëniesh me Europën Perëndimore – Fake Europa dhe Ballkanin – Armiqësor.
Këto tipare e zhvendosin dallueshëm letërsinë e këtij autori drejt një gjuhe të gjallë estetike të mjediseve urbane, e cila vëzhgon jo vetëm masën gri, por edhe mbijetesën e gjendjes multikulturore mes shkretimit. Stili i veçantë dhe shtjellimet socio-filozofike të këtyre eseve i ofrojnë lexuesit shije nxitëse, e cila e bën më të dallueshme gjurmën që sistemet totalitare, populizmi apo autoritarizmi lënë mbi njeriun, duke ia shndërruar në pengesa mundësitë, veçse jo më për poezinë dhe artin, por për jetën e qytetarëve.
Krijimtaria letrare e Arian Lekës është vlerësuar 4 herë me Çmime Kombëtare nga Ministria e Kulturës dhe disa herë të tjera me çmime ndërkombëtare. Veç botimeve në gjuhën shqipe, kjo krijimtari–përfshi këtu edhe artikujt kushtuar avangardave letrare, letërsisë së viteve '30-'40, modernizmit dhe i/realizmit socialist në letërsi dhe artin shqiptar - është botuar edhe në
mjaft gjuhë të huaja.
____________
Arian Leka
Në kërkim të këmishës së humbur
Ese
Redaktor: Silvana Leka
Botimet Poeteka
Tiranë, 2018
336 faqe
Hard Cover
ISBN 978-9928-230-27-0
Çmimi 1500 lekë
____________
PËRMBAJTJA E LËNDËS
NEVOJA PËR TË SHPIKUR 5
Punë e detyruar dhe lidhëzat armike 6
Autobiografia - kjo teknikë horrori e postmodernizmit 10
Kujtesa krematorium 18
Kampi letrar i përqendrimit 26
Përndjekja me gisht 30
Dashnorja kolektive e shkrimtarit të shtëpisë 35
Një kafshë e zbutur, si deti 40
Demi kuqezi me brirë kërmilli 45
Askushi - ngul penën në syrin e vetëm të lexuesit 49
GJITHË FAJIN E KA SHKRIMTARI 55
Një biletë për poetët 56
Poeti mban përgjegjësi për gjithçka 60
NË KËRKIM TË KËMISHËS SË HUMBUR 71
Ouverture: Agitato 72
Mantel, Placentë dhe Fshikëz prej mëndafshi 77
Përbindëshi i drunjtë 82
Ashkël metali në faqen e gjyshit 86
Gjyshi ndërtoi Checkpoint Charlie dhe Murin e Berlinit 90
Në të njëjtin dollap me profesionet... 95
C10H8 100
Lulet e pikturuara në murin e kopshtit shtetëror 103
Lule pa latinë dhe fjalët arabe 107
Marcel Proust, Adam Michnik dhe Eros politik 113
Një këmishë me portret vrasësi 116
ZHDUKJA E TJETRIT NGA HARTA METEOROLOGJIKE 123
Shpikësit e hedonizmit... 124
You don't need a weather man... 128
Heterotopianë, bashkohuni në armiqësi 131
Një shtet klimatikisht i varur... 135
Shovinizmi meteorologjik 140
TEATRI SI FORMË NDËSHKIMI 145
O moj Shqypni 146
Artisti në shoqërinë shqiptare, publiku dhe shteti i tij 150
Rrënimi i teatrit 153
Armiqësimi ndaj Teatrit 156
Publiku paguan teatrin fajtor 161
Mungesa e teatrit si arsye për emigrim 165
Marcel Mauss dhe "dhurata" pa kushte 168
BAKËR SPAÇI PËR ANTENA DHE PUSHKË EROTIKE 173
Parfum dhe plumb 174
Heroi zhelan i fëmijërisë në fund të viteve '60 180
Egalité! Liberté! Sexualité 186
Maska dhe antena 192
Fuçitë e shpëtimit dhe minat detare 200
Deti si fjalorth empirik mbi europianët 206
Perëndimi artificial dhe fake-Europa 213
Fëmijët e letërsisë 217
Stalini (si as) nën mëngën tonë 221
Një kamion lindor në oborrin e Ambasadës... 227
Emigrantë kulturorë dhe njerëzit që mbathin varka 236
Regjistri i të mbyturve tanë 240
SHKRIMTARI I ANGAZHUAR 247
You're in the army now, oh you're in the army now 248
Një shtëpi me dritare nga lufta 254
MONOPOLI I BARBARISË 259
Europiani sheh ëndrra me ballkanas 260
Meremetuesi i urrejtjes 263
Të shpiket ballkanasi, siç shpiket një armë 267
Ballkanasi konkuron për the Best Crime Movie of... 272
Përrallë ballkanase për europianët e rinj 276
Oktapodi i Paul parashikon zgjerimin e Unionit 280
LUFTË E FTOHTËNË BIBLIOTEKË 285
Diplomatë rusë në bibliotekën e shtëpisë 286
Me Kont Vronskin dhe Pavël Vllasovin përkrah 295
Një për të gjithë – të gjithë për një libër 299
Të bukur nga veset 302
Udhëzime për të ndërtuar një bibliotekë 306
PROVINCË AUTONOME - LETËRSI FASON 311
Hernyk Sienkiewiecz dhe 'la legénde ridicule' 312
Provincat autonome - Republikat letrare 315
Një kor autorësh përballë autorit-qendër 320
Polifoni estetike kundrejt identitetit të modifikuar letrar 323
Letërsi fason dhe krahu i lirë i punës letrare 328