Mes interesimit të gjerë të lexuesve dhe publikut, në Shkodër u zhvillua takimi i parë promovues i leximeve publike me shkrimtaren e mirënjohur gjermane Sandra Hoffmann.
Ajo është një ndër autorët bashkëkohorë gjermanë më të njohur, siç e cilëson kritikja Franziska Wolffheim.
Me këtë takim filluan gjithashtu edhe leximet autoriale në publik, në përurim të romanit porsabotuar: "Paula", Botimet POETEKA, Tetor 2018, përkthyer në gjuhën shqipe nga Sokol Mici, i cili i i shtohet gjerdanit të botimeve nga letërsia europiane.
Në Gjermani ky roman ka fituar çmimin e mirënjohur letrar "Hans Fallasa" për vitin 2018.
Pas fjalëve të mirëseardhjes në Qendrën rinore "Arka", të cilën ia uroj autores Arta Nikolli, programi vijoi me një kumtesë nga Arian Leka, i cili u ndal mbi disa nga tiparet më kryesore të prozës së shkrimtares Sandra Hoffmann në romanin "Paula".
Programi vijoi me një introduktë nga Silvana Leka, e cila e vuri theksin te personaliteti krijues i Sandra Hoffmann-it dhe te rizbulimi i personales dhe intimes në prozën e kësaj autoreje. Më pas programi vazhdoi me lexime në shqip dhe gjermanisht nga autorja, për t'ia lënë vendin një dialogu të gjatë, të larmishëm e të pasur nga ana tematike, që shkrimtarja gjermane zhvilloi me publikun.
Veprimtaria u mbyll me hapësirën për autografe, që shkrimtarja Sandra Hoffmann dha për lexuesit e saj
_______________
Falë bashkëpunimit me Goethe-Zentrum Tirana, Ambasadën Gjermane dhe Shoqatën POETEKA, shkrimtarja e njohur gjermane Sandra Hoffmann do të bashkëbisedojë me lexuesit e saj në Shkodër - Qendra Rinore ARKA - 15 tetor 2018 ora 18.00.
Sandra Hoffmann është një autore mjaft e vlerësuar nga kritikët në Gjermani, fituese e disa çmimeve të përmendura letrare e më së fundi edhe e Hans-Fallada-Preis 2018, për romanin "Paula" i cili, ërsia bashkëkohore europiane të "Botimeve "POETEKA".