03 April 2019

READING BALKANS - Alen Brlek i ftuar në Rezidencën letrare “Tirana in Between”, organizuar nga POETEKA

Alen Brlek (Zagreb, 1988) është autori i ftuar në Rezidencën letrare "Tirana in Between", organizuar nga POETEKA, si pjesë e READING BALKANS, bashkëmbështetur nga Programi "Europa Krijuese" i Bashkimit Europian.

Alen Brlek i përket gjeneratës më të re të poetëve kroatë. Në vitin 2013 ai u vlerësua me çmimim më të rëndësishëm për librin më të mirë në dorëshkrim (Metakmorfoze - titulli, simptomatik për të gjithë veprën e autorit) i cili u botua në vitin 2014 nga Algoritam.

Poezia e Alen Brlek mbetet thellësisht brenda kërkimit dhe misterit të gjuhës, duke eksploruar shtigjet e saj të fshehura dhe duke provokuar qarqe të shkurtra si dhe duke vënë në pikëpyetje logjikën e saj. 

 Libri i tij i dytë, "Pratišina", u botua në Serbi  nga "Kontrast", 2017. Në bashkëpunim me poetin Darko Šeparović dhe muzikantin Emil Andreis Alen Brlek po eksploron hapësirat mes poezisë dhe muzikës në kuadër të projektit "Zaron".

Poezitë e tij janë botuar në mjaft revista letrare dhe janë përkthyer në disa gjuhë. Shpesh ato poezi shfaqen në skenë në sfondin e një hip-hopi si fjalë muzikore, që i drejtohen fillimisht audiencave jo poetike, në të cilat bashkohen teknikat e arteve të ndryshme. Në një intervistë të botuar pas publikimit të vëllimit të dytë me poezi, Alen Brlek e përshkroi poetikën e tij me përgjigjen lakonike, por të qartë: "Punk nuk ka vdekur." Për poezitë e botuara në rrjetet sociale ai është përzgjedhur për çmimin "Post scriptum" 2017.

The Reading Balkans project is co-funded by the Creative Europe Programme of the European Union.

Reading Balkans: South and East reaches West – digital platform for promotion of writers in post-conflict societies.

http://www.readingbalkans.eu


 

Total Pageviews