Shkrimtari Arian Leka organizon sot, më 25 mars 2025, veprimtarinë e tij në Tiranë, Shqipëri, në gjimnazin "Sami Frashëri" në kuadër të Ditës së Autorëve Europianë.
Arian Leka është autor i shumë librave me poezi, prozë, ese dhe studime letrare mbi realizmin socialist në Shqipëri dhe traditën letrare shqiptare. Veprat e tij janë nderuar 6 herë me Çmime Kombëtare nga Ministria e Kulturës dhe Shoqata e Shkrimtarëve si dhe me 3 çmime të tjera ndërkombëtare për letërsinë. Krijimtaria e Arian Lekës, në prozë dhe poezi, është përkthyer në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, anglisht, polonisht, greqisht, rumanisht, serbisht, boshnjakisht, kroatisht, sllovakisht, maqedonisht, sllovenisht në gjuhën malazeze etj.
Në takimin me nxënësit e gjimnazit "Sami Frashëri" do të lexohen pjesë të zgjedhura nga libri "Hartë memece për të mbyturit", përmes së cilës Arian Leka rrëfen jo vetëm një histori shqiptare, por edhe një narrativë evropiane mbi historinë e trafikimeve, emigrantëve dhe refugjatëve si dhe do të bashkëbisedohet mbi diversitetin kulturor europian, perspektivën e letërsisë europiane dhe "europianizmin" nga Stefan Zweig te Milan Kundera, mbi lirinë dhe luftën dhe metaforën "Auschwitz detar", vështruar si histori shqiptare dhe narrativë e gjerë europiane mbi emigracionin, trafikimet, humanizmin dhe dinjitetin njerëzor.
Dita e Autorëve Europianë (DoEA) është nismë e Komisionit Europian, që synon të rilidhë brezat e rinj me autorët, leximin e librave, për t'i ndihmuar ata të zbulojnë diversitetin e letërsisë europiane, duke theksuar se Europa i do librat!