Vitomirka Trebovac ështe autorja fituese e bursës për muajin Maj në Rezidencën letrare "Tirana in Between", organizuar nga POETEKA, si pjesë e READING BALKANS, bashkëmbështetur nga Programi "Europa Krijuese" i Bashkimit Europian dhe TRADUKI.
Vitomirka Trebovac (Novi Sad, 1980) është poete dhe prozatore. Shkruan kryesisht tregime tepër të shkrurta, të cilat janë botuar në revista letrare të ndryshme rajonit.. Që prej shkollës së mesme Vitomirka Trebovac ka jetuar në po atë qytet të vogël, thuajse jashtë qytetit, pranë natyrës dhe prej aty, më vonë ajo filloi të udhëtonte e të punonte kryesisht në qytete pranë detit.
Ka pasur edhe përvoja të pasuksesshme emigrimi, ku më i rëndësishmi ishte ai në Berlin, 2007, deri sa, siç shprehet autorja, "e kuptova se sa e rëndësishme ishte për mua gjuha amtare dhe atdheu im." Më pas ajo punoi si mësuese në shkollë dhe në vijim në një librari, pasi "ajo ishte puna që kishte dëshiruar gjitmonë."
Vitomirka Trebovac është autore e dy librave me poezi: "Plavo u boji" (2011) and "Sve drveće, sva deca i svi bicikli u meni" (2017). Së bashku me Jelena Angjelovski ajo përzgjodhi, redaktoi dhe përgatiti për shtyp librin poetik "Kjo nuk është shtëpi" (2017), antologji me temën e emigracionit, që përmbledh punën e 50 poetëve nga Ballkani