20 May 2022

Balkan Translations Collider Academy - Përmbledhje e veprimtarive

E premte - 13 maj 2022 | Dita e Parë


Në Strugë të Maqedonisë së Veriut filloi punimet Akademia "Balkan Translations Collider", e cila ka në fokus Menaxhimin Letrar dhe Promovimin përmes Përkthimit. Kjo Akademi, çeli veprimtaritë e saj sipas një programi intensiv dhe mjaft profesional, pjesë e të cilit janë punëtori krijuese,  panele me  dialogë e diskutime, sesione interaktive me profesionistë të fushës së menaxhimit letrar, përkthimeve dhe politikëbërjes kulturore është edne në proces pune dhe do të vijojë deri në datën 18 maj 2022. 


Shkëmbimi kulturor përmes përkthimeve, në kuadër të sesionit të parë të kësaj Akademie, vështrohet si një fillim frutdhënës për të qartësuar më mirë njohuritë, shkëmbyer përvojat letrare mes vendeve të Ballkanit dhe për të bërë të dukshme kushtet, jo rrallë kaotike, në të cialt puneohet në politikat e përkthimit dhe menaxhimit në rajon.

 

Akademia synon t'i kanalizojë dhe rrjetëzojë këto të dhëna e prirje në një drejtim e mendësi të re krijuese, kur bëhet fjalë për praktikat  e menaxhimit letrar, angjentëve dhe agjencive letrare të fushës, që kanë në vëmendje autorin, të drejtat e autorit, përkthyesin dhe procesin përkthimor.


Akademia Balkan Translations Collider bëjet jashtëzakonisht e rëndësishme dhe, në thelb, tejet e domosdoshme për nevojat që kanë për letërsinë e "gjuhëve të vogla", duke i vënë ato në marrëdhënie me njëra tjetën dhe duke ofruar hapje ndaj vendeve të BE-së.


Akademia synon të krijojë e të vendosë gjithashtu kritere e praktika të reja pune e bashkëpunimi, në mënyrë që letërsia e rajonit të Ballkanit të bëhet më tërheqëse dhe e njohur në hapësira më të gjerë letrare. Pjesë e këtyre veprimtarive janë edhe shqyrtimet e hollësishme të të dhënave, analizave mbi kritere shkencore, përfundimeve dhe rekomandimeve që dolën falë studimit të fluksit të përkthimeve të autorëve të Ballkanit drejt gjuhëve të njëri-tjetrin dhe të vendeve të BE-së në harkun kohor 2015-2020, pjesë e së cilës është edhe Studimi "Letërsia shqiptare e përkthyer në gjuhët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, përgtitur nga ekspertët e fushës: Ardian Kyçyku, Arian Leka, Astrit Beqiraj dhe një rrjet e gjerë institucionesh e bashkëpunëtorësh të përkthimit letrar dhe studimit të letërsisë!  


Akademia Ndërkombëtare për Menaxhimin Letrar dhe Promovimin e Përkthimit është pjesë e projektit Balkan Translations Collider, bashkëfinancuar nga programi Creative Europe i Bashkimit Europian.


Në këto veprimtari Shqipëria përfaqësohet nga POETEKA, me cilësinë e partnerit, nga Instituti i Librit dhe i Promocionit (znj. Irena Toçi), nga Shoqata e Përkthyesve shqiptarë (z. Rexhep Hida) dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (z. Fari Lacka). Në vitin 2023 Akademia "Balkan Translations Collider" do i zhvillojë veprimtaritë e saj në Shqipëri.

                                             

- Përkthimi e bën të dallueshme në shkallë të gjerë një vepër letrare.

- Çdo përkthim zbulon thesaret jo vetëm të librave, por edhe të rajoneve dhe të vetë autorëve.

- Përkthimi letrar duhet të jetë gjithashtu pjesë e strategjisë kulturore të çdo vendi.


E shtunë - 14 maj 2022 | Dita e Dytë


Tematika e ditës së dytë të Akademisë (Translations Collider Academy), zhvilluar më 14 maj 2022, e cila u drejtua nga Diana Walters - eksperte dhe konsulente ndërkombëtare e trashëgimisë kulturore, ishte "Komunikimi Letrar Ndërkombëtar dhe Promovimi i Përkthimit".


Sesionin e hapi shkrimtari i njohur Vladislav Bajac - drejtues i shtëpisë botuese "Geopoetika" dhe një profesionist me përvojë të gjerë në fushën e botimeve dhe të përkthimit.

Në fjalën e tij, Bajac trajtoi çështje të faktorëve kryesorë dhe më domethënës, të cilët ndikojnë që autorët e "gjuhëve të vogla" të jenë të dukshëm në një kontekst më të gjerë kulturor.

Gjatë panelit të sesionit të dytë "Mapping the Field" u shtruan 3 pyetje të rëndësishme:

1. Cilat janë përfitimet e një promovimi më gjerë të letërsisë së përkthyer nga gjuhët "të vogla"?

2. Cilat janë pengesat për prodhimin dhe promovimin më të madh të letërsisë së përkthyer nga gjuhët e 'vogla'?

3. Cilët janë aktorët/agjentët kryesorë të ndryshimit që mund të forcojnë leltërsinë e shkruar në "gjuhëte vogl"'?

Dita dytë e punimeve të "Balkan Collider Academi" - Struga, 13-18 maj 2022, përfundoi me sesion "Open Mic", gjatë së cilit u bënë prezantime të shkurtra nga pjesëmarrësit - Catherine Fragou, Ana Marija Grbić, Stanislava Nikolić Aras, Thanos Gogos, Rexhep Hida, Jasmina Topić, Dányi, Dániel, Irena Toci, Todora Radeva, Ivan Sršen, Manol, Rexhep Hida, Marija Dejanoviq, Sasho Ogenovski të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre me kolegët dhe të pranishmit.


Moment i rëndësishëm i ditës intensive dhe produktive të Akademisë ishte konkluzioni se botuesit, autorët dhe përkthyesit duhet të jenë një pasqyrë e thellë të kontekstin letrar në të cilin punojnë dhe, promovimi i veprave letrare, është kulmi i këtij procesi.

 

E dielë - 15 maj 2022 | Dita e Tretë


Aktivitetet e ditës së tretë të Akademisë u fokusuan në agjencitë letrare dhe paraqitjen e autorëve pjesëmarrës. Sesioni u drejtua nga Ivan Sršen (agjencia Sandorf, Kroaci).

Në pjesën e parë, Andrej Hočevar (Goga, Slloveni) dhe Ivan Sršen, bashkëbiseduan mbi përvojat e tyre në prezantimin e autorëve nga hapësira e ish-Jugosllavisë.


Në pjesën e dytë, Catherine Fragou, agjente letrare nga Greqia dhe Peter Bolza, agjent letrar nga Hungaria, ndanë pvrvojat e punës së tyre, duke u ndalur te për parakushtet kryesore për një përfaqësim sa më cilësor të shkrimtarëve që vijnë nga vendet "të vogla" dhe "gjuhë të vogla" në kontekstin letrar ndërkombëtar. Bolza theksoi se, kur bëhet fjalë për Hungarinë, veprat nga letërsia e vendeve fqinje janë kryesisht të përkthyera, ndërsa Catherine Fragou nënvizoi faktin se ndërtimi i një marrëdhënie cilësore mes autorit, agjentit letrar dhe shtëpisë botuese është një pjesë shumë e rëndësishme e procesit të prezantimit të autorit, për të mbërritur deri te botimi dhe më pas promovimi i veprës së tij.


Pjesa praktike e sesionit iu kushtua një punëtorie letrare në të cilën pjesëmarrësit e Akademisë krijuan një portofol të autores imagjinare Renata Stambolin dhe ua prezantuan atë botuesve imagjinarë në formën e një romani  imagjinar të titulluar "Yjet e Durmitorit".


Ushtrimi ishte mjaft I dobishëm,pasi parashtroi dhe shqyrtoi dilemat që kanë afaktorët  e ndryshëm të përfshirë në procesin letrar, duke theksuar e spikatur aspektet më të rëndësishme në paraqitjen e një vepre letrare nga vendet e Ballkanit përballë botuesve të huaj, mënyrat më të volitshme se si mund të botohen dhe promovohen, duke shitur të drejtat autoriale te agjencitë letrare. Më tej u krijuar një dialog mes pjesëmarrësve mbi interesin e përgjithshëm për autorët nga rajoni I Ballkanit dhe si mund të tërhiqrt vëmendja e një shtëpie të madhe botuese ndaj një vepre nga letërsia 'e vogël'.


E hënë - 16 maj | Dita Katërt

 

Dita e katërt  e Akademisë  Collider (Translations Collider Academy), e cila ka në fokus Menaxhimin Letrar dhe Promovimin përmes Përkthimit, iu kushtua politikave kulturore, diplomacisë kulturore dhe "eksportit" letrar .


Tematikat e ditës ishin: – Përvijime të politikave kulturore, diplomacisë kulturore,  "eksportit" letrar dhe një vështrim mbi rezultatet e ditës së dytë të Akademisë (nga Renata Zamida);  – Politika kulturore, diplomacia kulturore dhe "eksporti letrar: filozofia e mbështetjes publike të përkthimeve (paraqitur nga Renata Zamida); – Panel diskutimi mbi programet e mbështetjes publike (Andrej Lovsin, Fari Lacka, Yana Genova - moderatore Renata Zemida);  – Si të bëhesh "shkrimtar i huaj"?  (nga Ivana Bodrožić dhe dialog pyetje/përgjigje).


Fillimi i ditës së katërt të Akademisë iu kushtua temës së politikave kulturore të institucioneve dhe fondacioneve publike, që merren me ofrimin e mbështetjes sistematike kushtuar përkthimit, botimit dhe qarkullimit të veprave letrare. Në seancën e parë u theksua roli i ministrive të kulturës dhe agjencive kombëtare të librit, si aktorë kryesorë në krijimin e politikave kulturore publike cilësore.

Seanca online, e drejtuar nga Renata Zamida, ish-drejtoreshë e Agjencisë së Librit Publik  (Javna agencija za knjigo), shqyrtoi modelet e mbështetjes publike për përkthimin e veprave nga letërsitë kombëtare drejt gjuhëve të huaja, duke nënvizuar faktin se financat nuk janë të rëndësishme sa cilësia e mbështetjes ofruar nga palë të tjera të interesuara në procesin e botimit dhe promovimit të një vepre të caktuar letrare.


Andrej Lovšin (rrjeti Traduki) rishikoi rolin që ka luajtur ky network gjatë 10 viteve të fundit në procesin e mbështetjes së autorëve nga Europa Juglindore, proces ky që përfshin jo vetëm mbështetjen për botimin e përkthimeve, por edhe rezidencat letrare, pjesëmarrjen e organizuar në panairet e librit dhe mbështetjen për festivalet letrare në Rajon.


Fari Laçka (Qendra Kombëtare e Librit, Tiranë) vuri në dukje sfidat me të cilat përballet ky institucion kombëtar, lidhur me praninë e pamjaftueshme të përkthyesve cilësorë, që do të përkthenin nga shqipja drejt një gjuhe europiane, si dhe interesin e pamjaftueshëm të botuesve të huaj për letërsinë që shkruhet në gjuhën shqipe. Lacka vuri gjithashtu në dukje se Qendra është duke krijuar një strategji të re që, në të ardhmen, do e përqendrojë punën në zvogëlimin e këtyre dobësive.


Në gjysmën e dytë të programit të Akademisë, shkrimtarja Ivana Bodrožic (Kroaci) foli nga këndvështrimi i një autori. Ajo theksoi se është thuajse e pamundur që një autor të kalojë kufijtë e letërsisë së tij kombëtare pa mbështetje serioze institucionale, e cila duhet të plotësohet nga përkthyes cilësorë dhe agjentë të mirë letrarë.


E martë - 17 maj | Dita e Pestë


Dita e pestë dhe e fundit e Akademisë Translations Collider u drejtua nga Dea Vidović, Drejtore e Fondacionit Kultura Nova (Kroaci) dhe Kryetare e Rrjetit Tematik të Arteve dhe Kulturës Philea dhe Zëvendës-Kryetare e Bordit të ENCATC (Rrjeti Europian për menaxhimin e kulturës dhe politikave)).

Temat kryesore të diskutimit të saj ishin dialogu politik dhe hartimi i politikave kulturore gjithëpërfshirëse. Në pjesën e dytë të sesionit, ajo drejtoi punëtorinë 'Si t'i realizojmë gjërat frymëzuar nga thënia se 'gjithçka është e mundur'.


Në mbyllje të Akademisë u organizua prezantimi i Mbrëmjeve emblematike të Poezisë strugane nga drejtori i këtij aktiviteti Todorce Tasevski. Mbrëmjet e Poezisë së Strugës është festivali më i vjetër ndërkombëtar i poezisë në Maqedoninë e Veriut, i themeluar në vitin 1962 dhe ngjarja kryesore e jetës kulturore në qytetin e Strugës, ku u mbajt dhe sesioni i parë i Akademisë Translations Collider. Sesioni i dytë i tij do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2023.


Akademia Ndërkombëtare për Menaxhimin Letrar dhe Promovimin e Përkthimit është pjesë e projektit Balkan Translations Collider, i bashkëfinancuar nga programi Creative Europe i Bashkimit Europian    

 


Foto: Sonja Stavrova.


#CreativeEurope4Book

#BalkanTralnslationsCollider

#CreativeEurope4Book

#BalkanTralnslationsCollider


Për më shumë información klikoni në këtë link:


https://poeteka.blogspot.com

https://m.facebook.com/NextPageFoundation/albums/5339527456066398/


15 May 2022

Kronikë: Translations Collider Academy - Dita e dytë

Tema e ditës së dytë të Akademisë, 14 maj 2022, e cila u drejtua nga Diana Walters - eksperte dhe konsulente ndërkombëtare e trashëgimisë kulturore, ishte "Komunikimi Letrar Ndërkombëtar dhe Promovimi i Përkthimit". 

Sesionin e hapi shkrimtari i njohur Vladislav Bajac - drejtues i shtëpisë botuese "Geopoetika" dhe një profesionist me përvojë të gjerë në fushën e botimeve dhe të përkthimit. 
Në fjalën e tij, Bajac trajtoi çështje të faktorëve kryesorë dhe më domethënës, të cilët ndikojnë që autorët e "gjuhëve të vogla" të jenë të dukshëm në një kontekst më të gjerë kulturor.

Gjatë panelit të sesionit të dytë "Mapping the Field" u shtruan 3 pyetje të rëndësishme: 
1. Cilat janë përfitimet e një promovimi më gjerë të letërsisë së përkthyer nga gjuhët "të vogla"? 
2. Cilat janë pengesat për prodhimin dhe promovimin më të madh të letërsisë së përkthyer nga gjuhët e 'vogla'? 
3. Cilët janë aktorët/agjentët kryesorë të ndryshimit që mund të forcojnë leltërsinë e shkruar në "gjuhëte vogl"'?

Dita dytë e punimeve të "Balkan Collider Academi" - Struga, 13-18 maj 2022, përfundoi me sesion "Open Mic", gjatë së cilit u bënë prezantime të shkurtra nga pjesëmarrësit - Catherine Fragou, Ana Marija Grbić, Stanislava Nikolić Aras, Thanos Gogos, Rexhep Hida, Jasmina Topić, Dányi, Dániel, Irena Toci, Todora Radeva, Ivan Sršen, Manol, Rexhep Hida, Marija Dejanoviq, Sasho Ogenovski të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre me kolegët dhe të pranishmit.

Një moment i rëndësishëm i ditës intensive dhe produktive të Akademisë ishte konkluzioni se botuesit, autorët dhe përkthyesit duhet të jenë një pasqyrë e thellë të kontekstin letrar në të cilin punojnë dhe, promovimi i veprave letrare, është kulmi i këtij procesi.

Për informaciones shtesë, mundo të klikoni në këtë link:


#CreativeEurope4Book
#BalkanTralnslationsCollider

Translations Collider Academy - May 13 - 18, 2022 - Struga, North Macedonia

Më 13 maj 2022 filloi punimet në Strugë të Maqedonisë së Veriut Akademia me titullim domethënës "Translations Collider", e cila ka në fokus Menaxhimin Letrar dhe Promovimin përmes Përkthimit.

Kjo Akademi, që ka në program një sërë punëtorish krijuese,  panel me debate, 
dialogë e diskutime, sesione interaktive me profesionistë të fushës së menaxhimit letrar, përkthimeve, dhe politikëbërjes kulturore,  do të vijojë deri në datën 18 maj 2022. 

Shkëmbimi kulturor, në kuadër të sesionit të kësaj Akademie, është një fillim frutdhënës për të qartësuar më mirë njohuritë, shkëmbyer përvojat dhe për të bërë të dukshme kushtet, jo rrallë kaotike, në të cialt puneohet në politikat e përkthimit dhe menaxhimit në Ballkan. 
Akademia përpiqet t'i kanalizojë dhe rrjetëzojë këto në një drejtim e mendësi të re krijuese, kur bëhet fjalë për praktikat  e menaxhimit letrar, angjentëve dhe agjencive letrare të fushës.

Kjo Akademi bëjet jashtëzakonisht e rëndësishme dhe, në thelb, tejet e domosdoshme për nevojat që kanë për letërsinë e "gjuhëve të vogla". Akademia synon gjithashtu të krijojë e të vendosë praktika të reja pune e bashkëpunimi, në mënyrë që letërsia e këtij rajoni të bëhet më tërheqëse dhe më e njohur në hapësira më të gjerë letrare.

Akademia Ndërkombëtare për Menaxhimin Letrar dhe Promovimin e Përkthimit është pjesë e projektit Balkan Translations Collider, i bashkëfinancuar nga programi Creative Europe i Bashkimit Europian.

#CreativeEurope4Book
#BalkanTralnslationsCollider

Total Pageviews