DAMIR ŠODAN - Kroaci - poezi në 3 gjuhë nga autori fitues i bursës për shkrimtarë e përkthyes letrarë në Rezidencen "POETEKA - Tirana in Between" -
TUNDIMI I SHËN ANTONIT
tanimë e di se forca
e cila kuajve të harbuar
ua shtrëngonte këmbët fort
që moti ka pushuar në mitrën
e kryqëzimit të fshatit.
por njeriu është i verbër
teksa ëndërron futbollin
dhe i lëshon lakuriqët t'i zbresin
mbi supet e ngushta të rekrutit.
nëse do të dish
diçka për religjionin
duhet të provosh më parë
seks në eks(tazë),
me gjimnaziste të moshës së mesme,
Testamentin e Vjetër ose kërcimin bungee.
diçka të marrë, kryesisht.
Dalí e kuptoi menjëherë.
sigurisht që Zoti nuk ekziston
teksa gjunjëzohesh
para bankomatit.
Përktheu nga origjinali kroatisht: Lulzim Haziri
__________
Iskušenje Sv. Antuna
sad znaš da je sila
koja je onim razuzdanim konjima
tako napasno istezala noge
počivala još davno u utrobi
seoskog raspela.
ali čovjek je slijep
dok sanja nogomet
i pušta šišmiše da mu slijeću
na uska regrutska ramena.
ako poželiš znati
nešto o religiji
moraš prije toga probati
seks na exu,
sredovječne gimnazijalke,
Stari zavjet ili bungee jumping.
uglavnom, nešto malo
pomaknuto.
Dalí je to odmah znao.
naravno da ne postoji Bog
dok klečiš
ispred mašine za novac.
__________
The Temptation of St. Anthony
now you know that the force
that stretched the legs of those horses
so unrelentingly
once rested in the belly
of the village crucifix.
but man is blind
as he dreams of soccer
allowing fluttering bats to land
on his narrow soldierly shoulders.
if you wish to know
something about religion
you must first try
sex on X,
middle-aged prom queens,
the Old Testament or bungee jumping.
generally speaking: something a little
twisted.
Dalí knew that from the beginning.
of course, there is no God
when you're kneeling
below a cash machine.
____________
Damir Šodan (Damir Shodan) lindi në Split, në vitin 1964. Ai është poet, përkthyes, dramaturg dhe redactor. Ai është diplomuar për gjuhë angleze dhe histori të përgjithshme në Fakultetin Filozofik të Zagrebit. Ka botuar përmbledhjet Ndryshime zëri (1996), Botë e ngjashme (2001), Letra Skitit të egër (2009), Kafe Apoliner (2013) dhe Armiku i brendshëm (2018) si dhe librat me drama Zona e mbrojtur (2002) e Nata e dritave tjera (2009). Damir Šodan është autori përgatitës i antologjisë së poezisë bashkëkohore "neorealiste" kroate, titulluar Nga ana tjetër (2010). Për dramën Zona e mbrojtur ai u shpërblye me çmimin e parë për dramaturgët e ish-Jugosllavisë (Vjenë, 2000) dhe për burleskën Chick lit u vlerësua me çmimin e tretë në konkursin "Marin Drzhić" (2012). Veprat e tij dramaturgjike, nën regjinë e Dushan Jovanovićit, Tanja Oruçević-Miletičit dhe Slagjana Vujovičit, janë luajtur në skenat e Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës si dhe në Mal të Zi,
Si përkthyes, Damir Šodan ka sjellë në kroatisht shumë poetë dhe prozatorë angloamerikanë, mes të cilëve Charles Simic, Raymond Carver, Dennis Johnson, Charles Bukowski, Richard Brotigen, Leonard Cohen, Frank O´Hara, Bryan Tarner, Natali Handel etj. Ai ka përkthyer gjithashtu në kroatisht edhe një përzgjedhje të këngëve të poetit palestinez Najwan Darwish, një përmbledhje të lirikës kineze të bardit Yidi Madzia si dhe ka redaktuar poezinë e zgjedhur të poetit kult gjerman Volf Vondrachek, sikurse edhe një bllok nga poezia bashkëkohore njujorkeze, në kuadër të revistës zagrebase "Quorum" ku, për më shumë se dy dekada, ai është anëtar i redaksisë.
Damir Šodan është redaktor i poezisë së përkthyer në "Poezia", revistë e Shoqatës së Shkrimtarëve Kroatë (SHSHK), bashkëpunëtor i revistës për kulturë dhe letërsi "Tema", dhe i emisionit "Poezia me zë", në programin e tretë të Radios kroate. Ai boton rregullisht edhe në revistat elektronike e të shtypura të rajonit, siç janë Polja, Proleter, Plima, Astronaut, Fletoret sarajevase, Blesok, Sent, Ekerman, Apokalipsa, Ars etj.
Poezia e tij është përkthyer në rreth 20 gjuhë (përfshi edhe kinezisht, koreanisht, galicisht, arabisht dhe hebraisht) dhe është përfshirë në antologjinë amerikane "New European Poets" (Graywolf Press). Kjo krijimtari është botuar edhe frëngjisht "Les Poètes de la Méditerranée" (Gallimard) apo në revistat britanike "World Record" dhe "A Hundred Years' War" (Bloodaxe). Libri me poezitë e tij zgjedhura, me titull "Čez cesto Spinozove hiše", është botuar në Slloveni (CKUD Apokalipsa, 2013) nga Jurij Hudolin. Damir Šodan është anëtar i FSHSHK dhe PEN qendrës kroate. Ai ka marrë pjesë në manifestime dhe festivale të shumta letrare ndërkombëtare, ndërsa si pedagog ka qenë i ftuar në Universitetin Columbia dhe Sierra Nevada College (SHBA). Për dhjetë vjet, së bashku me Predrag Lucićin, në Splitin e tij të lindjes, ka redaktuar të përjavshmën satiriko-politike "Feral Tribune", në të cilën ai botoi mbi tetëdhjetë tituj me poezi, prozë, ese, publicistikë, kujtime, filozofi, letërsi epistolare si dhe një libër gatimesh autentike dalmate.