📌 Më 31 mars 2023, ora 17.00, pranë bibliotekës publike "Misto Treska", në rrugën Mine Peza, Shoqata POETEKA organizon një takim informues e dialog me përfaqësues të institucioneve politikëbërëse të kulturës dhe letërsisë në Shqipëri, përkthyes e përfaqësues të instituteve të kulturës të vendeve të Bashkimit Europian për prezantimin, paraqitjen e gjetjeve, shqyrtimin e të dhënave si dhe të rekomandimeve mbi 📚 Studimin "Letërsia shqiptare: përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor".
📌 Ky botim përfaqëson studimin e parë shkencor në këtë fushë, i cili është realizuar nga Shoqata POETEKA me kontributin e studiuesve në kuadër të zbatimit të projektit Balkan Translations Collider, bashkëfinancuar nga Programi Europa Krijuese e Bashkimit Europian 🇪🇺.
📚 Studimi përmban të dhëna, vëzhgime dhe analiza mbi autorë nga Shqipëria 🇦🇱 dhe Kosova 🇽🇰 të përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Synimi i këtij takimi është të informojë politikëbërësit mbi gjetjet e rekomandimet e këtij studimi.
Jeni të ftuar të marrin pjesë!
European Union in Albania
Creative Europe
Next Page Foundation
#CreativeEurope4Books
#BalkanTranslationsCollider