21 March 2024

DITA E AUTORËVE EUROPIANË - the DAY OF EUROPEAN AUTHORS

25 Marsi 2024 vjen si një ngjarje historike për Europën, për shkrimtarët dhe për lexuesit e saj të rinj.  "DITA E AUTORËVE EUROPIANË"  - takimet do të mbahen njëherazi në 40 vende të kontinentit.

Në takimin me gjimnazistët e "Sami Frashërit", që zhvillohet ditën e hënë, më 25 mars, shkrimtari Arian Leka do të paraqesë librin "Hartë memece për të mbyturit", si rast për të bashkëbiseduar mbi diversitetin kulturor europian, letërsinë. lirinë dhe luftën, metaforën "Auschwitz detar", vështruar si histori shqiptare dhe narrativë e gjerë europiane mbi emigracionin, trafikimet, humanizmin dhe dinjitetin njerëzor.

Dita e Autorëve Europianë (DoEA) është  nismë e Komisionit Europian, që synon të rilidhë brezat e rinj me autorët, leximin e librave, për t'i ndihmuar ata të zbulojnë diversitetin e letërsisë europiane, duke theksuar se Europa i do librat!  

Përveç bisedës shkrimtari Arian Leka do të lexojë fragmente të zgjedhura nga libri dhe poemën "Auschwitz detar".  Poema, sikulminacion i veprës, është një përfytyrim i pashoq mbi Mesdheun si një kamp përqendrimi nënujor dhe metropol alegorik i të ikurve e i të mbyturve në det, temë kjo që u bë sërish e afërt ngaqë në fjalorin e Europës pa kufij, u rikthyen fjalët kamp - tel me gjemba - mur - luftë  - ata - ne... Kjo poemë është përkthyer në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, anglisht, polonisht, greqisht, rumanisht, serbisht, boshnjakisht, kroatisht, sllovakisht, maqedonisht, sllovenisht në gjuhën malazeze etj.  

#ReadWithEurope
#The Day of European Authors
#CreativeEurope4Books
#European Writers' Council
#readwitheurope #ewc #literature #booksbooksbooks #bookstagram #bookevents #europe #bookish

Total Pageviews