Revista ABWÄRTS, me qendër në Berlin, në Nr. 41, Korrik 2021, boton tekstet e Arian Lekës, sjellë në gjermanisht nga Dr. Zuzana Finger, përkthyesja e mirënjohur që, me mjaft përkushtim, ka bërë të mundur që letërsia e shkruar në gjuhën shqipe dhe autorët shqiptarë të lexohen gjerësisht në botën gjermanishtfolëse.
19 August 2021
Fwd: BOTIM NË REVISTËN GJERMANE ABWÄRTS -
Revista ABWÄRTS, me qendër në Berlin, në Nr. 41, Korrik 2021, boton tekstet e Arian Lekës, sjellë në gjermanisht nga Dr. Zuzana Finger, përkthyesja e mirënjohur që, me mjaft përkushtim, ka bërë të mundur që letërsia e shkruar në gjuhën shqipe dhe autorët shqiptarë të lexohen gjerësisht në botën gjermanishtfolëse.
16 August 2021
READING BALKANS / Sonja Porle / POETEKA - TIRANA IN BETWEEN
READING BALKANS: Mik në Shtëpinë e Shkrimtarit dhe përkthyesit Letrar – POETEKA TIRANA IN BETWEEN, Gusht, 2021 !
Sonja Porle: "Engjëlli i Zi, kujdestari im" - roman udhëtimi
Shkrimtares dhe studiueses sllovene Sonja Porle i pëlqen të udhëtojë. Madje që në shkollën fillore ajo kishte ëndërruar të endej në toka të largëta. Që në moshë të re, 23 vjeçare, ajo do të vizitonte së pari Afrikën. Ndodhi në 1983, kur ajo, për të mos u shqetësuar vendasit, siç shkruan, u nis fshehtazi.
Prej asaj kohe ajo u sëmur me atë që quhet e "mal de l'Afrique". Ndryshe do të thuhej se Sonja Porle u dashurua marrëzisht me Afrikën. Ajo do të kthejej vazhdimisht atje, duke jetuar për një kohë të gjatë mes miqsh afrikanë. Nga Afrika dhe pas kthimit prej saj, Sonja Porle shkroi artikuj dhe ndodhi të jetuara, mbajti ditar dhe dha intervista, të cilat u botuan në revista të ndryshme.
Ajo promovoi në radio muzikën dhe performancat rituale afrikane si dhe hapi ekspozita të shumta, në të cilat vizitorëve u jepej mundësia të shihnin nga afër dhe të vlervsonin krijimtarinë e fëmijëve afrikanë, të cilët bënin kukulla dhe lodrat e tyre nga materialet e mbetjeve që gjendeshin në shtëpi.
Në romanin e saj të udhëtimit "Engjëlli i Zi, kujdestari im", Sonja Porle bashkoi përshtypjet dhe përvojat e veta nga Burkina Faso dhe Gana. Libri ndahet në tre kapituj: Presidenti që këndon; Përgjatë rrugës drejt yllit dhe Rumba mbi pluhur dhe kthimi. Kapitujt ndëthurin përvojat e saj të udhëtimit me historitë e rrëfyera nga miqtë saj afrikanë me vëzhgime të mprehta mbi tiparet sociale che gjeografike të Afrikës.
Me t'u botuar (1997) vepra u bë menjëherë vepra më vlerësuar nga kritika dhe libri më i shitur në Slloveni, duke bërë që Sonja Porle të meritojë për këtë vepër çmimin prestigjioz kulturor të vitit "Zlata ptica" (Zogu i Artë).
Romani u ribotua disa herë gjatë viteve në vijim, duke mbetur gjerësisht i lexuar. Ai u përkthye i plotë në kroatisht dhe gjermanisht, ndërkohë që fragmente të tij u përkthyen dhe u publikuan në anglisht, çekisht dhe rusisht.
Sonja Porle i përshkruan njerëzit dhe vendet në mënyrë të këndshme, delikate, me humor, duke qenë ndonjëherë edhe pak ironike. Ajo ka ndjenjën e detajit në përshkrim. Një vit më vonë u botua edhe libri i saj i dytë mbi Afrikën, i titulluar "Ngjyra e çokollatës së ëmbël" (1998), i cili është një përzgjedhje e artikujve të saj të udhëtimit mbi Afrikën. Si një njohëse e jashtëzakonshme e Afrikës, ajo u prezantoi sllovenëve "kontinentin e zi" në një mënyrë të re, të freskët dhe "femërore", siç e vlerëson kritika.
Programi "READING BALKANS" mbështetet nga "Creative Europe" i Bashkimit Europian dhe rrjeti TRADUKI, Për realizminin e tij bashkëpunojnë partnerë si Goga (Slloveni), Goten (Maqedoni e Veriut), Krokodil (Serbi), Udruga Kurs (Kroaci), Poeteka (Shqipëri), Qendra Multimedia (Kosovë), Qendra PEN (Bosnjë-Hercegovinë).