02 December 2019

Reading Balkans 2020 / The Literary Residence Programme: Open Call

The Residency is pre arranged by Reading Balkans project in cooperation with the Publishing House Goga (Slo), Goten Publishing (MK), Krokodil (Srb), Udruga Kurs (Cro), Poeteka (Alb), Qendra Multimedia (Kos), PEN BIH and S. Fischer Stiftung (De) & partners. 

The Literary Residence Programme 'Reading Balkans 2020' is open to welcome fiction writers, poets, essayists, playwrights, screenplay writers and comic book writers from Southeast Europe (Slovenia, Croatia, Serbia, Kosovo, Bosnia & Herzegovina, North Macedonia, Albania, Romania, Montenegro, Bulgaria).

Reading Balkans project is supported by the EU Creative Europe program.

We are in particular paying attention to writers who are innovative, who in their works deal with contemporary themes and topics.

We will enable the participation of writers of all ages and sexes with a common criterion: that their works reflect topics of migrations, language exile, reconciliation, the role of culture and the importance of dialogue to fight nationalism and intolerance. 

For the year 2020, the call for applications is launched for 21 authors. Each residency duration will be 4 weeks. All residencies will be arranged between March 1st 2020 and December 31th.

Number of residencies 

Name of the HostCountry (Town)Number of residencies
Publishing House Goga Slovenia (Novo mesto) 
Krokodil Serbia (Beograd) 
Goten Publishing North Macedonia (Skopje) 
Udruga Kurs Croatia (Split) 
Poeteka Albania (Tirana) 
Qendra Multimedia Kosovo (Prishtina) 
PEN BIHBosnia and Hercegovina (Sarajevo) 

The fellowship for the writers will include:

  • A 4-week stay in an apartment
  • travel costs (up to 150 eur)
  • A grant in the amount of 1000 euro gross (approx. 750 net),
  • A literary event with the author in the country where the residency will be held
  • A translation of one text to be presented at the event (into the language of hosting residency) and a translation of one text into English to be included in the mobile app and to be used in promotional purposes.

The application consists of:

– a bio-bibliography – a short Curriculum vitae and art life, including the list of the works published,

– a recommendation of the publisher or of Writers or Translators Association

– a synopsis of the project to be undertaken during four week staying in residency (max. half page);

– the full address (phone number and email address – max. 2 lines)

The application material should be sent in Croatian, Serbian (latin), Bosnian, English – max. half page;

The deadline for the applications is December 30th, 2019.

The fellowships will be awarded by the Board of Reading Balkans Project.

In case you have additional questions regarding the call please contact us via email: goga@goga.si

The applicants will be informed about the decision of the jury via email, by Friday, January 17th 2020.  

http://www.readingbalkans.eu/news/815/


22 November 2019

“Në kërkim të këmishës sëhumbur” - Arian Leka - Çmimet "KULT" 2019

Çmimet "KULT" 2019  - për "Libri më i mirë i vitit"

 "Në kërkim të këmishës së humbur" - Arian Leka

- fragmente nga kritika

 

ANDREJ NIKOLAIDIS

...Nga këmisha prej të cilës lindim, te këmisha nga dollapi e gjyshit të Arian Lekës, deri në këmishët e përgjakshme nën të cilat vdiq Franz Ferdinand, këmisha e Lekës kthehet në një pikë qendrore, konstante (familjare) të historisë: në çelësin në të cilën kjo histori duhet të lexohet (apo këndohet).

E kështu Leka në librin e tij "Në kërkim të këmishës së humbur " ndërthurur në mënyrë kaq të hollë (në të njëjtën kohë esetë janë kaq të pështjelluara, që ai me delikatesë Leka i mpleks edhe me titullin e magnum opus-it të Prustit, të cilit teksti i Lekës i referohet).

Arti në këtë vepër është një dhe i vetëm dhe gjithçka ndërthurret me të. Pikërisht për ky art na dëshmohet në tekstin e Lekës. Jo vetëm që është e pamundur (në fund, edhe e panevojshme), të përcaktosh se ku fillon proza dhe ku poezia, por edhe më e pamundur (sigurisht dhe e panevojshme) akoma është për të përcaktuar se ku fillon shkrimtaria dhe ku muzika.
Ishte një vend ku kjerëzit flisnin sa për të kaluar kohën, pa dëshirën për të thënë diçka të mençur. Në fund të fundit, me kalimin e kohës, asgjë nuk mbetet prej urtësisë sonë, thoahin ata. Njerëzit të cilët kanë pak, ëndërrojnë shumë dhe ëndërrimi mbetet loja e tyre e parapëlqyer.
Dikur, njëri syresh pyeti: "Çfarë do të dëshironit të kishin, sikur t'u jepej një mundësi?" I pari tha se do të donte para. I dyti shpresonte të martonte të bijën. I treti, përsëri, dëshironte një vegël zdrukthtari. Në fund, kur të gjithë e kishin shprehur dëshirën e tyre, njervzi e këtij vendi u kthyen edhe nga një i huaji në qoshk. Ai, në fillim me edukatë e pastaj me këmbëngulje, kundërshtoi të fliste për çka dëshironte, por përfundimisht iu dorëzua. "Do të kisha dashur të isha një mbret i fuqishëm e të sundoja një vend të madh e mbrëmjeve të shtrihesha për të fjetur në pallat e, teksa netëve armiku të shtohej shumë në kufi, dhe para agimit, kur kalorësit të vinin në oborrin tim pasi nuk kishin bërë asnjë rezistencë dhe kur unë të përsillesha prej ëndrrave dhe të mos kisha kohë as për t'u veshur, e ashtu me këmishë siç isha, të merrja arratinë, duke kaptuar male e lugina, pyje e kodra, dhe të mos kisha paqe asnjë ditë e natë, deri sa të ndihesha i shpëtuar këtu, në këtë trapez të hanit tuaj. Ja, këtë dua!" Njerëzit janë hutuar si fillim, por pastaj e pyetën të huajin: "Por, çfarë dëshire ke konkretisht." I huaji me qetësi u tha: "Një këmishë!"
Arian Leka me librat e botuar në Malin e Zi e në Serbi, por me këtë rast edhe për lexuesin sllav të jugut, na shfaqet si një "rrobaprerës i mirë lajmesh" dhe mjeshtër i zejes së tij. Por a është vallë prej prerjes së mirë këmisha nxjerrë prej historive të tekstit, me të cilën Leka vesh lexuesit e tij apo secilin prej nesh, ashtu si jemi? Prej materialeve të përzgjedhura me profesionalizëm, por që ne e gëzojmë në këtë libër, pasi duke e lexuar edhe ne kemi qenë në qytetet dhe krahinat e përshkruara nga ai, gjithë sa kemi lexuarna na bën të ndjejmë nga afër ngrohtësinë, bukurinë dhe shpresën.

Dhe ndaj them, Leka di si të veprojë; qoftë për një këmishë e mirë, por edhe për një letërsi të mirë. Leka është shkrimtar serioz, jo si në parametrat tanë ballkanike, unë-për-ty dhe ti-për-mua, por serioz në parametra absolutë, në të vetmet hapësira ku lejohet të flitet për art.

 2018 - nga parathënia e botimit në gjuhën serbe

 

ARDIAN KYÇYKU 

 "Në kërkim të këmishës së humbur" ka një përmasë poeme (veçmas në çelësat metaforikë, me të cilët hap lidhjet e nyjëtuara, ose thjesht të fshehura, të disa ngjarjeve historike-kyçe, ose brava mendësie); ka një përmasë romani (falë lëndës epiko-lirike dhe ngritjes së disa personave e ngjarjeve të njimendta në nivele burimore); një përmasë gazetarie, me kahun drejt antropologjisë dhe fenomenologjisë shoqërore (po përmend vetëm kapitullin kushtuar mëdyshjeve rreth ndërtesës së Teatrit Kombëtar); dhe një përmasë mirëfilli shkencore (falë paanësisë dhe kulturës së thellë të përdorura ndaj çështjeve themelore e themeltare që shqyrton).

Sa i përket kësaj të fundit, si autor që i shkruan librat nga brenda e jo nga jashtë, Arian Leka është një ndër shumë të paktët që dinë se, në disa çështje, paanësia "e sotme" shkencore nuk është veçse një trajtë e fshehur nënshtrimi ndaj direktivave letrare e gjeopolitke dhe nesër ndodh të dalë jo vetëm e dëmshme, por edhe fajtore. Ndaj edhe të vërtetat që përcjell ky libër nuk ngatërrohen me të vërtetat e përditshme....

...Duke përkujtuar vetëm në titull kërkimin e kohës së humbur të Proust-it, libri ka si trup metaforik autobiografinë, me emër e mbiemër, me të dhëna tejet vetjake, si lindja "me këmishë" një vit para shpalljes së Shqipërisë si shteti i parë ateist në botë e të tjera, por faqe pas faqeje shndërrohet natyrshëm e pa synime të fshehura përvetësimi, në autobiografi-lumë, ose det (i gjithëpranishëm në tekst e nëntekst, por edhe në poetikën e Arian Lekës) të një breznie (jo kohore, por shpirtërore).

Jetëshkrimi i kërkohet autorit nga një botuese perëndimore, me qëllimin që të jetë sa më joshës e i tretshëm për lexuesin. Jo rrallë, kjo nënkupton futjen e dhunshme të një tigri brenda helikave të makinës grirëse, me qëllimin për ta nxjerrë sa më mace, të zbutur e zbavitëse, por që, në fund, e nxjerr thjesht miush prej pushi...

...Këmisha më duket edhe si shpirt i qepur e pastaj i shqyer nga të tjerët, si ndjeshmëri, fisnikëri, apo edhe drejtësi, guxim për të pranuar një të shkuar, ose qetësi për të pranuar një të ardhme që caktohet nga e shkuara përkatëse, si edhe nga një e ardhme e mëpasshme. Heraherës ke përshtypjen se libri synon të gjejë e të riqepë fatin e humbur, - për të mos thënë të vetëvrarë[6], - të trevave juglindore.

Fatin e mirë, por edhe më të keqin e mundshëm, se jo gjithmonë humbja vjen për keq dhe, nga ana tjetër, të humbësh fatin më të keq, nënkupton të kesh një fat njëfarësoj të mirë. Prandaj është e natyrshme që lexuesi ta gabojë përkohësisht kahun e zbërthimit të metaforave dhe hyn pandijshëm në dialog me tekstin....

...Kjo nuk ndodh shpesh as në letërsi e as në eseistikë, jo më në punimet shkencore, sidomos kur zëri i tekstit, ose uni i shumëfishtë, ta quajmë, e paraqit veten haptas si shkrimtar. "Talenti është një mëkat vdekësor i fshehur, që nuk shlyhet dhe as nuk falet.

Gjithsesi, mendoj se vdekja më e ashpër nuk ndodh për shkak të talentit dhe trazirave që ai shkakton, duke hyrë si forcë e pazakontë brenda formave të rëndomta të jetës e që u kalon fare pranë edhe njerëzve të pajisur me ndonjë dhunti". (f. 36) Talenti i të shkruarit kërkon nga të tjerët gati të njëjtin talent në të lexuar, përndryshe u drejtohet të palindurve, që nuk dihet a do të dinë shkrim e këndim. P

ër këtë arsye: "Formë brengosëse e vdekjes duhet të jetë vdekja që ndodh në kujtesë. Pavarësisht nga arsyet e rreme që shfaqin, për kaq bëhen luftërat. Kush do të harrohet. Kush do mbahet mend. Për kaq janë zhvilluar betejat". (f. 37) M'u kujtua vetiu edhe fjalia e gdhendur mbi një kryq guri në Rumani: "Kujtonani, që të mos vdesim..."

 2019 - Gazeta "Shqiptarja.com"

 

ĐORĐE KRAJIŠNIK

 "Në kërkim të këmishës së humbur" është rrëfimin në kërkim të vetvetes në shtresëzimet e historisë, . Libri Arian Lekës "Dollapi", "kemishen e humbur" brenda saj, i cili përmban dy tekste shumëzhanrëshe, të intonuara midis esesë, fugës muzikore dhe rrëfimit, është pikërisht hapi pas, zhytja në të shkuarën.

Në të identifikohen lidhjet e ndërprera, që janë burimi i pamundësisë së momentit aktual. Njësoj si dikur prindërit mblidheshin rreth Marsejezës, po ashtu edhe ne bashkohemi rreth një boshti - rreth kthimit të traditës të të parëve tanë, por mblidhemi edhe rreth trendit më të ri. Është çasti në të cilin vendet postkomuniste, më të varfërit ndër të varfërit, dalin nga klishetë dhe stereotipet pikërisht pas krizash dhe konfliktesh. 
Në vend të rilindjes ksenofobe të popullit, i cili një paradigmë padurimi e zëvendëson me një tjetër, autori i "Dollapit" vihet në gjurmë të "Këmishës së humbur", që është e tija, këmisha që i shkon, që nuk është qepur në masën e unifikuar, njëra për të gjithë.

Që simboli i "Këmishës" të jetë i kuptueshëm, është i domosdoshëm të shfaqet edhe elementi i dytë i tregimit – "Dollapi". Përse bën fjalë ky Dollap? Përmes rrëfimit mbi dollapin e familjes Arian Leka përshfaq një fotografi të qartë të shekullit XX, si shekull të krimit dhe terrorit, por edhe si simbol i kohës së sotme apo domosdoshmëri për të gjurmuar thelbin e tij. "Ishte dollap nga epoka austro-hungareze, e megjithatë ngjante më shumë si ndonjë katedrale bosh. Mund të mendohej edhe sikur ndonjë anije pas lundrimit kishte ardhur për të ngecur në atë dhomë. Ishte një nga orenditë gjigante të mobiljeve që sot nuk prodhohen më." 

E paraqitur kësisoj alegoria e Dollapit ka tingëllim të dyfishtë. Në njërin ai është patinë e kujtimit nostalgjik të fëmijërisë, ku dollapi është vend i sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa në të dytin ky dollap shndërrohet në një vëzhgues të përhershëm të kohës, si në kuptimin e ngushtë familjar, ashtu edhe në atë të horizontit të gjerë social e historik. 

Arian Leka gjithsesi i shkon akoma më thellë kësaj tabloje. "Nga një vend për zbavitje, kjo bina e madhe për mua u shndërrua në vendfshehje. Mbyllesha në të, izolohesha. Arratisesha. Nuk e kuptoja. Nuk mund të kuptoja që hapësira e brendshme e dollapit ishte forma më naive e vetëmbrojtjes kundër kolektivizimit, kundër masivitetit, kundër

uniformitetit të mendimeve dhe njëtrajtshmërisë së gjykimeve", shkruan ai. Do të bija definitivisht dakord me shkrimtarin Andrej Nikolaidis, kur thotë se Arian Leka është një shkrimtar serioz, serioz jo në parametrat tanë ballkanikë, të llojit unë për ty e ti për mua, por serioz në parametra absolutë, të vetmit që lejojnë të flitet për art.

 2019 - Oslobođenje - Strane

 

BEN ANDONI 

"Në kërkim të këmishës së humbur" po zë vend në botimet e vendit. Me një sens të lartë mase dhe me një ironi të këndshme, ai

bëhet kronikan i kohës së vet dhe i mjedisit, ku gjendemi, por edhe ku jemi "të dënuar" të ekzistojmë... Tek "Shkrimtari i Angazhuar", ai jep qëndrimin e vet për individin që i ngjan atij apo mënyrën sesi ne duhet ta shikojmë kohën tonë. Dhe këshilla e tij është e qartë: intelektuali nuk duhet ta shesë shpirtin, kudo dhe kurdoherë, paçka se mënyrat janë aq të kamufluara dhe mundësia për
të mos u njohur janë të shumta. Jo, nuk duhet. Thjesht.

"Ai që duhet të ishte momenti i ndarjes nga turma, bëhet moment i shndërrimit të shkrimtarit të angazhuar ndaj çështjeve me dobi publike, në shkrimtar mirëfilli politik apo thënë ndryshe, të shkrimtarit të urdhëruar
politikisht është se ai qorton butë apo kundërshton me maturi.

Ky shkrimtar nuk e kundërshton forcën politike ku bën pjesë
apo mbështetet edhe pa qenë anëtar, siç bënte dikur Saramago, për të thënë një nga emrat e shumtë. Në vend të prozës dhe poezive, shkrimtari i angazhuar i realitetit shqiptar shndërrohet në duartrokitës, ai implikohet me çdo qëndrim të partisë dhe pranon të jetë hartues fjalimesh, që për ironi,
edhe pse të dallueshëm për nga stili, nuk do të mbajnë kurrë autorësinë e vet".

Jo shumë larg, ai flet për heroizmin e kohës sonë, apo e
thënë më hapur: "heroikën e kohës tonë", që mungon atëherë kur duhet. "Guximi për të thënë jo thjesht të vërtetën e një pale, por të drejtën e paanshme. Aftësia për të kuptuar se duhet ndenjur jo përkrah, përbri apo përballë një grupi, po për të ndenjur përmbi të gjithë".

Ai vetë mban qëndrim për gjërat që ndodhin në vend dhe këtë e tregon në esenë që i kushtoi teatrit, që e ka titulluar "Teatri si formë ndëshkimi". Ndryshe nga shumë kolegë të tij, që u fshehën pas një gjuhe të drunjtë, ai u shpreh hapur dhe qartësisht për idenë e tij lidhur me të ardhmen e Teatrit. "Prirja
për vringëllimë të fjalës dhe politizim u bë më e dallueshme pas deklaratave, që filluan ta lidhnin teatrin me kujtesën dhe shembjen e tij me rrënimin e trashëgimisë kombëtare gjatë tranzicionit të gjatë".

Dhe, autori e lë një moment narratorin dhe e merr lexuesin që të
bëhet pjesë e botimit të vet: "Vërtet je aq naiv sa të besosh se mirëqenia apo harresa janë shkaqet që e bëjnë evropianin ironik të shprehet se urrejtja është një specialitet ekskluziv ballkanas dhe se ballkanasi ka monopolin e barbarisë?", e pyet Leka lexuesin, edhe atë të huaj, i cili ka pasur mundësi t'i lexojë esetë e autorit në disa prej gjuhëve europiane.

Një veçanti tjetër që duhet të theksohet është edhe gërshetimi i
teknikave moderne, që në një farë mënyre e ndihmojnë për të gjetur hapësirën dhe tonalitetin e duhur për të folur përmes shkrimit. Dhe, mënyra sesi e grish lexuesin të intereson sepse edhe digresionet janë të jashtëzakonshme për të parë gjëra, ku e vërteta zhvleftësohet, harresa bren historinë dhe lotët pësojnë rënie në bursë, citon ai poetin polak Tadeusz Rozewicz.

 2019 - Milosao

 

28 October 2019

Tetori gjerman - TEATER I POEZISË - me PAUL CELAN dhe ROSE AUSLÄNDER

LULËKUQJA DHE KUJTIMI - Teatër i Poezisë me krijimtari nga 

PAUL CELAN dhe ROSE AUSLÄNDER

E mërkurë, 30 tetor 2019, ora 18:00, Teatri "Migjeni", Shkodër 

Libreti: Arian Leka
Përkthimi: Ana Kove

Aktorë: Kastriot Ramollari dhe Ina Gjonçi.
Kitarë: Vincent Dervishaj

Aktiviteti zhvillohet në gjuhën shqipe dhe mbështet nga Traduki, në kuadrin e veprimtarive të "Tetorit Gjerman". 

Hyrja e lirë dhe e mirëpritur!

___________________

Njerëzit që vijnë nga vendet e Europës Lindore apo Qendrore kanë lindur për të mos marrë me vete asgjë, përveç gjuhës dhe kujtimeve. 

Nga ky pohim nuk përjashtohen as PAUL CELAN (poeti që edhe pse nuk jetoi në Gjermani, i dha letërsisë në gjuhën gjermane një nga zërat e tij më të fuqishëm dhe përtëritës pas Luftës së Dytë Botërore) dhe ROSE AUSLÄNDER (poetja që edhe pse nuk mori çmime nga studiuesit dhe kritika, renditet ndër të parat poete sa herë që përgjigjet vijnë nga ata që lexojnë poezi, duke e merituar vlerësimin "poete e lexuesit".

Krijimtaria e dy përfaqësuesve të shquar të poezisë lirike në gjuhën gjermane, poetëve Paul Celan dhe Rose Ausländer, bashkon e mban lidhur jo vetëm origjinën e tyre të përbashkët - Cernowitz-in dhe një qytet me përbërje multikulturore e shumëetnike si Bukovina, por kjo vepër nxjerr në dritë atmosferën e atyre viseve dhe të Europës gjatë Luftës së Dytë dhe pas saj, të atij qyteti, në të cilin u ndeshën dhe bashkëjetuan aq shumë mite, tradita dhe gjuhë të ndryshme, përjetimet e mërgimit, humbjeve në jetë, gjuhës si strehë, dashurisë, peizazhit dhe arratisë, që kryqëzohen dendur në poezinë dhe biografitë e të dy poetëve.

20 October 2019

Krijimtaria e Arian Lekës botohet në Rumani

Krijimtaria e Arian Lekës botohet në revistën e njohur të Bukureshtit - "NEUMA", revistë e Bashkimit të Shkrimtarëve të Rumanisë. 

Teksti që paraqitet në rubrikën "I ftuar special", me titullin "Emigrantë dhe Luftëtarë" (Imigranţi și combatanţi) është pjesë e librit "Në kërkim të këmishës së humbur" (Tiranë, 2018) dhe është përkthyer nga Ana-Maria Florea (Traducere prin limba engleză de Ana-Maria Florea).

15 October 2019

Arian Leka: Konceptet bazë të mendimit dhe kulturës kineze

Më datë 11 tetor 2019, dr. Arian Leka, studiues në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike mbajti në sallën "Aleks Buda" ligjëratën: "Konceptet bazë të mendimit dhe kulturës kineze". Kjo veprimtari u organizua nga Akademia e Shkencave të Shqipёrisё nё bashkëpunim me Universitetin e Gjuhёve tё Huaja tё Pekinit, në kuadër tё 70 vjetorit tё vendosjes sё marrёdhёnieve diplomatike midis Shqipёrisё dhe Republikës Popullore tё Kinës. 
Në këtë ligjëratë dr. Arian Leka paraqiti mes të tjerave edhe një dokument nga "Diturija" e vitit 1916, përmes së cilit dëshmohen fillesat e komunikimit mes filozofisë së lashtë kineze dhe kulturës shqiptare. Përmes artikullit të Lumo Skëndos "Miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë", ku autori përkthen e citon Konfucin, data e vendosjes së "marrëdhënies filozofike" dhe komunikimit kulturor mes dy kulturave bëhet më e hershme se sa 70 vjet, duke sjellë gjithashtu edhe një tjetër datë edhe për përkthimin e filozofisë kineze në gjuhën shqipe.  
Aspekte të tjera të trajtuara në kumtesë ishin qasja e filozofisë kineze jo vetëm ndaj jetës akademike dhe të katedrave, por edhe ndaj përditshmërisë, si dhe trajtimi i të menduarit dhe filozofimit si një entitet shpesh edhe më të rëndësishëm se sa besimi. U theksua fakti se filozofia e lashtë kineze u ofrohet ushtruesve të saj jo si udhëzuese, por udhërrëfyese, që nuk e urdhëron, por e udhëzon njeriun. 
Kjo filozofi bëhet prijëse drejt një bote që kultivon mendimtarin te çdo njeri dhe e vështron njeriun si kulminacion të qenies, për të nxjerrë prej njeriut jo një individ thjesht më të mirë, por një individ më të plotë, të aftë të përmbushë detyrën e vet si qytetar i një vendi, si qytetari i botës, por për të qenë në të njëjtën kohë edhe qytetar i Gjithësisë, në harmoni me vullnetin e Qiellit dhe Dëshirat njerëzore. 
Temë e trajtimit ishte edhe çështje e bashkëkohësisë së filozofisë kineze dhe vlera e përdorimit të saj në botën moderne.

Meral Kureysh dhe Arian Leka - Dialog mbi emigrimin

Pamje nga Mbrëmja Letrare zhvilluar në 14 tetor 2019 në librarinë "Tirana Times", si një dialog mes shkrimtarëve Meral Kureyshi, Arian Leka dhe përkthyesit Enver Robelli.

Kjo veprimtari kulturore ishte pjesë "Tetorit gjerman" dhe u mbështet nga Fondacioni Kulturor Zviceran Pro Helvetia, Traduki, Ambasada Zvicerane dhe Ambasada Gjermane.

Meral Kureyshi lindi në Prizren në vitin 1983 dhe, prej vitit 1992 jeton në Zvicër, ku mbërriti në moshë të hershme shkollore.

Romani i saj i parë u botua në vitin 2015. Por letërsia, që nuk është e lidhur detyrimisht me shkrimin, duket ka lindur kohë më parë, në vitet kur fëmia fillon të shënojë në kujtesë ato që i bëjnë përshtypje dhe që do i shërbejnë më pas si lëndë letrare e parë: siç është dhe romani „Elefantë në kopsht" (Limmat, Zyrih, 2015; Qendra Multimedia 2019, përkthyer nga Enver Robelli): një roman mbi kujtimet, shkruar gjatë gjithë jetës në kujtesë.
Romani „Elefantë në kopsht" i Meral Kureyshi-t u prit mjaft mirë nga kritika dhe lexuesit, duke u nominuar për Çmimin e Librit zviceran (Schëeizer Buchpreis). Më pas ky libër është vlerësuar edhe me çmime të tjera, por ajo që ka edhe më shumë rëndësi se sa vetë çmimet, është fakti se ky roman është përkthyer e botuar në shumë gjuhë, duke rritur komunikimin e autores me lexuesim, gjë që me sa duket i sjell edhe më shumë kënaqësi një shkrimtareje si Meral Kureyshi, që nuk jeton për çmimet, as nga letërsia, por nga puna e përditshme në "Atelienë e Poezisë" që ka themeluar.

Romani ka në vëmendje jo thjesht temën e emigrimit, por jetën dhe përditshmërinë e atyre njerëzve që braktisin vendlindjen në kërkim të një "atdheu të ri." Por përtej temës sunduese autorja e ka një qëndrim të saj rreth temës, kur shkruan: "Unë nuk do e përdorja kurrë këtë temë për të bërë emër për veten time". Por mospranimi i spekullimit me me "tematikën e fortë", siç është theksuar do të ishte i pamjaftueshëm, nëse nuk do të shoqërohej edhe me një pasuri stilistikore në rrëfim, që i bën të paharrueshme ngjarjet dhe të skalitura detajet e shumta, shkruar me thjeshtësi mjeshtërore si për jetën në një qytezë të vogël në Kosovë ashtu edhe për jeta në Zvicrën e ëndërruar.

Meral Kureyshi ka sjellë për lexuesin një koleksion të dhimbjeve të të tjerëve që e lanë vendin e tyre njëlloj si ajo dhe që shpenzuan shumë vite jo në pritje të Tokës së Premtuar, por në pritje të lejë-qëndrimit dhe të integrimit në një shoqëri, të cilës duhet t'i rrëfehen në çdo hap, duhet t'i dëshmojë bindje e besnikëri si edhe kohën e përshtatshme kur do të jetë të gatshëm për ta braktisur të ballkanasin, për t'u bërë qytetarë zviceranë. Me çfarë mund të mbushet zbraztia e pritjes për të qenë legal/normal, për të qenë njëlloj si të gjithë? Meral Kurejshi ka disa përgjigje: duke kujtuar - duke jetuar – duke duruar – duke shpikur histori...

Mes shumë detajesh, ajo që theksohet në roman është ndjenja e humbjes. Personazhet humbin vazhdimisht. Dikush peizazhin e vendlindjes. Dikush gjuhën. Dikush fytyrat e shoqëve. Rrëfimtarja e këtij romani shpesh e identifikuar si alter ego e autores, humb babanë (i cili largohet nga jeta pasi kishte pastruar aeroplanë, zyra, shkolla, biblioteka, dyqane, llamba, vetura, frigoriferë, dhoma dite, dysheme, nevojtore, kontejnerë plehu, salla sporti, kuzhina, makina te kafesë, qilima, instrumente muzikore, klasa, salla kinemaje dhe myslimanë të vdekur para se t'i shtrinin në dhé, duke pastruar madje edhe tavolinën mbi të cilën kishin qëndruar kufomat. Rrëfimtarja ështe mes humbësve dhe kupton se të gjitha humbjet janë të pavëvendësueshme.

Meral Kureyshi e ndëron historinë e saj mes njerëzve dhe objekteve. Janë shumë metafora të vogla, të fshehura më kujdes në tekst, të cilat falë punës së mirë në përkthim të Enver Robelit, duket se kanë ardhur pa humbje në përkthimin shqip. I tillë është përdorimi i metaforës së telefonit për të thënë shprehur mosekzistencën dhe varfërinë, të qenët i paligjshëm dhe vënien në dyshim madje edhe të dokumenteve të shtetin zviceran.

Me këtë funksion autorja përdor edhe metaforën e patentës në skenën babait që futet në kursin për shofer bashkë me 18 vjeçarët edhe pse kishte 20 vjet që i binte kryq e tërthor rrugëve të ish-Jugosllavisë, por që edhe pse shofer i sprovuar, duhet të mësojë në kursin zviceran gjëra elementare si ndezjea e makinës, frenimi dhe parkimi sidomos.

28 September 2019

ROBERT MENASSE dhe ARIAN LEKA, një bashkëbisedim mbi Europën dhe letërsinë

Pasditja e datës 26 shtator 2019 mblodhi miq të Klubit të Leximit të Letërsisë Gjermanishtfolëse të cilët, për rreth një orë e gjysëm ndoqën bashkëbisedimin e shkrimtarit austriak Robert Menasse dhe shkrimtarit shqiptar Arian Leka.

Veprimtaria u zhvillua në sallën gjermane të leximit, pranë Bibliotekës Kombëtare. Përveç pjesëmarrësve të shumtë, në takim morën pjesë dhe mbajtën fjalë përshëndetëse edhe Shefi i Misionit në Ambasadën Austriake Dr. Christian Steiner dhe Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Z. Piro Misha.

Tema të bashkëbisedimit ishin Europa dhe Bashkimin Europian, vështruar në optikën e një prozatori, që jetoi 4 vjet në Bruksel, brenda dhe pranë zyrave ku janë marrë dhe vazhdojnë të merren vendime mbi të tashmen dhe të ardhmen vendeve anëtare dhe kandidatëve, ashtu siç paraqiten në romanin „Kryeqyteti" të shkrimtarit Robert Menasse, vlerësuar si "Libri më i mirë në gjuhën gjermane për vititn 2018".

Kësaj tematike qëndrore të bashkëbisedimit iu bashkuan edhe tema të tjera si ajo e shkrimtarëve "misionarë", të cilët udhëtojnë për të hetuar se si po shkon bota e sotme, Europa kryesisht, siç dikur kanë bërë edhe Robert Mussil, Stefan Zweig, Karl Gauß apo edhe Joseph Roth i cili, kur vizitoi Ballkanin dhe Shqipërinë e vititt 1927, mes të tjerash shkroi: "Vend i korruptuar, të shkolluarit nuk dëgjohen!?"

Interes të veçantë në këtë takim ngjalli edhe çështja mbi drojën e ringjalljes së "demoneve austriakë" si dhe përballjen me të kaluarën e Austrisë, që ka preferuar të quhet viktimë e parë e pushimit/aneksinit, sikur të mos kenë ekzistuar kurrë bashkëpunëtorët e diktaturave.

Kjo tematikë u zhvendos edhe në kontekstin shqiptar, ku shoqëria nuk e ka kryer ende ndarjen me të kaluarën dhe duket jo fort e interesuar të veçojë viktimat nga fajtorët dhe dëshiron ta mbyllë këtë kapitull të palavdishëm thjesht me anestezinë e përkujtimit të ngjarjeve përmes organizimit të disa shfaqjeve artistike në vendin e krimit, në burgje e kampe, njëlloj si "festa me tematike nga Aushvici", me rastin e 50 vjetorit të Komisionit Europian, njëlloj siç ndodh edhe në romanin "Kryeqyteti" të Robert Menasse-s, si për ta shndërruar tragjedinë në parodi.

Debat zgjoi edhe trajtimi i çështjes së "shthurjes dhe zhbërjes" ku, përtej veç sloganeve "të bashkuar në diversitetet tona", Bashkimi Europian, nga një projekt i përbashkët për shmangur gabimet dhe tmerret e së kaluarës së afërt të kontinentit, rrezikon të marrë format e "një projekti burokratik", që e shndërron idenë e etërve themeltarë në një luftë mes pragmatistëve dhe ëndërrimtarëve.

Robert Menasse iu përgjigj pyetjeve të Arian Lekës lidhur me me se çfarë do të thotë të ushqesh ëndrrën e një bashkësie kombesh europiane pasi janë bërë parashikimet mbi dështimin e projektit, kur Britania, një nga instrumentistët me peshë të "filarmonisë europiane" e ka brantisur orkestrën për të luajtur solo, kur Italia e këtyre viteve të fundit nuk e shpalos më "të mirënjohurin humanizëm europian", kur Portugalia e Spanja dhe Greqia duket sikur vetëm prodhojnë kriza dhe shtojnë barrat ekonomike, kur Hungaria dhe Polonia duan grantet e mirëqenies europiane, por jo edhe dorëzimin e autoritarizmit dhe neo-nacionalizmit të tyre e kur pro-europianistë të pakushtëzuar duket sikur kanë mbretur vetëm në ndonjë vend të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëbisedimi preku edhe tema letrare, si formimi prej prozatorëve të mëdhenj europianë si Dickens, Èmile Zola, Balzac, Hugo, apor edhe autorë të Amerikes Latine, të cilët kanë ndikuar në krijimtarinë e Robert Menasse-s dhe nevojen e shkrimit dhe leximit të romaneve të llojit të "komedisë njerëzore" kur, paradoksalisht, bota lexon gjithmonë e më pak në mënyrë të thelluar, si të pohonte tezat e shkollës së mendimit kritik të Fraknfurtit, të Adorno-s dhe Markuse-së mbi nevojat e rreme, kënaqësitë sipërfaqësore që krijon konsumerizmi, të cilat janë bërë normë në Europën perëndimore të shekullit XXI.

Ardhja e shkrimtarit Robert Menasse në Rezidencën Letrare "POETEKA - Tirana in Between" u bë e mundur falë ftesës dhe bashkëpunimit me Ambasadës së Austrisë në Tiranë dhe mbështetjen e Reiffeisen Bank.

09 September 2019

SHKRIMTARI AUSTRIAK ROBERT MENASSE NË REZIDENCËN LETRARE “POETEKA - TIRANA IN BETWEEN”

SHKRIMTARI AUSTRIAK ROBERT MENASSE NË REZIDENCËN LETRARE "POETEKA - TIRANA IN BETWEEN"

Romani "Kryeqyteti" - Robert Menasse, është vlerësuar lart nga kritika letrare si një nga panoramat më "gjithëpërfshirëse, pothuajse balzakiane", shkruar në traditën më të mirë e më të pasur të romanit europian."

Në romanin e tij "KRYEQYTETI", Robert Menasse përfshin një hark narrativ midis kohërave, kombeve, të pashmangshmes dhe ironisë së fatit që prek vendet e Europës, duke kaluar përmes imtësive të burokracisë së imët dhe emocioneve apo shpresave të mëdha.
Fenia Xenapoulou përballet me një pengesë në karrierën e saj. Ajo është "ngritur në detyrë dhe promovuar" nga Drejtoria e Përgjithshme për në Drejtorinë e Kulturës, por kjo drejtori është pa buxhet, pa fuqi dhe pa reputacion.

Kështu që, "Projekti i Jubileut të Madh" europian mbërrin pikërisht në kohën e duhur për të: ajo do të rindërtojë imazhin e mërzitshëm të Komisionit Europian përmes një ngjarjeje të madhe... E ku ka rast më të përshtatshëm se përfshirja në këto ngjarje tragjike të Auschwitz-it, duke e sugjeruan atë t si vendlindjen e Komisionit Evropian…?

Romani "KRYEQYTETI" ka në qendër të tij Brukselin – kryeqendrën europiane. Romani paraqet panoramën e heronjve tragjikë, të humbësve manipulues dhe bashkëpunëtorëve të pavullnetshëm.

03 September 2019

Robert Menasse në Rezidencën Letrare POETEKA - Tirana in Between

Prej disa vitesh tashmë, Ambasada e Austrisë në Tiranë, në bashkëpunim me POETEKA, organizon programin e suksesshëm kulturor "Shkrimtar në Rezidencë".

Pas disa përvojave mbresëlënëse me autorë, artistë e përkthyes si Erwin Einzinger, Christian Thanhauser, Ilir Ferra apo përurimit të letërsisë austriake përmes kartolinave letrare "From Tirana/Vienna with Love" dhe veprimtarive në "Klubin e Leximit", viti 2019 sjell në Tiranë shkrimtarin Robert Menasse, një nga emrat më të njohur të letërsisë bashkëkohore austriake.

Librat e këtij autori të mirënjohur janë përkthyer në mbi njëzet gjuhë, ndër të tjera: anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, kinezisht, arabisht, bullgarisht, kroatisht, çekisht, danisht, greqisht, hindu, hollandisht, norvegjisht, polonisht, portugalisht, rusisht, serbisht, sllovenisht dhe suedisht.

Robert Menasse (Vjenë, 1954) studioi gjermanistikë, filozofi dhe shkenca politike në Vjenë, Salzburg dhe Messina. Në vitin 1980 ai përfundoi tezën doktorale me titull "Der Typeus des Außenseiters im Literaturbetrieb. Am Beispiel Hermann Schürrer".

Nga viti 1981 deri në vitin 1988 Menasse punoi si pedagog në Institutin e Teorisë së Letërsisë pranë Universitetit të São Paulo-s në Brazil. Me t'u kthyer nga Brazili në Europë, Robert Menasse jetoi mes Berlinit, Vjenës dhe Amsterdamit, duke punuar si publicist i pavarur, kolumnist dhe përkthyes nga gjuha portugeze në gjermanisht.

30 vjet më herët, në vitin 1989, Revista "Literatur und Kritik" ishte ajo që botoi poezinë e parë të Robert Menasse-s ("Kopfwehmut"), ndërkohë që romani i tij i parë "Sinnliche Gewissheit" ishte botuar që në vitin 1988. Kjo vepër pëqendrohet rreth një historie gjysëmautobiografike dhe trajton jetën e austriakëve në mërgim, saktësisht në Brazil, ku jetoi edhe Menasse. Romanet e mëvonshme të Robert Menasse-s janë "Selige Zeiten, brüchige Welt" (1991) "Schubumkehr" (1995) dhe "Die Vertreibung aus der Hölle" (2001).

Kritika ka nënvizuar se gjuha stilistike e tij është ndonjëherë lozonjare, por jo rrallë edhe mjaft sarkastike. Temat më të pranishme në romanet e këtij autori janë vetmia dhe tjetërsimi brenda marrëdhënieve njerëzore, krijuar si pasojë e rrethanave të jetës apo karakterit të personazheve. Në veprën e tij, Menasse shpesh qorton atë që ai e vështron si formë të fshehtë të antisemitizmit, një dukuri kjo ende e përhapur në botën gjermanofolëse sot. Romanet e Robert Menasse-s shpesh kanë referenca të gjera e të thella filozofike, duke iu referuar herë filozofëve Hegel, Spinoza, etj.

Robert Menasse ka shkruar gjithashtu edhe disa ese të rëndësishme e të çmuara mbi Austrinë (veçanërisht mbi identitetin dhe historinë austriake). Mes tyre veçohet "Land ohne Eigenschaften" (1992). Kohët e fundit, ai shkroi edhe mbi të ardhmen europiane dhe Bashkimit europian, duke kritikuar prirjet e ringjalljes së nacionalizimit (veçanërisht në Gjermani, por edhe diku tjetër) si edhe lëvizjet anti-europiane të integrimit, të cilat ai i interpreton si një reagim ndaj krizës financiare të euros gjatë viteve 2007– 2008 dhe pasojat e saj sot ("Der europäische Landbote", 2012).

Në vitin 2017 Robert Menasse botoi romanin e tij analitik me titull "Die Hauptstadt" (Kryeqyteti), i cili është përshkruar si romani i parë kushtuar Brukselit të shekullit XX, si kryeqytet i Bashkimit Europian, në rrugët me kalldrëm të të cilit zhvillohen disa nga ngjarjet tronditëse të ditëve tona.

Kjo vepër u vlerësua me "Deutscher Buchpreis" (i barazvlefshëm me "Man Booker Prize" apo "Prix Goncourt") një çmim i përvitshëm ky, që ofrohet nga "Shoqata Gjermane e Botuesve dhe e Librarëve" për romanin më të mirë në gjuhën gjermane gjatë vitit.

Historitë jetësore të personazheve e çojnë lexuesin në gjashtë vende të Bashkimit Europian. Ngjarja ka në qendër zyrtarë të Departamentit të Kulturës, prej të cilëve pritet ta përmirësojnë, t'i japin një llustër a t'i kthehnë shkëlqimin e venitur imazhit të Komisionit të BE-së, në një nga përvjetorët e tij. Kjo do të realizohej përmes një veprimtarie të llojit "Big Jubilee Project", ku përfshihen të mbijetuarit e kampit të përqendrimit në Aushvic….

Romani "Kryeqyteti" është vlerësuar lart nga kritika letrare si një nga panoramat më "gjithëpërfshirëse, pothuajse balzakiane", shkruar në traditën më të mirë e më të pasur të romanit europian. Vepra paraqet atë mjedis dhe ato marrëdhënie të ndërlikuara, që letërsia, si asnjëherë më parë, nuk e ka marrë në shqyrtin në mënyrë aq të spikatur.

Përveç krijimtarisë së vet të çmuar ndërkombëtarisht, Robert Menasse spikat edhe në veprimtarinë e tij në dobi të letërsisë dhe të shkrimtarëve. Një prej tyre është edhe rithemelimi i çmimit "Jean Améry", që jepet për eseistikën më të mirë eurpoane. Ky çmim u ringjall nga Robert Menasse, falë fondit që ai dhuroi pasi kishte fituar "Çmimin e Shtetit Austriak për Letërsinë" (1998 – ky çmim jepet çdo vit ose një herë në dy vjet për artistë të shkëlqyer prej moshave të reja e të mesme nga fusha të ndryshme të artit). Fituesit e Çmimit "Jean Améry" kanë qenë emra të njohur, mes të cilëve Imre Kertész, Adam Zagajewski, Dubravka Ugrešić, Karl-Markus Gauß, Drago Jančar, Lothar Baier, Barbara Sichtermann, Mathias Greffrath, Reinhard Merkel, Franz Schuh, Doron Rabinovici, Michael Jeismann…

 

02 September 2019

Jehonë në shtypin maqedonas mbi botimin e romanit"Emigrimi i ngjalave" të Luan Starovës

Jehonë në shtypin maqedonas: Romani "Emigrimi i ngjalave" botohet në Tiranë

 

Më 30 gusht 2019 gazetari i njohur maqedonas Vele Mitanoski publikon për lexuesin e vendit fqinjë faktin se "Botimet POETEKA" nga Tirana, e mirënjohur veçanërisht për publikimin e prozës bashkëkohore nga Ballkani, ka botuar së fundmi në shqip romanin e mirënjohur të Luan Starovës "Emigrimi i ngjalave". Romanet e Luan Starovës ndjekin të sukseset në Ballkan dhe Evropë, shkruai ai duke pasur parasysh edhe botimet 4 romaneve të Luan Starovës në Kroaci dhe botimin e "Koha e dhive" botuar në Slloveni gjatë muajve të fundit.

Deri më sot romani mjaft i përmendur "Emigrimi i ngjalave" është botuar në maqedonisht, frëngjisht, anglisht dhe rusisht (me titullin "Piramida e Ujit")

Botimi francez i romanit, me parathënie të filozofit dhe sociologut të njohur Edgar Morin si dhe pasthënien e shkrimtarit Éric Faye, u mirëprit nga kritika letrare në Paris dhe lexuesi francez. Romani shpreh metaforën globale për shpëtimin e Liqenit të Ohrit, shkrujanë revistat kryesore letrare.

Maurice Druon, ndër të tjera, shkruan: "Emigrimi i ngjalave" shënon tragjedinë shekullore të kombeve të shkatërruar vazhdimisht, dramën e familjeve të rrënuara dhe shpresave të thyera. Autori mbështetet në mençurinë e Ballkanit, i cili e dëgjon këtë dhimbje, duke zbuluar edhe përsamat e saj poetike.''

Sipas shkrimtarit dhe filologut të shquar Predrag Matvejević, romani i Luan Starovës është një nga veprat letrare të shkruara më së miri për të kuptuar kufijtë ballkanikë, shprehur përmes metaforës së ngjalave migruese.

Kritiku letrar parisian, Jean-Marc Morandini thekson: "Luan Starova vazhdon të shkruajë romanet e "Sagës Ballkanike", të cilat tashmë janë pjesë e romaneve kryesore evropiane".

Në maqedonisht libri është botuar njëzet vjet më parë me titullin "Rruga e ngjalave" dhe vazhdon të tërheqë ende vëmendjen për rëndësinë e tij përsa i përket  historisë njerëzore dhe shpëtimit të Liqenit të Ohrit, shkruan Vele Mitanoski.

Rruga e përjetshme, por e ndërprerë e ngjalave, do të mbahet mend si goditja e parë e njeriut kundër fenomenit të rrallë natyror të shtegtimit të lirë.

Për shkak të fuqisë së artit dhe forcës së metaforës letrare,  ky roman është një nga "britmat" e fundit për të shpëtuar atë që ka mbetur nga Liqeni i Ohrit dhe lirinë e njerëzve të ndarë përmes kufive, përfshi këtu edhe shpëtimit e një muezi të rrallë të natyrës,  si Muzeu Nezlobinski në Strugë, ku ruhet kujtimi i gjallë i Liqenit. Fatkeqësisht, edhe atje, eksponatet, sot të mbrojtura në mënyrë jo të duhur, klithin.


https://ako.mk/делата-на-старова-и-натаму-хит-на-балка/?fbclid=IwAR23wlFOFOI4OR9HrVVv3cdb0e-ecimQjTE_h1GCAsBCHooyWGWdSht-K6w


 

28 August 2019

EMIGRIMI I NGJALAVE: roman i ri i shkrimtarit Luan Starova - Botimet POETEKA

Ky roman, që sapo është publikuar nga "Botimet POETEKA", përkthyer tashmë në shumë gjuhë dhe i vlerësuar nga kritikë të shquar letrarë, nga filozofë, shkrimtarë dhe estetë, vihet në ndjekje të linjës familjare të autorit, duke e filluar atë nga rënia e Perandorisë Osmane e deri në fillim të shekullit XX, me shembjen e Jugosllavisë e rënien e komunizmit në vendet totalitare staliniste, përfshi dhe Shqipërinë.

Pikërisht me këtë pamje, me kujtesën e disa dhjetëvjeçarëve të ndarë me kufi tokësorë dhe kufi uji, hapet romani Emigrimi i ngjalave: "Qëndroja aty, buzë një shkëmbi të madh që zgjatohej si ballkon mbi përjetësinë blu të liqenit. Prapa meje, në Maqedoni, qëndronte Manastiri i Shën Naumit. Një pallua, që çapitej me krenari përgjatë çatisë së kuqe, ia shtonte edhe më shumë bukurinë kësaj pamjeje të shenjtë. Vështrimi im kapërceu kufirin ndarës midis dy shteteve, që shenjohej nga një bovë thuajse e padallueshme, dhe mbërriti në bregun më të afërt të Shqipërisë. Sytë u ngulën mbi qytetin tim të lindjes, Pogradecin, pikënisja e eksodit të fundit të familjes sonë, gjatë atij moti të largët të vitit 1942, pas të cilit u dënuam të qëndronim në tokën prej nga nuk do të ktheheshim më."

Kjo është panorama e ndarjes, e veçimit me forcë të njerëzve nga njëri-tjetri. Nga ana tjetër Emigrimi i ngjalave gjurmon jetën e vendeve, popujve dhe kombeve e kulturave të izoluara e të ndara nga kufinj të gjithfarëllojshëm. Bashkë me këto gjurmohet edhe jeta e njerëzve me profesione të thjeshtë apo me profesione liberale, qofshin ata shqiptarë apo maqedonas, rusë të bardhë apo vendas. Të gjithë janë mbledhur buzë Liqenit, kanë ngecur aty, si ngjalat, që nuk e kryejnë dot ciklin e jetës. Aty e kanë ndërtuar edhe jetën, duke u mbështetur te njëri-tjetri, në kërkim të shtegut të ikjes, të kthimit në Amerikë, Rusi apo Stamboll apo të gjetjes së arsyes së qëndrimit të mëtejshëm në atë vend të ngjashëm me një labirint apo dajlan, ku gjithçka hyn, por nuk del dot më.

Përmes metaforës së ngjalave, krijesës ujore engmatike, si në poezinë e Montale-s, që hap librin e që në udhëtimin e saj epik i është bindur natyrës dhe jo kufive të diktuar nga njeriu, ky roman i Luan Starovës zbulon natyrën e mundimshme të asaj që bëjnë njerëzit për të mbijetuar dhe për t'i shmagur pengesat. Të rënda bëhen ato sidomos kur realizohen në emër të progagandës, të utopive dhe janë po aq artificiale sa edhe forcimet e kufive apo mbyllja e liqeneve dhe lumenjve me diga.

Edhe romani Emigrimi i ngjalave ka fillesa autobiografike, siç dhe më herët kanë pasur rrënjë autobiografike edhe disa nga romanet e spikatur të Luan Starovës, si "Koha e dhive". "Muzeu ateist" apo "Librat e babait", publikuar të gjithë nga botuesi i mirënjohur francez "Fayard". Romani ka sërsh në qendër Babain, krijuesin e bibliotekës dhe të kujtesës së familjes së shkulur nga trualli i vet, bartësit të përvojave, urtësisë dhe historisë së përbotshme dhe të çdo individi të fisit.    
Ballkani i Starovës shfaqet si një Ballkan i ndryshëm nga stereotipi i njësuar me barbarinë ballkanike. Luan Starova vëzhgon nëse kjo barbari është prirje "e natyrshme", "e lindur" apo e diktuar nga historia dramatike dhe e ndërlikuar e ballkanasve. Është theksuar se një paraqitje e tillë e Ballkanit prej Luan Starovës drejpeshon medimin e paraqitur nga Robert Kaplan në librin Fantazma e Ballkanit, ku urrejtja dhe barbaria te ballkanasit paraqitet si një konstante e pandryshueshme. Pjesë e kësaj bote krijimi është edhe romani Emigrimi i ngjalave, kjo një vepër e rëndësishme dhe e çmuar kudo ku është përkthyer, që sjell kuptime të reja rreth Ballkanit, këtij rajoni të njohur në Perëndim më shumë për grindjet sesa për debatin e hapur dhe mirëkuptimin mes fqinjëve, siç është theksuar nga kritika. 

Nga kritika:

ÉRIC FAYE: Ky roman është një metaforë metafizike, metaforë politike; "Emigrimi i ngjalave" pushon pak nga pak së qeni rrugëtimi i disa njerëzve të veçantë, për t'u shndërruar në një udhëtim të njerëzimit me zgjedhjet e tij, me ngurrimet e tij, me gabimet e tij.

VICTOR‑ A.‑FRIEDMAN: Zëri letrar i Luan Starovës është thellësisht kozmopolit, duke qenë edhe veçanërisht Ballkanik dhe, ngandonjëherë, në mënyrë specifike, shqiptar. Identiteti shqiptar i Starovës është i butë, por i qëndrueshëm. Ai ka finesa me të cilën ai e pohon atë identitet, duke siguruar një kuptim shumë më të pasur dhe më të përmbajtur të asaj që është dhe nuk është "kombi".

EDGAR MORIN: Emigrimi i Ngjalave, vepra e shkrimtarit shqiptar të Maqedonisë Luan Starova, ndjek historinë e familjes së autorit në brigjet e liqenit të Ohrit, të ndarë sipas dëshirave të jetës dhe të vdekjes të perandorive të ndryshme që kanë ardhur njera pas tjetrës mbi brigjet e tij. 

JEAN-MARC MORANDINI: Në këtë roman autobiografik, Luan Starova vazhdon botimin e "Sagës ballkanike", që tashmë është pjesë e romaneve të mëdhenj europianë. Ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, fashizmit dhe stalinizmit, një familje kërkon ashtu si ngjalat rrugën e lumejve drejt deteve të largët.

Autor: Luan Starova

Redaktor: Silvana Leka

Faqe: 224

Çmimi: 1.800 lekë

Lidhja: Hard Cover - lidhje speciale.

ISBN: 978-9928-230-30-0    

      

14 August 2019

EMIGRIMI I NGJALAVE - roman nga LUAN STAROVA - Botimet POETEKA

Luan Starova lindI në Pogradec më 14 gusht 1941. Dhuratë për autorin: Prej sot në librari: EMIGRIMI I NGJALAVE - roman nga LUAN STAROVA - Botimet POETEKA -


ÉRIC FAYE: Ky roman është një metaforë metafizike, metaforë politike; Emigrimi i ngjalave pushon pak nga pak së qeni rrugëtimi i disa njerëzve të veçantë, për t'u shndërruar në një udhëtim të njerëzimit me zgjedhjet e tij, me ngurrimet e tij, me gabimet e tij.


JEAN-MARC MORANDINI: Në këtë roman autobiografik, Luan Starova vazhdon botimin e "Sagës ballkanike", që tashmë është pjesë e romaneve të mëdhenj

europianë. Ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, fashizmit dhe stalinizmit, një familje kërkon ashtu si ngjalat rrugën e lumejve drejt deteve të largët.


EDGAR MORIN: Emigrimi i Ngjalave, vepra e shkrimtarit shqiptar të Maqedonisë Luan Starova, ndjek historinë e familjes së autorit në brigjet e liqenit të Ohrit, të ndarë sipas dëshirave të jetës dhe të vdekjes të perandorive të ndryshme që kanë ardhur njera pas tjetrës mbi brigjet e tij.


VICTOR‑ A.‑FRIEDMAN: Zëri letrar i Starovës është thellësisht kozmopolit duke qenë edhe veçanërisht Ballkanik dhe, ngandonjëherë në mënyrë specifike shqiptar. Identiteti shqiptar i Starovës është i butë, por i qëndrueshëm, dhe ka finesa me të cilën ai e pohon atë identitet dhe siguron një kuptim shumë më të pasur dhe më të përmbajtur të asaj që është dhe nuk është "kombi".



HENRY-NOËL GELINAU: Ky roman është një këngë alegorike shumë e bukur kjo simbolikë, midis kërkimit mitik që prej errësirës së kohëve, e ngjalave në kërkim të rrugës së jetës dhe e popujve të Ballkanit, në kërkim të rrugës që do t'i çojë drejt botës së lirisë. Përmes këtyre pelegrinazheve familjare, Luan Starova tregon historinë e një populli të tërë, i cili në rrjedhën e shekujve ka mbartur mbi vete gjurmën e rëndë dhe shkatërrimtare të perandorive të ardhura njera pas tjetrës sipas një skeme: madhështi, fuqi e verbër e lidhur me despotizmin dhe pastaj rënie.


PREDRAG MATVEJEVIC: Emigrimi i Ngjalave të Luan Starovës është një prej më të mira për studimin e kufijve balkanikë dhe të paarsyeshmërisë së ekzistencës së tyre, në një mënyrë të tillë sa, simbolika e mërgimit të ngjalave, e njohur që prej lashtësisë, tashmë, falë kësaj vepre, zë një vend të rëndësishëm në historinë e kufijve. Ai që e braktis Ballkanin e di se nuk do të rreshtë pa e marrë atë brenda vehtes – kjo është njëherësh edhe arsyeja e ikjes edhe arsyeja e rikthimit.

______

Opusin e tij narrativ shkrimtari Luan Starova e krijon përmes armës së tij më të fuqishme – imagjinatës, që sigurisht mbështetet në faktet e realitetit kryeneç. Secila metaforë e rrëfimit të tij artistik kalon me doemos përmes filtrit të jetës. Metafora është ura që vendoset ndërmjet ligjeve të natyrës dhe historisë së njeriut, por ajo mbetet edhe kalimi nga jeta në përjetësi.

Në përpjekje për të kapërcyer historinë njëshekullore ballkanike nëpërmjet odisejadës së një familjeje, Luan Starova përcaktohet dhe shpallet me sintagmën e "metaforës globale". Një lloj ngushëllimi për një gjurmim të tillë ia ofron besimi te J.L Borges, sipas të cilit "historia e njerëzimit", ndoshta fshihet në jo më shumë se dy apo tri metafora. Në në "sagën ballkanike" shkrimtari Luan Starova e koncepton dhe e projekton metaforën globale" si tërësi në gjininë letrare të romanit, që nuk njeh kufij dhe ligje - një prej të cilave është edhe ajo e shtegtimit.

 

Total Pageviews