22 May 2019

REVISTA POETEKA No. 51 - në librari

POETEKA - REVISTË LETRARE DHE KULTURORE

Viti i pesëmbëdhjetë i botimit - nr. 51, 2019

Editor: Arian Leka

Revista Poeteka është pjesë dhe partnere e rrjetit të revistave kulturore 
europiane EUROZINE


Përmbajtja (no. 51: 2019)


Status

4 Arian Leka  - Të pambrojtur prej Dashurisë


Letërsi Shqiptare

18 Iulia Enkelana  - Viza

23 Agron Tufa Nokturne / Poezi

35 Delvina Kërluku  - Poezi

38 Mimoza Hysa  - Shtëpia prej letre / tregim

45 Ergent Cenolli  - Kurorë tingëllimash - sonete

50 Armanda Hysa  - Poezi


Të Ftuar

60 Ana Blandiana  - Poezi

Përktheu Kopi Kyçyku

64 Ivo Stropnik  - Fjalor i melankolisë dhe gazmendit

Përktheu Nikollë Berishaj


Dossier

72 norbert kaser Portret / Poezi / Prozë

Përktheu dhe përgatiti Gentiana Minga


Përballë tekstit

104 Forrest Gander Fitues i "Pulitzer" 2019 - Portret / Poezi

Përktheu dhe përgatiti Miriam Neziri-Angoni


Art

112 Led Zeppelin Çekani i zotave / Poezi

Përktheu dhe përgatiti Genci Muçollari


Studime / Artikuj

134 Klara Kodra Jagoja: përbindësh moral apo...

137 Silvana Leka Letërsi në kohën e çarjeve ideologjike


Udhëpërshkrim

144 Viktor Bakillari  - Nëpër Ballkan dhe më tej


Florilegium Poezi nga Finlanda

162 Kirsti Kuronen  - Poezi

167 Jyrki K. Ihalainen  - Poezi

181 Kari Kalervo Aronpuro  - Poezi

192 Tuija Välipakka  - Poezi

197 Silvana Berki  - Poezi



20 May 2019

Krijimtaria e poetit Arian Leka vlerësohet me çmimin “Poet i Kryeqytetit Historik të Rumanisë”.

Krijimtaria e poetit Arian Leka vlerësohet me çmimin
"Poet i Kryeqytetit Historik të Rumanisë".

Ky çmim i rëndësishëm letrar iu dorëzua poetit Arian Leka gjatë Edicionit të VI të "Poezia në Jashi" („Poezia la Iași" (FIPI, 12 -19 Maj, 2019.)
Në festival morën pjesë 71 poetë nga 22 vende të botës.
Mes pjesëmarësve në Festivalin "Poezia në Jashi" („Poezia la Iași" (FIPI) ishin edhe disa emra të shquar të poezisë bashkëkohore, si Li Kuei-Hsien (në vitin 2001 u nominua për Çmimin Nobel në Letërsi), Philippe Delaveau (vlerësuar me Grand Prix nga Akademia Franceze e Poezisë, Çmimin Guillaume-Apollinaire, Alain Bosquet, Max-Jacob dhe çmimin R.M.Rilke), Wang Jiaxin (një nga poetët më me ndikim në Kinë dhe përfaqësues i shkollës posthermetike), poeti polak Juliusz Bolek (krijimtaria e të cilit është përpërfshirë në "Antologjinë e Mijëvjeçarit"), María Elena Blanco nga Kuba, Pierre-Yves Soucy, nga Kanadaja, poeti nga Danimarka Niels Hav, poeti Aymen Hacen nga Tunizia dhe mjaft poetë të shquar rumunë si Horia Gârbea, Cassian Maria Spiridon, Ion Mureşan dhe shumë autorë të tjerë etj.

Arian Leka u paraqit në Festivalin "Poezia në Jashi" me krijimrtari nga dy vëllimet e tij me poezi të botuara në gjuhën rumune. I pari i takon vitit 2010 (Nava Somnului), përkthyer nga Kopi Kyçyku. Ky vëllim i përkthyer mjeshtërisht u përfshi në listën e ngushtë të çmimeve fituese përzgjedhur nga Bashkimi i Shkrimtarëve të Rumanisë, seksioni "Përkthime në gjuhë të huaja.
Në vitin 2017 në Rumani botohet edhe libri i dytë poetik i Arian Lekës, titulluar "Bibliotekë lundruese" (Biblioteca plutitoare), publikuar nga shtëpia e mirënjohur botuese "Editura Charmides"), përkthyer nga Ardian Kyçyku dhe edituar nga poeti rumun Dan Coman.

Poezitë e botuara në rumanisht janë përzgjedhje vëllimet e Arian Lekës "Anija e gjumit", "Strabizëm" (fitues i Çmimit letrar "Lasgush Poradeci", si libri poetik më i mirë i vitit 2005, Ministria e Kulturës), "Ndreqje gabimesh" (ftues i Çmimit letrar si libri poetik më i mirë i vitit 2009, Ministria e Kulturës) dhe poezi të tjera shkëputura nga "Mare Nostrum / Mare Mortum".

Çmimi letrar "Poet i Kryeqytetit Historik të Rumanisë", me të cilin u vlerësua krijimtaria poetike e Arian Lekës merr rëndësi të veçantë nisur nga fakti se qyteti i Jashit përfaqëson një emblemë për kulturën rumune dhe është mjaft i njohur për lidhjen e tij të fortë e të hershme me kulturën, dijen, letërsinë dhe veçanërisht me poezinë.
Poezite më të mira të Mihai Eminescu-t lidhen më këtë qytet. Përveç kësaj, qyteti i Jashit lidhet drejtpërsëdrejti edhe me emra të tjerë të rëndësishëm të letërsisë rumune, si dramaturgu, poeti dhe diplomati Vasile Alecsandri apo prozatori dhe poeti Ion Creangă, kronikani Grigore Ureche etj.

Bashkë me krijimtarinë poetike, Arian Leka, gjatë qëndrimit në Jashi, mbajti edhe dy kumtesa në Kolegjin Kombëtar "Mihai Eminescu" dhe në Luceun Teoretik "Dimitrie Cantemir", ku paraqiti momente domethënëse në lidhjeve kulturore e letrare mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

Tematika e kumtesave shtjellouan për të pranishmit marrëdhëniet kulturore mes shqiptarëve dhe rumunëve, duke u ndalur mbi personalitetin dhe rëndësinë e veçantë të disa figurave që jetuan, punuan e kontribuuan në Rumani, si Naum Veqilharxhi e Papa Kristo Negovani, Jani Vreto etj, mbi veprimtarinë e degës së Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip në Bukuresht, shtypshkronjën e parë në gjuhën shqipe dhe botimet e saj atje, gazetat "Drita" dhe "Shqipëtari", Institutin Kulturor që do të përgatiste mësues shqiptarë, e deri te Filip Papajani, Asdreni, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci dhe dy volumet me vjersha të tij "Vallja e Yjvet" dhe "Ylli i zëmrës" dhe mjaft botime të tjera në gjuhën shqipe, publikuar në Konstancë dhe në Bukuresht, paraqitja dhe përkthimet e M. Eminescu-t në shqip nga Kuteli që në vitin 1944 në "Shënime letrare" si dhe personalitetet e letërsisë rumune me origjinë shqiptare, si Viktor Eftimiu etj.

Shkrimtarja gjermane Sandra Hoffmann përsëri në Tiranë

Shkrimtarja gjermane Sandra Hoffmann, autore e romanit "Paula", BOTIMET POETEKA, përsëri në Tiranë. Goethe-Zentrum mirëpreti përsëri me kënaqësi ardhjen e Sandra Hoffmann në Shqipëri në kuadrin e Klubit të Leximit të Letërsisë Gjermanofone.

Klubi i Leximit i Letërsisë Gjermanofone - një projekt i përbashkët i Bibliotekës Kombëtare, Ambasadës Gjermane, Ambasadës Austriake, Universitetit të Tiranës dhe Goethe-Zentrum, së bashku me BOETEKA POETEKA, organizuan sonte në mbrëmje një takim me shkrimtaren Sandra Hoffmann.

_____________

Kur Paula vdes, ajo merr me vete një të fshehtë në varr. Vajza dhe mbesa e saj nuk do të dinë kurrë se kush ishte babai dhe gjyshi i tyre. Me guxim dhe butësi, Sandra Hoffmann tregon historinë e gjyshes së saj Paula, duke i kundërvënë pushtetit të heshtjes fuqinë e fjalës. 
Sandra Hoffmann është një shkrimtare e lirë dhe jep mësim lëndën shkrim krijues. Për romanin e saj të fundit "Çfarë do t'i mungojë atij kur të vdesë" (2012) ajo mori çmimin Thaddäus-Troll. 
Në vitin 2018 ajo u nderua me çmimin Hans-Fallada të qytetit të Neumünster-it. Romani i saj „Paula" është përkthyer në shqip në tetor 2018. Në 2018 Sandra Hoffmann udhëtoi nëpër Shqipëri me autobus dhe shënimet e saj u publikuan në një blog.

Total Pageviews