04 August 2023

POETEKA prezanton studimin "A mapping of literary translation residencies in Europe"

Shoqata POETEKA, partneri shqiptar i Projektit Translation in Motion" paraqiti në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit studimin "Hartëzimi i rezidencave të përkthimit letrar në Europë / A mapping of literary translation residencies in Europe". Në këtë takim informues ndaj politikëbërësve në fushën e kulturës, morën pjesë shoqata, punonjës të institucioneve kulturore dhe përkthyes e studentë të interesuar në fushë të përkthimit letrar.  

Botimi është realizuar nga RECIT (Rrjeti Europian i Rezidencave Ndërkombëtare të Përkthimit Letrar), në kuadër të projektit "Translation in Motion" (1/2/21 - 31/8/23) dhe bashkëfinancohet nga programi "Europa Krijuese" e Bashkimit Europian.
Takimi u fokusua në paraqitjen e qëllimeve dhe pritshmërive të studimit, që merr në analizë politikat kulturore ndaj rezidencave të përkthimit letrar në Europë si dhe në analizimin e bazës së të dhënave, që, përmes referencave dhe tipologjive, u vijnë në ndihmë përkthyesve letrarë. 

Arian Leka - koordinator i projektit "Translation in Motion", bëri një hyrje të shkurtër mbi historikun e rezidencave të përkthimit letrar në Europë, profilin e rezidencës "POETEKA - Tirana in Between" ndër vite dhe konceptin e projektit Translation in Motion. Duke folur mbi veçantinë e programeve rezidenciale kushtuar përkthyesit letrar TIM, si një instrument me rëndësi në promovimin e letërsisë shqiptare në Europë, Arian Leka u ndal në veçanti mbi rëndësinë e botimit "A mapping of literary translation residencies in Europe" (Translation in Motion - RECIT), duke e vlerësuar studimin si një ndihmë e domosdoshme  jo vetëm ndaj përkthyesve, por edhe ndaj instutucioneve mbështetëse të politikëbërjes në kulturë si dhe vetë organizatave, që falë këtij studimi, mund të kordinojnë më mirë punën, duke përfituar nga përvojat mes njëri-tjetrit.

Miriam Neziri-Angoni, eksperte e komunikimit, u paraqiti pjesëmarrësve të dhëna mbi modelet e shumëllojshme të rezidencave të përkthimit letrar dhe mundësitë që hapen para përkthyesve të gjuhëve "të vogla", të cilët mund t'i ndërthurin projektet e tyre individuale me politikat e rezidencave letrare në Europë. Më tej ajo theksoi vlerën e projektit "Translation in Motion" për gjuhën shqipe, falë të cilit, vetëm gjatë vitit 2021-2022, mbërritën në rezidencën letrare „POETEKA-Tirana in Between" përkthyesit Zuzana Finger (shqip-gjermanisht), Eleana Zhako (shqip-greqisht), Rigels Halili (shqip-polonisht), Cord Pagenstrecher (shqip-gjermanisht) dhe Evelyne Noygues (shqip-frëngjisht).

Alda Bardhyli, që drejton Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe të koordinimit të projekteve që nxisin promovimin e letërsisë shqiptare përmes përkthimeve letrare dhe rolin e pazëvendesueshëm të përkthyesve në këtë proces, duke u ndalur në rastin e projektit „Translation in Motion" dhe bashkëpunimet afatgjata me rrjetin Traduki.

  takim shprehën mendimet e tyre mbi botimin edhe përkthyesi Çlirim Kaso dhe studenti i gjuhëve të huaja Shpendbardh Delani, të cilët dialoguan me gazetarët e kulturës të medieve kombëtare Leontina Nika, Anisa Krraba, Fatmira Nikolli dhe Egla Xhemali, të cilat i dhanë vend të veçantë veprimtarisë përmes kronikave në mediet kombëtare  Klan TV, ABC News, News 24 dhe i kushtuan një kronikë të zgjeruar në Syri TV.


https://www.youtube.com/watch?v=0fEeanm4Dp4

_________

#CreativeEurope4Books


Në lidhjen vijuese mund të gjeni versionin digjital të publikimit 'Hartëzimi i rezidencave të përkthimit letrar në Europë':


https://www.re-cit.org/a-mapping-of-literary-translation-residencies-in-europe/?


01 August 2023

Takim informues mbi Hartën e Rezidencave të Përkthimit Letrar në Europë

Dje, më 31 korrik 2023, Shoqata POETEKA, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, organizoi takimin informues mbi "Hartën e Rezidencave të Përkthimit Letrar në Europë", përmbledhur tashmë në një botim të ri, realizuar nga RECIT (Rrjeti Europian i Rezidencave Ndërkombëtare të Përkthimit Letrar), në kuadër të projektit "Translation in Motion" (1/2/21 - 31/8/23) bashkëfinancohet nga programi "Europa Krijuese" e Bashkimit Europian.

POETEKA, partneri shqiptar i projektit "Translation in Motion" dhe pjesë e kësaj Harte, përmes rezidencës letrare "POETEKA - Tirana in Between", parqiti publikisht të dhëna mbi këtë studim, që ofron perspektiva me ndikim në qasjen ndaj politikëbërjes kulturore si dhe informacione në dobi të institucioneve publike, skenës alternative kulturore dhe përkthyesve letrarë, të cilat u vijnë atyre në ndihmë për njohjen e tipologjive të Rezidencave Europiane të Përkthimit Letrar, gjeografinë e shpërndarjes së tyre, programet, mbështetësit, ndërlidhjen mes rezidencave, adresat e komunikimit, vendndodhjet, gjuhët e referncës, përparësitë dhe modelet e përgatitjes së një dosjeje për aplikim etj. 

Përveç njohjes me rastet studimore të disa rezidencave, botimi "Hartë e Rezidencave të Përkthimit Letrar në Europë" praraqet një mundësi të zgjeruar ndaj politikëbërësve dhe përkythesit letrarë të cilët, përmes studimit të rasteve - model, mund të shohin më qartë programet si dhe shumëllojshmërinë organizative dhe financuese të këtyre rezidencave.

#CreativeEurope4Books

Për më shumë:
https://www.re-cit.org/a-mapping-of-literary-translation-residencies-in-europe/#summary

Falënderojmë për vëmendjen dhe mbulimin mediatik: 

TV ABC News, Leontina Nika 

https://youtu.be/qxmY4wLLycA 

NEWS 24, Fatmira Nikolli
https://www.youtube.com/watch?v=006__sUTRLI

TV Klan, Anisa Krraba
https://youtu.be/tlDJTdVCT5M 

TV SYRI, Egla Xhemali
https://www.syri.net/syri_kosova/arte-edhe-media/502306/video-syri-tvose-rezidenca-e-perkthimit-letrar-poeteka-leka-qe-ngulmim-qe-thyeu-qerthullin-e-izolimit/

Total Pageviews