Romani "Satori" i Srđan Srdić u botua në vitin 2013.Personazhi i vetëm i Satorit i drejtohet vetes si Shoferi. Ai i largohet qytetit dhe përgjegjësive shoqërore. Përmes gjuhës së veçantë të personazheve të flakur në fundin e shoqërisë, përcillen ndjesitë e anknthit e horrorit të njeriut vetmitar që, i mbyllur në solipsizmëm, beson se mendimet, përvojat, dhimbjet dhe emocionet e tij janë të vetmet që ekzistojnë. Me një distancë ironike libri rrëfen banalitetin, ankthin dhe lirinë e njërëzve që provuan pasojat e krimeve të luftës. Aty shprehen edhe ndjenjat dhe çrregullimet posttraumatike të atyre që nuk u prekën në mënyrë të drejtpërdrejtë nga lufta.
Megjithëse përdor mjete dhe teknika të përbashkta me romanin e rrugës dhe me Bildungsroman-in, autori i referohet kësaj vepre si një anti-bildungsroman, ku protagonisti nuk shkoi askund dhe nuk mësoi asgjë. Romani Satori ndërthur edhe tekste nga Edukimi sentimental i Gustave Flaubert, nga Oblomovi i Ivan Goncharov, ku shfaqet mishërim i njeriut të tepërt dhe të paaftë për të ndërmarrë veprime të rëndësishëme. Të dallueshme në tekst janë edhe kolazhet narrative që autori përdor, duke iu referuar grupeve muzikore eksperimentale apo personazheve të serialeve vizatimore. Romani Satori është vlerësuar nga kritika për pasurim të teknikave narrative. Hapja e librit me thënie të post-strukturalistëve si Roland Barthes e Jean-François Lyotard si dhe grupit post-rock Mogwai, ndihmon leximin e romanit Satori.
Vlerësime kritike:
I mrekullueshëm romani i Srđan Srdić, përsa i përket ritmit të temave, ashtu edhe realizimit gjuhësor.
Vladimir Arsenić
Srđan Srdić e nderon sërsih kthimin e një poeteke të modifikuar moderniste në letërsi, e cila me të nuk është përthyer në mënyrën e thjeshtë.
Davor Beganović
...një zë i ri i çmuar për prozën bashkëkohore serbe dhe do të shtoja se Srdic është autori më i talentuar që u shfaq në skenë pas brezit të antologjisë "Pseci vek" së Sasa Ilić.
Goran Lazižić
Dy fjale mbi autorin:
Srđan Srdić (Kikinda, 1977) u diplomua në Fakultetin Filologjik të Beogradit, Departamenti i Letërsisë Botërore dhe i Teorisë Letrare. Në vitin 2010 ky autori fitoi të vetmen bursë letrare serbe ofruar nga Fondacioni "Borislav Pekić ". Romani i tij i parë "Vdekja e fushës" u botua në vitin 2010 dhe ishte në listën e ngushtë për çmimet më të rëndësishëm serbe dhe rajonale (Çmimit NIN, Meša Selimović dhe Bora Stanković ). Libri i tij i dytë, një përmbledhje tregimesh të shkurtra, të cilësuara 'Espirando', u botua në vitin 2011 (për këtë vepër autori fitoi çmimet letrare "Biljana Jovanovic " dhe "Edo Budiša). Ky autor ka fituar çmimin letrar për veprën më të mirë në prozë nga revista e "Ulaznica" (2007) dhe Çmimin "Lazarević Laza" për tregimin më të mirë të pabotuar në Serbi (2009). Proza e Srđan Srdić -it është përkthyer në gjuhën angleze, shqipe, sllovene, polake, rumune, ukrainase, maqedonase dhe hungareze.