"Bunkers of clandestine love", i Arian Lekës, është publikuar edhe në Youtube, si pjesë e platformës SpLitera, lexuar në anglisht nga aktori Donat Zeko.
Teksti është pjesë e programit me titullin "SpLitera" që, nga njëra anë përfaqëson letërsinë me emrin e qytetit kroat të Splitit, ndërkohë që titulli fsheh gjithashtu edhe fjalën "split" të anglishtes, përdorur në kuptimin e ndarjes, gjendje që duhet kapërcyer përmes letërsisë dhe takimeve letrare.
Në të është një pjesë e historisë së Shqipërisë së djeshme e të sotme, flitet për ndarjet që kanë ndodhur ndër ne dhe pranë nesh, në detin Mesdhe dhe në Adriatik, çarje e ndarje të forta, në trajtën e ndarjeve mes popujve, ndarjeve fetare, ndarjeve mes kulturave, ndajes me kufi politik, ndarje mes gjuhëve e traditave, ndarje alfabetesh, shkruhet për ndarje në zona ekonomike, zona militare, zona loje, zona lufte dhe të ndarjeve ideologjike, flitet edhe për ndarje me erëra dhe rryma detare dhe bimësi, kulturë mali e kulturë detare, përjetuar në përvoja të ndryshme mes vendasve të vjetër, të ardhurve të rinj, atyre që qëndrojnë dhe atyre që shkojnë e vijnë nga të gjitha anët e botës si udhëtarë, turistë dhe refugjatë.
Regjistrimi i pamjeve është bërë në Split, por në të janë perfshirë edhe imazhe nga Durrësi dhe bregdeti i tij. Faleminderit Alida Bremer , Ralph Hammerthaler, Ivica Profaca, Bruna Bebić, Jonathan Bousfield, Vilma Benković, Tatjana Radmilo, Edi Matić.