LUCEAFARUL DE DIMINEATA, revista e mirënjohur letrare dhe kulturore e Unionit të Shkrimtarëve rumunë botoi në numrin e saj më të fundit (11/12, 2021) artikulin me titull "Poetul în piaţă" të autorit ARIAN LEKA.
Ky artikull është përkthyer nga shkrimtarja e shquar rumune IOANA DIACONESCU, e cila më herë ka përkthyer edhe tekste të tjera të Arian Lekës, përfshi poezi nga librat "Anija e gjumit", "Ndreqje gamimesh" dhe "Strabizëm", poemën Auschwitz detar", ese nga libri "Hartë memece për të mbyturit", prozat "Prej nga vjen drita" dhe Më fort se sa fjalët".
Po gjatë vitit 2021 artikulli "POET NË MARKET" është publikuar edhe në anglisht (Poet in Market) dhe gjermanisht (Ein Schriftsteller auf dem Markt), përkthyer nga Marion Hertle dhe, me kujdesin shkrimtares e Sandra Hoffmann, këto tekste janë botuar nga Biblioteka e qytetit të Mynihut.