07 February 2023

REZIDENCA LETRARE "POETEKA - TIRANA IN BETWEEN" 2023

Në vitin e 10-të të themelimit, Rezidenca për shkrimtarë e përkthyes letrarë "POETEKA - Tirana in Between" do të vazhdojë të sjellë në kryeqytetin shqiptar emra të shquar autorësh nga Europa edhe gjatë vitit 2023.        

Një ndër shkrimtaret a para që mbërrin këtë vit është Sladjana Nina Perković (1981)   - një  gazetare franko-boshnjake dhe autore e vlerësuar e prozës fiction, tregime dhe romane. Pas përfundimit të studimeve për Shkenca Politike në Paris (Panthéon-Sorbonne - Univ. Paris 1), ajo punoi kryesisht si korrespondente lajmesh për mediat në ish-Jugosllavi, por kontributi i saj është bërë e njohur ndërkombtarisht përmes paraqitjes në shumë media europiane të lajmeve, si "The Guardian" apo "Today".

Pa lënë mënjanë gazetarinë, Sladjana Nina Perković i është kushtuar në mënyrë të posaçme karrierës së saj si shkrimtare. Në pesë vitet e fundit ajo ka botuar përmbledhjen me tregime "Kuhanje" dhe romanin "U jarku". Vërejmë se "U jarku" u rendit për çmimin e lartë letrar NIN 2021 dhe për çmimin e mirënjohur "Meša Selimović ". Ky roman u vlerësua si prurja speciale e EUPL 2022 (The European Union Prize for Literature). 

Sladjana Nina Perković jeton, punon dhe shkruan mes Banja Lukës dhe Parisit. Në verë të vitit 2023 ajo do të  qëndrojë një muaj në Tiranë, si mike në Shtëpinë e Shkrimtarëve, mbështetur nga TRADUKI dhe realizuar nga POETEKA.  

BIBLIOGRAFIA:
 
"KUHANJE", përmbledhje tregimesh, "Booka", Beograd, 2018;
"U JARKU", roman, Imprimatur, Banja Luka, 2020.

Total Pageviews