Arian Leka paraqet poezinë e tij në POETAS DI(N)VERSOS, edicioni XIII, zhvilluar në A Coruña.
POETAS DI(N)VERSOS është skenë mjaft e rëndësishme për poezinë në Spanjë, që përgjatë viteve ka mirëpritur leximet autoriale të poetëve si Mark Strand, Adam Zagajewski, Ana Blandiana, Raúl Zurita, Robert Pinsky, Xi Chuan, Antonio Gamoneda apo Joumana Haddad etj.
Arian Leka lexoi në gjuhën shqipe poezi të zgjedhura nga libri "Hartë memece për të mbyturit", përkthyer nga Maria Lado.
Një vështrim mbi tiparet e poezisë së Arian Lekës u bë nga Yolanda Castaño, poete, kritike letrare dhe njëkohësisht drejtuese e këtij programi.
Recitali poetik u nda mes Arian Lekës, poetes vendase Luz Campello dhe violonistit Florian Flashi i cili veç të tjerash, interpretoi për publikun veprën për violinë "Alla shqiptarçe" (A la Albanesa) të kompozitorit Vasil S. Tole.