MBUSHJA E VAKUMIT - me këtë ketë titull e fillon poeti i njohur Marko Pogačar analizën e tij mbi gjendjen e përkthimin e poezisë – poezia, si një "produkt" letrar i neglizhuar masivisht gjatë dekadave të e fundit si përkthim në gjuhët e Europës dhe të rajonit tonë.
Në shqyrtimin e Marko Pogačarit është krijimtaria e Arian Lekës, për librin e tij „Hartë memece për të mbyturit", përkthyer dhe botuar në gjuhën serbe, si dhe të dy poetëve çekë, Petr Hruška, për librin „Dan velik kao oboreni jelen" dhe Adam Borzič, për librin „Vreme u Evropi".
Për librin e me poezi të zgjedhura të Arian Lekës (Izabrane pesme: Srebrno drvo & Treći Trg, Beograd, 2023.), përkthyer nga shqipja prej Merima Krijezit, poeti Marko Pogačar shkruan se Arian Leka, i lindur në Durrës në vitin 1966, është ndoshta poeti bashkëkohor shqiptar më i njohur ndërkombëtarisht, së bashku me Luljeta Lleshanakun. Ai është botuar disa herë në revista në vendin Kroaci, por disa libra të tij me ese dhe tregime janë botuar në Serbi dhe Mal të Zi.
Titulli i librit (Izabrane pesme) është përcaktuar si një përzgjedhje nga poezia dhe poshtë origjinalit janë renditur katër botime, por poezitë, sidoqoftë, formojnë një tërësi koherente, të konceptuar fort, ndoshta vetëm nga libri "Hartë memece per të mbyturit".
Si një lloj prologu i poezive, janë prerje nga shtypi, që dokumentojnë tragjedi të ndryshme të kalimeve të paligjshme të Mesdheut, ndërsa vetë poezitë e krahasojnë subjektin obsesiv të autorit - detin - me varrin blu, që po bëhet gjithnjë e më masiv.
Poema "Auschwitz detar" është qendra e kësaj heshtjeje; një klithmë e padëgjuar, por poetikisht goditëse, e të mbyturve. Në anën tjetër, në vend të njerëzve, në breg mbërrijnë të shpëtuara kafshët: ato të logove të markave të shtrenjta, të prodhuara në disa vende të tjera të botës së tretë, si në në poezinë "Mision shpëtimi".
Mes të tjerash Pogačar shkruan se librat e përkthyer nga shqipja në Kroaci shfaqen ndoshta një herë në vit të brishtë dhe, kur bëhet fjalë për poezinë, ajo periudhë është padurueshmërisht e gjatë. Në Beograd, sërish situata është disi më e mirë, por edhe atje, për shkak të rrethanave të njohura historike, për një kohë të gjatë pasoi një vakum jashtëzakonisht i zhurmshëm. Gjendja e shkëmbimit letrar me letërsinë shqipe nga Kosova u aktualizua më pas me angazhimin e ekipit të mbledhur rreth festivalit Polip. Deri atëherë, sondazhi më i rëndësishëm i lirikës nga Kosova ishte antologjia "Bez glagol" e Ali Podrimjes, e vitit 1978. Vetë Shqipëria mbeti kryesisht një pikë e verbër..."
Ndërkaq, vlerësimet për Arian Lekën, në mendimin kritik kroat nuk kanë munguar. Në njërën prej rubrikave të saj të udhëtimit nga Shqipëria, Dasha Drndić shkruante: "Me poezitë dhe prozën e tij, Arian Leka shtrydh veten si amerikanët shtrydhin portokajtë. Ai kryen në heshtje vetëvrasje e kështu, në mënyrë paradoksale, rilind."
Arian Leka dhe Marko Pogačar kishin gjithashtu edhe një bashkëbisedim dhe lexim autorial në Zagreb (Booksa), ku dialoguan mbi poetikën personale dhe prozat e tyre të udhëtmit, kritikën letrare, përkthimet, librat për fëmijë, muzikën dhe leximin.Biografitë e këtyre dy autorëve tyre përshkohen me toponime mesdhetare dhe në veprat e tyre gjendet një rrjet i dendur referencash dhe aludimesh për peizazhe imagjinare, të brendshme detare. Siç u theksua në takim, në veprat e tij Arian Leka sjell detaje të brishta të historisë së tij personale dhe të historisë së Shqipërisë, eksploron dhe flet fuqishëm për ndjenjat njerëzore në botën moderne. Në veprën e tij, ashtu edhe në edukimin e tij, poezia ndërthuret me muzikën në një ndjekje të vazhdueshme të harmonisë së vargjeve dhe zgjedhjes së kujdesshme të fjalëve.
https://www.rezidencija.dhkp.hr/post/gost-rezidencije-u-prosincu-arian-leka
https://www.facebook.com/dhkpcroatia
https://booksa.hr/vijesti/vijesti/arian-leka-dolazi-na-rezidenciju-dhkp-a