16 December 2021

TRANSLATION in MOTION (TiM) ELEANA ZHAKO mbyll qëndrimin në Rezidencën e Përkthyesit Letrar, Tiranë

Përkthyesja e njohur Eleana Zhako, fituese e bursës ndërkombëtare të Programit Translation in Motion (TiM), pjesë e Projektit Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar në Tiranë nga "Poeteka", e mbylli qëndrimin e saj në Rezidencë me një sërë veprimtarish, ku bëjnë pjesë punëtori përkthimore, intervista në radio dhe televizione të ndryshme, takime me shkrimtarë, kolegë përkthyes e bashkëpunëtorë,  pjesëmarrje në kuadër të veprimtarive të Panairit të Librit dhe, mbi të gjitha, punë e pavarur mbi projektin e saj për hartimin e antologjisë së eseistikës bashkëkohore shqiptare.

Përveç këtyre, Eleana Zhako i kushtoi rëndësi edhe paraqitjes së punës së saj ndër vite si përkthyese nga gjuha shqipe në greqisht dhe anasjelltas. Kjo formë prezantimi u përdor si platformë në takimin me studentët e nvelit master të Departamentit të Greqishtes në Universitetin e Tiranës. Përmes këtij formati, kjo punëtori përkthimore, konceptuar si ndërthurje mes teorisë dhe ndarjes së praktikave, Eleana Zhako bëri të njohura përkthimet e saj të botuara tashmë në greqisht, paraqiti shkrimtarët shqiptarë të përkthyer në Greqi, duke shpjeguar me këtë rast edhe përvojat që duhen ndjekur me këtë rast.

Përkthyesja Eleana Zhako zhvilloi gjithashtu edhe një veprimtari të gjerë prezantuese përmes medieve, duke dhënë intervista në një program radiofonik për minoritetet, në dy programe televizive, respektivisht në MCN Channel (me gazetaren Gazmira Sokoli) dhe për Televizionin Publik Shqiptar (me gazetaren Arta Marku).

Në këto hapësira ajo bashkëbisedoi mbi rolin e projektit "Translation in Motion", përkthimet e saj nga shqipja në greqisht, si projekte me krijitarinë e Mitrush Kutelit, Gëzim Qëndros, Fatos Lubonjës, Arian Lekës, Elona Gjergos etj., si dhe pritjen që i është bërë në mjedisin letrar shqiptar përkthimeve të saj nga greqishtja në shqip.

Në këto biseda ajo e vlerësoi si shumë të frytshme qëndrimin në Rezidencën e Përkthyesit Letrar në Tiranë, duke theksuar se, falë kësaj mundësie, ajo kishte pasur rastin të takohej me shumë autorë të rëndësishëm të fushës së letërsisë vendase, për të diskutuar me ta projekte mbi të ardhmen e letërsisë shqiptare përtej kufijve dhe mundësinë e zgjerimit të komunikimit kulturor mes Greqisë dhe Shqipërisë përmes letërsisë dhe përkthimeve letrare.

 

http://www.mcntv.al/2021/11/18/mungesa-e-kritik-s-varf-ron-let-rsin-e-p-rkthyer-video

 

https://www.youtube.com/watch?v=CP25N9UHbhQ

 

 #CreativeEurope4Books

#PoetekaAlbania

#TranslationinMotion

#Everything is translation

 

 

Total Pageviews