30 May 2025

MuseumsQuartier - Vjenë 2026 - Rezidencë shkirmtarësh

Miq të Poetekës, ju njoftojmë me kënaqësi se është hapur thirrja për aplikim për programin MuseumsQuartie Writer-in-Residence 2026 në Vjenë, në bashkëpunim me Ministrinë Federale Austriake për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare (BMEIA).

Përveç autorëve nga Shqipëria, programi ofron një rezidencë dy-mujore në ambientet e MuseumsQuartier për autorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Sllovenia.) Qëllimi programit është zhvillimi i mëtejshëm i punës letrare, lidhja me skenën letrare austriake dhe prezantimi i krijimtarisë për një audiencë në Austri.

Afati i fundit për aplikim: 1 korrik 2025.

VO: Kriteret kryesore:

Autorët duhet të kenë botuar të paktën një vepër të pavarur pas vitit 2024.

Dokumentet e aplikimit duhet të jenë në anglisht ose gjermanisht, dhe të dërgohen në:

AbtV2@bmeia.gv.at dhe elisabeth.hajek@mqw.at.

Përfitimet përfshijnë akomodim, burse mujore prej 1,300 € si dhe mbështetje për udhëtim dhe mundësi prezantimi.

Historia e rezidencës letrare MuseumsQuartier ka filluar në vitin 2010, si bashkëpunim me Ministrinë Federale të Austrisë për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare.

Programi MuseumsQuartier Artist-in-Residence fton shkrimtarët të aplikojnë për të qëndruat dy muaj në mjediset e një studioje banime brenda MuseumsQuartier .

Residenca u ofron autorëve nga Ballkani Perëndimor mundësinë për t'u lidhur me artin dhe skenën letrare austriake, për të zhvilluar më tej veprën e tyre letrare gjatë qëndrimit dhe për t'ia paraqitur atë publikut austriak.

Për më shumë:

https://www.mqw.at/en/institutions/q21/artists-in-residence/news

https://www.mqw.at/en/institutions/q21/artists-in-residence

Total Pageviews