Shkrimtarët Evelyn Bubich dhe Arian Leka takohen sot, më 27 nëntor 2024 në Hemingway Bar ora 19.00, për të bashkëbiseduar mbi atdheun, vendbanimin, shtëpinë dhe gjithë sa Heidegger nënkupton me fjalën HEIMAT, për praninë me mungesë, për largësitë në kohët e udhëtimeve me shpejtësi të lartë dhe lehtësitë që ofron teknologja, për kujtimet, kujtesën dhe përfytyrimet në epokën kur parafabrikimi i fjalëve dhe AI është pjesë e realitetit ripordhues e krijues, për Njeriu, që banon poetikisht, siç shkruan Hölderlini, për Ujin, si elemet, për rrjedhat, urat, brigjet, përkthimet dhe thatësirat letrare në krijimtari, për temën e konfliktit, dhunën, letërisnë, që u jep zë viktimave dhe paralajmëron, për qytetet dhe arkitekturën dhe mikrokozmosin e rezidencës së Shtëpisë me limonë të rezidencës letrare POETEKA - Tirana in Between, për shënimet e udhëtimit, kryeqytetin, periferitë, dhe njerëzit që takojmë rastësisht.
Përveç dialogut mes autorëve, gjatë takimit do të lexohem poezi, tregime, fragmente nga romani në dorëshkrim i Evelyn Bubich si dhe disa fletë nga ditari që ajo ka mbajtur gjatë qëndimit në rezindecën letrare të Tiranës, përkthyer në shqip nga Sabina Dhrimo.
Veprimtaria zhvillohet në kuadër të Programit "Shkrimtar në Rezidencë, POETEKA - Tirana in Between" dhe vjen si bashkëpunim mes Ambasadës Austriake në Tiranë dhe shoqatës POETEKA, mbështetur nga Raiffeisen Bank në Shqipëri.
* Evelyn Bubich, jeton si shkrimtare dhe redaktore e pavarur, duke punuar njëkohësisht si edukuese për ndërmjetësimin letrar te lexuesi. Ajo shkruan poezi, prozë poetike dhe tregime, të cilat i ka paraqitur në revista dhe në shtypin e përditshëm austriak, të tilla si Buchkultur, Buchmagazin Buchkultur, Spectrum | Die Presse, Kulturmagazin Tagebuch, Online Buchmagazin des Literaturhauses Wien dhe Lyrik-Plattform, etj. Gjatë qëndrimit të saj në rezidencën letrare "POETEKA - Tirana In Between" ajo ka punuar për romanin e saj të parë.
Për më shumë rreth autores mund të mësohet më linkun https://www.textzeit.at.
Fotografia nga Walter Pobaschnig ( Copyright)