24 June 2024

Mechthild Henneke në POETEKA - TIRANA IN BETWEEN

Mechthild Henneke është fituese e bursës letrare "POETEKA - Tirana in Between" "dhe, me mbështetjen e rrjetit TRADUKI, do të qëndrojë në rezidencen letrare "POETEKA - Tirana in Between" gjatë muajit korrik 2024, për të kryer punë kërkimore për romanin e saj të ri mbi një temë shqiptare. Gazetarja dhe shkrimtarja gjermane Mechthild Henneke ka studiuar për shkenca politike. Më pas ajo ndoqi Shkollën e Gazetarisë "Henri Nannen" në Hamburg. Me fillimin e luftërave ballkanike ajo raportoi intensivisht mbi krizën e refugjatëve për BERLINER ZEITUNG. Misioni i NATO-s në Kosovë, në vitin 1999, shënoi një pikë kthese për të dhe krijimtarinë e saj. Ajo mbërriti fillimisht në Shqipëri, si pjesë e një organizate humanitare dhe, më vonë, e vazhdoi misionin e vet në Kosovë. Përshtypjet e forta të konfliktit nuk e lanë të ikte më prej aty. 

Nga viti 2001-2028 Mechthild Henneke punoi në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, OSBE-në në Kosovë si dhe zëdhënëse e UNMIK-ut pas trazirave të dhunshme që shpërthyen në Kosovë në vitin 2004. E frymëzuar nga përvoja jetësore e një miku shqiptar nga Kosova ajo shkroi romanin "Ach, mein Kosovo" (PalmArtPress2021), që rrëfen për një student të mjekësisë, i cili i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si luftëtar vullnetar. Romani i Mechthild Henneke bazohet në ngjarje të vërteta dhe trajton çështje luftës, ikjes dhe jetën mes dy kulturave, ku ajo shtron pyetjen: Për çfarë ia vlen të luftosh? Jeton dhe punon si shkrimtare dhe gazetare e pavarur në Berlin.

Pas romanit të mirëpritur "Ah, mein Kosovo", Mechthild Henneke, po vijon punën e vet kërkimore për të mbledhur material mbi romanin e saj të dytë. Tema e këtij romani lidhet me mbrojtjen që popullsia shqiptare u ofroi hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, për t'i shpëtuar ata nga deportimi në kampet e vdekjes, temë e veçantë kjo për historinë shqiptare dhe një risi e për publikun gjerman. Njëlloj si me romanin e saj të parë "Ah, mein Kosovo", autorja synon të hkruajë një "doku-fiction", që do të thotë "një roman i vendosur pranë ngjarjeve aktuale, që i mëson lexuesit diçka vërtet të rëndësishme për historinë.
Puna e shkrimtares Mechthild Henneke mbi këtë çështje përfshin kërkime në arkiva dhe biblioteka, intervista me dëshmitarë/pasardhës të dëshmitarëve, vizita në qytete ku është bërë mbrojtja e hebrenjve, takime me autorë që kanë shkruar mbi këto ngjarje si dhe vizita në muzeume, si njohje e plotë me faktet dhe parakusht absolut për këtë projekt letrar. 
Kjo histori sapo ka filluar të zbulohet në sytë e publikut europian dhe ka rëndësi të veçantë jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, apo për gjermanët, të cilëve do u adrsohet fillimisht libri i pritshëm, por edhe më gjerë pasi, siç thekson autorja, kemi të bëjmë me një histori me interes universal, që tregon se guximi dhe vullneti i fortë mund të thyejnë politikën barbare dhe mizore.

  

https://www.dw.com/.../romani-ah-kosova-ime-i.../a-61940430


https://www.albinfo.ch/promovohet-ne-cyrih-romani-ach-mein-kosovo-i-autores-metchild-henneke/


https://mhenneke.de/files/mh_presse/pressetext_ach_mein_kosovo_mechthild_henneke_albanisch2.pdf

 

Total Pageviews