29 March 2025

Arian Leka dhe Đorđe Krajišnik në Novosti

NOVOSTI - revista javore kroate me qendër në Zagreb - botoi intervistën me titullin "Ne e kthyem detin në përbindësh": një bashkëbisedim i gjerë mes shkrimtarit Arian Leka dhe kritikut të njohur letrar Đorđe Krajišnik. Temat e eksodit, braktisja e sotme e vendit, literatura e Ballkanit dhe rikthimi në "letërsinë me porosi", marrëdhënia historike dhe e re e shqiptarëve me detin, temat dhe zhanret letrare, vendi dhe roli i muzikës në krijimtarinë e Arian Lekës etj., janë disa nga temat e dialogut.

..."Deti është i gjerë dhe horizontal, ndërsa njeriu është vertikal, si një pikëçuditëse përballë tij, vëzhguesi, që e admiron teksa deti rri shtrirë...

...Ballkanasit po vrapojnë, njëlloj si personazhet e folklorit, sërish pas fatit hipotetik, drejt "kismetit" të tyre. Ekziston ndjesia se vendet tona funksionojnë si reparte urgjence apo si njësi të ndihmës së shpejtë për nevojat utilitare të vendeve të Europës Perëndimore. Duket sikur diçka i dëbon njerëzit nga vendet e tyre. Kjo çrrënjosje shndërron jo vetëm jetët e njerëzve që ikin, por gjithë shoqërinë...

...Gjithçka është eksod. Lindja është një eksod. Vdekja është eksod. Edhe imagjinata është eksod. Eksodi është një konstantja. Eksod nga shtëpia. Eksod nga dashuria. Eksod nga kujtesa. Eksod nga profesionet. Shqiptarët janë prekur thellësisht nga kjo furi eksodesh, lëshimesh të vendit. Rrallë ka ndodhur që të rrëmbehet një flotë e tërë e kjo flotë të marrë me vete gjysmën e një kombi, për ta larguar atë me anije nga vendi i tij, siç ndodhi mes viteve 1991-1992...

...Pena është më e fuqishme se shpata, thotë proverbi. Le të jemi realistë. Pushteti i shkrimtarit si "ligjvënësi i panjohur i botës" ka humbur. Shkrimtari e shndërroi veten në një lloj "kleri letrar", pjesë e liturgjisë librore, e spektaklit të vetëpromovimit dhe procesioneve mediatike. Diktaturat prodhuar shkrimtarë. Sot shkrimtarët prodhohen nga shteti, mediat dhe tregu i porosisë. Shndërrimi i penës në shpatë solli pasoja të rënda për ne. Nuk po gjykoj, por është më e lehtë ta kthesh penën në shpatë sesa shpatën në penë. Nuk kishim fatin ta kishim edhe ne një Miroslav Krlezha, apo një si Danilo Kish, që u vetëndëshkua me "eksod të brendshëm" për të mos e kthyer penën në armë, shkrintarët tanë u rekrutuan, u thirrën nën armë, shërbejnë edhe sot...

...Nuk kam një vend të posaçëm ku shkruaj, sepse nuk më pëlqen të kem. Madje më bezdis fjala "studio". "Studioja ime krijuese" e vetme ishte kabina e anijes "Iliria", ku gjatë punës në lundrim, ku shkrua libri i parë, më 1994, aty ishte edhe e para dhe e fundit bibliotekë lundruese. Ngaqë m'u dha herët, mrekullia nuk u përsërit kurrë. Shkruaj ku dua, zakonisht në vende të zakonshme të shtëpisë ku jetoj, në disa qoshka në Tiranë – gjysmë kafene, gjysmë bibliotekë, që ofrojnë heshtje relative, si një sallë koncertesh ku, veç muzikës, dëgjon një kollë, një fjali të murmuritur ose zhurmën e dikujt që lë koncertin në mes. I kushtoj vëmendje gjuhës, shmang "fjalët arkeologjike", që pengojnë komunikimin me bashkëkohësit. Ndërthur zhanret letrare, prozë me parametrat e poezisë. Koha ime e preferuar e punës është afër mesnatës, ora që kthen natën drejt ditës, siç kthehet një faqe libri....

...Orkestra është një shoqëri instrumentesh. Të mëson se ku e ke vendin dhe cila është koha jote. Orkestra të bën të kuptosh se kur mund të jesh solist, kur duhet të shkrihesh në një zë me korin dhe kur duhet të heshtësh e të bëhesh dëgjues, madje të duartrokasësh suksesin e të tjerëve. Orkestra është një metaforë e pashpërdoruar për njeriun, për jetën e tij. Edhe termat në italisht poshtë pentagramit nuk janë "tempo muzikore", siç duken: mund të lexohen propozime për mënyra jetese, si të jetosh, sugjerime se mund të jetohet në gjendje "a piacere" – jeto për qejfin tënd, "tempo comodo" – jeto me ritëm të qetë, "con fuoco" – jeto me pasion, "adagio" - jeto ngadaltë dhe madhërisht, "tempo andante" - jeto pa ngut, me hap njerëzor, "allegro ma non troppo" - gëzo, por jo shumë, "allegro vivace" - jeto gëzueshëm, "ritardando" – ngadalëso nga pak ritmin e të jetuarit, sikur të këshillon...

...Të kuptuarit e fqinjëve është e rëndësishme për mua si lexues, dhe si autor, por kam mësuar: nga syri i të huajit mos prit shumë. Ballkanasit e kanë mjeshtri t shohin Veten si Gulliverin gjigant dhe Tjetrin si Guliveri xhuxh. Shumë shkrimtarë nga rajoni, duke përfshirë edhe shqiptarë, kërkuan famë të shpejtë dhe prodhuan vepra "à la carte", duke rikthyer në kujtesë "letërsinë me porosi", kitsch-in ballkanik, një shumëfishim të stereotipeve të formuara nga presionet tregtare. Gjithë sa prodhuan ishite një Disneyland ballkanas i temave të porositura të tmerrit, trafikimeve, "çudive" të komunizmit dhe i luftërave, që magjepsin lexuesin e huaj ...

https://www.portalnovosti.com/arian-leka-more-smo-pretvorili-u-cudoviste?fbclid=IwY2xjawJTxH5leHRuA2FlbQIxMQABHTpgdXJUb7krf3LqmbI_9LSqf8k3rrWrpQQw7KxdMcNk-lhxRcUpIK1geQ_aem_wTodvHWumSzoKycbFlQWUA

28 March 2025

Arian Leka botohet në "Luceafărul de dimineață

"Luceafărul de dimineață", revista e mirënjohur kulturore e letrare e Bukureshtit botoi tekstin e Arian Lekës "Eu Nimeni sunt. Tu cine esti?,- Jam Askushi! Kush je ti?" të Arian Lekës. Teksti është përkthyer nga anglishtja prej shkrimtares dhe kritikes letrare, Andrea H. Hedeș dhe gjendet në në numrat 1 dhe 2, janar - shkurt 2025 . Më herët, po kjo revistë ka publikuar edhe "Poetul în piaţă - Poet në Market", përkthyer nga Ioana Diaconescu. Libra, artikuj, studime dhe tekste të tjerë të Arian Lekës botuar në gjuhën rumune janë:


2025: Dr. Arian Leka / Dr. Ardian Kycyku: Status Qvorum - Studim monografik -Letërsia shqiptare – përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor.

https://www.calameo.com/read/00074617385356d098a67

2025: Arian Leka, "Luceafărul de dimineață", 2, Eu Nimeni sunt. Tu cine esti?, Përktheu nga anglishtja, Andrea H. Hades.

https://www.luceafarul-de-dimineata.eu/revista_numarul...

2025: Arian Leka, "Luceafărul de dimineață", 1, Eu Nimeni sunt. Tu cine esti?, Bukuresht, Përktheu nga anglishtja, Andrea H. Hades.

https://www.luceafarul-de-dimineata.eu/revista_numarul...

2024: Arian Leka, "Nuema", 9-10, "Un Alef la Zagreb" Bukuresht, Përktheu nga anglishtja, Ioana Diaconescu.

https://www.revistaneuma.ro/.../revista.../nr-9-10-2024.html

2024: Arian Leka: "România Literară", "Sunt interesat de cei care fără adăpost poetic, nu de poeți, care trăiesc în cărțile lor." (Intervistë me shkrimtarin Augustin Cupsa dhe poezi nga Hartă mută pentru înecaţi (Hartë memece për të mbyturit), përkthyer nga Ardian Ch. Kyçyku.)

https://romanialiterara.com/.../arian-leka-sunt.../...

2021: Arian Leka: Arian Leka, "Luceafărul de dimineață", 11/12, "Poetul în piaţă." Përktheu nga anglishtja Ioana Diaconescu.

http://www.luceafarul-de-dimineata.eu/.../revista...

2021: Arian Leka, "Convorbiri Literare", 3, Auschwitz Maritimo -2. Përkteu nga anglishtja, Ioana Diaconescu.

https://alexandracherciu.ro/.../04/CONVORBIRI-LITERARE.pdf

2021. Arian Leka, "Neuma", 7-8, 2021, "Pionieri, gabeli, si traficanti de femei." Përkthyer nga shqipja, Ardian Ch. Kyçyku.

https://issuu.com/revistaneuma/docs/rn782021

2021: Arian Leka, "Convorbiri Literare" 2, Auschwitz Maritimo -1. Përktheu nga anglishtja, Ioana Diaconescu. 

2021: Arian Leka, "România Literară" 25, "Mai presus de cuvinte". Përktheu nga anglishtja, Ioana Diaconescu. 

https://romanialiterara.com/.../arian-leka-mai-presus-de.../

2020: Arian Leka, "Convorbiri Literare," 7, "De unde a venit lumina?", Përktheu nga anglishtja, Ioana Diaconescu. 

2019: Arian Leka, "Nuema". Arian Leka - Imigranţi și combatanţi. Përktheu nga anglishtja, AnA - Maria Florea. Nr. 7-8. 21-22. (Iulie-August 2019), 

http://oldrimsix.info/revista-neuma-7-8-2019/

2019 - Arian Leka. Poezia. Iaßi, Rumania Antologia. Përktheu nga anglishtja, Valeriu Stancu / Maria Stancu. 

2017: Arian Leka, Poesis internaional, 19, Strabism". Përktheu nga shqipja Kopi Kyçyku. 

http://poesisinternational.blogspot.al/.../poesis...

2016/7: Arian Leka "ComUnique", 13-14-15, "Nevoia de a inventa", Përktheu nga shqipja Ardian Ch. Kyçyku.

https://issuu.com/.../revista_comunique_13-15_-_online_ve

2016 / 7: Arian Leka, "Haemus", 54-57, "Nimic mai mult decât luna", Përktheu nga shqipja Kopi Kyçyku. 

http://en.calameo.com/books/00074617317f5bfccb54c

2015: Arian Leka, "Haemus Plus", "Corecturi" Përktheu nga shqipja Ardian Ch. Kyçyku.

https://revistahaemus.blogspot.com/.../arian-leka...

Libra në gjuhën rumune

2017: Arian Leka, "Biblioteca plutitoare" (antologie de autor în limba română). Përktheu nga shqipja Ardian Kyçyku, Editura Charmides. 

http://ahaemus.blogspot.com/.../arian-leka-biblioteca...

2007: Arian Leka, "Nava Somnului", Përktheu: Kopi Kyçyku, Editura Haemus.

https://librarium-haemus.blogspot.com/.../arian-leka-nava...

Çmime letrare në Rumani:

2022 – Rumani Çmimi Ndërkombëtar "Tudor Arghezi – Opera Omnia", - Çmim i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Rumanisë.

https://ata.gov.al/.../arian-leka-fitues-i-cmimit-per.../

2019 – Rumani – Çmimi "Poeti i Kryeqytetit kulturor të Iaßi" - Çmim i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Rumanisë.

https://gazeta-shqip.com/.../arian-leka-vleresohet-me.../

 

Total Pageviews