Katarina Mitrović është fituesja e grantit për qëndrim gjatë muajit maj në rezidencën letrare "POETEKA - Tirana in Between" - 2025, mbështetetur nga TRADUKI dhe që drejtohet nga Poeteka.
Katarina Mitrović (1991) lindi në Beograd. Studioi në Fakultetin e Arteve Dramatike, Dega e Dramaturgjisë, ku u diplomua dhe tani po kryen studimet master. Ajo është autore e dy librave me poezi, "Mitra" (2017) dhe "Teksa pres të kalojë (2018).
Pas këtyre veprave të pritura ngrohtësisht nga kritika, ajo e sporovon veten në një zhanër hibrit, duke publikuar një roman të shkruar në vargje, titulluar "Jo të gjitha shtëpitë kanë oborr (2020). Më pas Katarina Mitrović boton romanin "Të gjitha Barbit e mira" (2024). Po gjetë vitit 2024, ajo fiton çmimin "Prof.Boško Milin" për interpretimin e tekstit "Lakuriq".
Katarina Mitrović punon si skenariste për seriale dhe filma artistikë, ku ka kontribute të çmuara, prodhime artistike këto që janë bërë tashmë gjerësisht të njohura për publikun e vendit të saj dhe të rajonit.