Katarina Mitrović eshtë një tjetër fituese e grantit për qëndrim në rezidencën letrare "POETEKA - Tirana in Between" - 2025, mbështetetur nga TRADUKI dhe që drejtohet nga Poeteka. Katarina Mitrović (1991) lindi në Beograd. Studioi në Fakultetin e Arteve Dramatike, Dega e Dramaturgjisë, ku u diplomua dhe tani po kryen studimet master.
Ajo është autore e dy librave me poezi, "Mitra" (2017) dhe "Teksa pres të kalojë (2018). Pas këtyre botimeve Katarina Mitrović publikoi një roman në vargje, titulluar "Jo të gjitha shtëpitë kanë oborr (2020), ndjekur nga romani në prozë "Të gjitha Barbt e Mira (2024). Po në vitin 2024, ajo fitoi çmimin "Prof.Boško Milin" për interpretimin e tekstit "Lakuriq". Katarina Mitrović punon si skenariste për seriale dhe filma.
Fituese të tjera të grantit grantit të mbështetur nga TRADUKI për vitin 2025 janë edhe Evgeniya Dineva – shkrimtare e Merima Krijezi – përkthyese.