Theresia Töglhofer ështe autorja në Rezidencën Letrare POETEKA - Tirana in Between, si fituese e bursës për autorë e përkthyes letrarë dhe si pjesë e bashkëpunimit kulturor që POETEKA ka prej vitesh me Ambasadën e Austrisë në Tiranë.
Ka lindur në Graz, studioi histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Graz dhe Paris dhe pas kësaj periudhe ka punuar në qarqe të ndryshme europiane (Beograd, Bruksel, Vjenë, Osijek dhe Berlin), përvoja të cilat shfaqen në romanin e saj të parë, me titullin "Tatendrang".
Ajo është një zë bashkëkohor i letërsisë austriake, që vjen nga Lindja e Austrisë dhe jeton ndërmjet qyteteve europiane dhe të Ballkanit Perëndimor, duke sjellë perspektiva ndërkulturore dhe profesionale në prozën e saj. Në krijimtarinë e vet ajo ndërthur letërsinë me përvojën si eksperte e politikave të zgjerimit.
Romani "Tatendrang" u publikua më 2024 nga "Residenz Verlag". Në qendër të tij është një brez të ri që sheh Europën si terren mundësish, por që shpesh ëndrrat u kërcënohen nga mekanizmat politikë dhe diplomatikë. Romani është pranuar si debutim me jehonë të mirë në skenën letrare gjermane dhe recensentët vënë re stilin energjik dhe njohurinë e politikës.
Vlerësimet e kritikës e përshkruajnë veprën si të shkruar me humor të thellë, po ashtu me njohuri të plota mbi politikat e zgjerimit dhe realitetet e Ballkanit.
Gjatë qëndrimit të saj njëmujor në rezidencën shqiptare Töglhofer do t'i përkushtohet krijimtarisë letrare dhe do të marrë pjesë në aktivitete publike - lexime autori, bashkëbidesime apo veprimtari letrare në Tiranë dhe Prishtinë, si dhe veprimtari të tjera letrare të organizuara nga POETEKA në kuadër të Javës Kulturore Austriake 2025, mes të cilave edhe një bashkëbisedim me shkrimtarin Arian Leka, në HemingwayBar, 30 tetor 2025, ora 18.00.
Foto © Heike Steinweg
https://poeteka.blogspot.com/2025/10/theresia-toglhofer-ne-rezidencen.html