Me romanin Prej forcës madhore (Le fait du prince) Amélie Nothomb u shpall fituese e çmimit Jean Giono - një çmim ky mjaft i rëndësishëm në letërsisë franceze. Ajo është gjithashtu fituese e mjaft çmimeve të rëndësishëm letrarë dhe autore e dhjetëra romaneve dhe përmbledhjeve të suksesshme me tregime. Mes tyre përmenden Hygiène de l'assassin, 1992; Péplum, 1996; Cosmétique de l'ennemi, 2001; Robert des noms propres, 2002; Le Fait du prince, 2008; Tuer le père, 2011; Le Crime du comte Neville, 2015; Frappe-toi le coeur, 2017; etj. Romanet e saj janë shitur në mbarë botën me mbi 18 milionë kopje.
•
Nëse një mik vdes papritur në shtëpinë tuaj, policia nuk duhet lajmëruar kurrë dhe në asnjë mënyrë. Kjo ishte fjalia që dikush, gjatë një bisede në shtëpinë e miqve të përbashkët, i rrëfen protagonistit të romanit, Baptiste Bordave, si një lloj anekdote dhe këshille paksa të frikshme. Më mirë thërrisni një taksi për ta çuar mikun urgjent në spital, me pretekstin se nuk ndihet mirë.
Konstatimi i vdekjes le të bëhet në shërbimin e urgjencës, dhe kështu, me dëshmitarin përkrah, do të vërtetohet se personi vdiq gjatë rrugës për në spital dhe se vrasësi nuk
jeni ju. Në këtë mënyrë do t'ju lënë të qetë dhe nuk do të keni kurrë punë me policinë. Ditën tjetër një i huaj vjen në shtëpinë e tij dhe papritur, teksa është duke folur në telefon, i huaji vdes.
•
Baptiste nuk kërkon asnjë ndihmë, merr Jaguarin e njeriut që sapo dha shpirt, gjen vilën e tij luksoze dhe merr identitetin dhe jetën e të ndjerit. Ai bie në dashuri me gruan e bukur të të vdekurit, e cila jeton në dehje nga rezervat e shampanjës që ndodhen në vilë. Kureshtja më e madhe e Baptiste është që të zbulojë se kujt iu bë thirrja e fundit telefonike nga shtëpia e tij? Kishte të dashur ai që vdiq? Apo dikush e donte Baptisten të vdekur?
•
Amélie Nothomb (Belgjikë, 1966) është vajza e një diplomati belg dhe pjesë e njërës prej familjeve më të shquara belge. Ajo e kaloi fëmijërinë e saj në Japoni, më pas u zhvendos në Kinë për arsye diplomatike. Për herë të parë erdhi në Europë në moshën 17 vjeçare dhe u vendos në Bruksel, së bashku me familjen. Atje u diplomua në filologjinë klasike në Universitetin e Brukselit, por e pati të vështirë të integrohej. Pas diplomimit, vendosi të kthehet sërish në Tokio për të thelluar njohuritë e gjuhës japoneze "Të largohesha nga Japonia, për mua ishte si të më shkulnin nga vendi më i dashur" shkruan ajo në një nga autobiografitë e saj. Më pas u zhvendos në Kinë, në New York, ku Amélie ndoqi shkollën e mesme franceze dhe ushtroi pasionin e saj për vallëzimin klasik. Largimi nga New York përkon me fundin e fëmijërisë së saj dhe fillimin e periudhës së vështirë adoleshente.
Libri u përkthye nga orogjinali frëngjisht nga Amantia Kapo. Redaktimi letrar dhe kujdesi në botim Silvana Leka. Përkthimi i kësaj vepre u mbështet nga Minisreia e Kulturës, si pjesë e Fondit për Përkthimin Letrar.