30 January 2019

10 ESE NGA ARIAN LEKA NË LIBRIN NË KËRKIM TË KËMISHËS SË HUMBUR

"Në kërkim të këmishës së humbur" është një libër me 10 ese të shkruara plot elegancë, forcë dhe imagjinatë mbi Shqipërinë – "vendin e çuditshëm" që, më shumë se sa realitetin socialist, mëtoi të krijonte një mitologji të fshehur pas Perdes së Hekurt.

 

Bashkë me mjetet e tjera rrëfimore, Arian Leka shfrytëzon edhe mundësitë e teknikave fact-fiction e patchwork, duke përdorur Kujtesën dhe mbulojën e fiksionit dokumentar si një tejqyrë që afron e largon, zmadhon e zvogëlon në mënyrë të beftë hapësirën mes historive vetiake të autorit dhe historisë së Shqipërisë gjatë viteve të komunizmit.

 

Vend qendror në libër zë e kaluara, dëshmitë e saj dhe interpretimet mbi ndodhitë e saj, dështimet e atyre që sunduan shtetin, komprosimet dhe kompromentimi edhe më shqetësues i tjerëve që drejtuan mënyrë të kontrolluar tranzicionin shqiptar pas rënies së Murit të Berlinit deri më sot.

 

Marrëzia dhe banaliteti i së djeshmes bën të dukshme rrëfime drithëruese të një realiteti të zhdukur, që vazhdon të rikthehet, si për të na kujtuar jo thjesht historinë e dhimbshme të një diktature absurde në zemër të demokracive të konsoliduara europiane, por edhe paradokset e peizazheve të sotme shqiptare që, në vend t'i rrafshonte dyshimet mbi të shkuarën, shtoi dilemat mbi atë çka ndodh para syve tanë.

 

Tekstet kushtuar Shqipërisë dhe Durrësit në veçanti, vendosin nyje të forta lidhëse mes historisë socialiste dhe simboleve detare të vendit e të vendlindjes, si pjesë e një sfondi më të gjerë marrëdhëniesh me Europën Perëndimore – Fake Europa dhe Ballkanin – Armiqësor.

 

Këto tipare e zhvendosin dallueshëm letërsinë e këtij autori drejt një gjuhe të gjallë estetike të mjediseve urbane, e cila vëzhgon jo vetëm masën gri, por edhe mbijetesën e gjendjes multikulturore mes shkretimit.  Stili i veçantë dhe shtjellimet socio-filozofike të këtyre eseve i ofrojnë lexuesit shije nxitëse, e cila e bën më të dallueshme gjurmën që sistemet totalitare, populizmi apo autoritarizmi lënë mbi njeriun, duke ia shndërruar në pengesa mundësitë, veçse jo më për poezinë dhe artin, por për jetën e qytetarëve.

 

Krijimtaria letrare e Arian Lekës është vlerësuar 4 herë me Çmime Kombëtare nga Ministria e Kulturës dhe disa herë të tjera me çmime ndërkombëtare. Veç botimeve në gjuhën shqipe, kjo krijimtari–përfshi këtu edhe artikujt kushtuar avangardave letrare, letërsisë së viteve '30-'40, modernizmit dhe i/realizmit socialist në letërsi dhe artin shqiptar - është botuar edhe në

mjaft gjuhë të huaja.

____________


Arian Leka

Në kërkim të këmishës së humbur

Ese

Redaktor: Silvana Leka

Botimet Poeteka 

Tiranë, 2018

336 faqe

Hard Cover

ISBN 978-9928-230-27-0

Çmimi 1500 lekë

____________


PËRMBAJTJA E LËNDËS


NEVOJA PËR TË SHPIKUR 5

Punë e detyruar dhe lidhëzat armike 6

Autobiografia - kjo teknikë horrori e postmodernizmit 10

Kujtesa krematorium 18

Kampi letrar i përqendrimit 26

Përndjekja me gisht 30

Dashnorja kolektive e shkrimtarit të shtëpisë 35

Një kafshë e zbutur, si deti 40

Demi kuqezi me brirë kërmilli 45

Askushi - ngul penën në syrin e vetëm të lexuesit 49

GJITHË FAJIN E KA SHKRIMTARI 55

Një biletë për poetët 56

Poeti mban përgjegjësi për gjithçka 60

NË KËRKIM TË KËMISHËS SË HUMBUR 71

Ouverture: Agitato 72

Mantel, Placentë dhe Fshikëz prej mëndafshi 77

Përbindëshi i drunjtë 82

Ashkël metali në faqen e gjyshit 86

Gjyshi ndërtoi Checkpoint Charlie dhe Murin e Berlinit 90

Në të njëjtin dollap me profesionet... 95

C10H8 100

Lulet e pikturuara në murin e kopshtit shtetëror 103

Lule pa latinë dhe fjalët arabe 107

Marcel Proust, Adam Michnik dhe Eros politik 113

Një këmishë me portret vrasësi 116

ZHDUKJA E TJETRIT NGA HARTA METEOROLOGJIKE 123

Shpikësit e hedonizmit... 124

You don't need a weather man... 128

Heterotopianë, bashkohuni në armiqësi 131

Një shtet klimatikisht i varur... 135

Shovinizmi meteorologjik 140

TEATRI SI FORMË NDËSHKIMI 145

O moj Shqypni 146

Artisti në shoqërinë shqiptare, publiku dhe shteti i tij 150

Rrënimi i teatrit 153

Armiqësimi ndaj Teatrit 156

Publiku paguan teatrin fajtor 161

Mungesa e teatrit si arsye për emigrim 165

Marcel Mauss dhe "dhurata" pa kushte 168

BAKËR SPAÇI PËR ANTENA DHE PUSHKË EROTIKE 173

Parfum dhe plumb 174

Heroi zhelan i fëmijërisë në fund të viteve '60 180

Egalité! Liberté! Sexualité 186

Maska dhe antena 192

Fuçitë e shpëtimit dhe minat detare 200

Deti si fjalorth empirik mbi europianët 206

Perëndimi artificial dhe fake-Europa 213

Fëmijët e letërsisë 217

Stalini (si as) nën mëngën tonë 221

Një kamion lindor në oborrin e Ambasadës... 227

Emigrantë kulturorë dhe njerëzit që mbathin varka 236

Regjistri i të mbyturve tanë 240

SHKRIMTARI I ANGAZHUAR 247

You're in the army now, oh you're in the army now 248

Një shtëpi me dritare nga lufta 254

MONOPOLI I BARBARISË 259

Europiani sheh ëndrra me ballkanas 260

Meremetuesi i urrejtjes 263

Të shpiket ballkanasi, siç shpiket një armë 267

Ballkanasi konkuron për the Best Crime Movie of... 272

Përrallë ballkanase për europianët e rinj 276

Oktapodi i Paul parashikon zgjerimin e Unionit 280

LUFTË E FTOHTËNË BIBLIOTEKË 285

Diplomatë rusë në bibliotekën e shtëpisë 286

Me Kont Vronskin dhe Pavël Vllasovin përkrah 295

Një për të gjithë – të gjithë për një libër 299

Të bukur nga veset 302

Udhëzime për të ndërtuar një bibliotekë 306

PROVINCË AUTONOME - LETËRSI FASON 311

Hernyk Sienkiewiecz dhe 'la legénde ridicule' 312

Provincat autonome - Republikat letrare 315

Një kor autorësh përballë autorit-qendër 320

Polifoni estetike kundrejt identitetit të modifikuar letrar 323

Letërsi fason dhe krahu i lirë i punës letrare 328

 

Total Pageviews