ATELIÉ PËRKTHIMI | SFIDAT E PËRKTHIMIT LETRAR
- Rasti i Mitrush Kutelit - Drejtuar nga #Evelyne Noygues & Saverina Pasho
25 nëntor 2022, ora 10.30 . Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (UT)
_____________
Atelier de Traduction | Les défis de la traduction littéraire
- Le cas de Mitrush Kuteli - Animé par Evelyne Noygues & Saverina Pasho
10h30, le 25 novembre 2022
Faculté des Langues Etrangères
_____________
Ju ftojmë të merrni pjesë në Punëtorinë e Përkthimit që POETEKA organizon në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Veprimtaria do të drejtohet nga përkthyeset e njohura #Evelyne Noygues dhe #Saverina Pasho.
Duke u nisur nga "rasti Mitrush Kuteli", Evelyne Noygues dhe Saverina Pasho do të ndajnë me studentët, kolegët dhe specialistë të fushës përvojat e tyre të gjera në përkthimtarinë letrare si dhe sfidën përkthimore gjatë kalimit në gjuhën frënge të veprës "Tregime të moçme shqiptare" të Mitrush Kuteli, të cilën Evelyne Noygues e ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht.
Evelyne Noygues ndodhet në Tiranë në kuadër të Programit të Rezidencës së Përkthyesve Letrarë "POETEKA - Tirana in Between", si fituese e bursës europiane #Translation in Motion (TiM), pjesë e programit #Creative Europe, mbështetur nga #Bashkimi Europian dhe realizuar nga POETEKA.
Pas një masteri për "Studime europiane" në Inalco (Instituti Kombëtar i Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale - Paris) dhe një kursi të dyfishtë në gjuhën dhe historinë shqipe, në vitin 2008 Evelyne Noygues kaloi nga përkthimet në kuadrin e studimeve universitare drejt përkthimeve letrare, kryesisht tregime, romane, drama dhe "comics".
Përveç veprës "Tregime të moçme shqiptare" të Mitrush Kutelit, Evelyne Noygues ka përkthyer në frëngjisht poezi të #Arbër Selmanit, #Maks Velos dhe #Luljeta Lleshanakut, vepra dramaturgjike nga #Doruntina Basha dhe #Jeton Neziraj, , prozë nga #Ridvan Dibra dhe #Dashnor Kokonozi etj.
Gjatë qëndriimit të saj në Programit të Rezidencës së Përkthyesve Letrarë "POETEKA - Tirana in Between", Evelyne Noygues ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme, Shqipëri e Kosovë, të cilat kanë pasur në qendër te vëmendjes përkthimin letrar.
#CreativeEurope4Books
#LiteraryTranslationResidency
#Translation In Motion