Dasa DRNDIĆ (Zagreb, Kroaci, 1946) u diplomua në Universitetin e Beogradit, Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Si fituese e bursës Fulbright, ajo përfundoi Masterin për Teatër dhe Komunikim në SHBA. Si studiuese e diplomuar ajo përfitoi edhe një bursë për studime të mëtejshme në Case Western Reserve University (SHBA) e më pas përfundoi edhe Doktoraturën, në Fakultetin e Shkencat Humane dhe Sociale të Universitetit të Rijekës, në Kroaci.
Për më shumë se njëzet vjet punoi si redaktore, producente dhe shkrimtare në Departamentin e Dramës në Radio Beograd. Ajo ka shkruar rreth tridhjetë pjesë radiofonike si dhe mbi pesëmbëdhjetë të tjera që janë transmetuar në Kroaci dhe jashtë saj. Dasa DRNDIĆ ka punuar gjithashtu si mësuese e gjuhës angleze në shkollë të mesme, si redaktore në shtëpi botuese, si asistente për arsimin në zyrën e UNHCR-së në Rijeka dhe si lektore e gjuhës kroate dhe serbe në Universitetin e Torontos, Kanada.
Dasa DRNDIĆ ka botuar prozë dhe poezi në revistat letrare në të gjithë ish-Jugosllavinë. Si romanciere, librat e saj janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, polonisht, hungarisht, sllovenisht, holandisht, sllovakisht, italisht, maqedonisht, gjermanisht, ndërkohë që pjesë e fragmente të krijimtarisë së saj janë përkthyer edhe në shumë gjuhë të tjera. Aktualisht jeton si shkrimtare e lirë në Rijeka, Kroaci.
Nga viti 1968 deri 1991 Dasa DRNDIĆ ka qenë anëtare e Shoqatës së Përkthyesve Letrarë të Serbisë. Ajo është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Kroatë (HDP) dhe e P.E.N. Qendrës së Kroacisë. Dasa DRNDIĆ është presidente e Shoqatës së Prindërve të Vetëm - "Minus One".
Mes librave të saj të shumtë në prozë përmenden Put do subote (Rruga drejt të shtunës), Beograd 1982; Kamen s neba (Guri nga Parajsa), Beograd 1984; Marija Czestochoëska još uvijek roni suze ili Umiranje u Torontu (Po vdes në Toronto), Rijeka-Zagreb 1997; Canzone di guerra, Zagreb 1998; Totenwande, Zagreb 2000; Doppelgänger, Beograd 2002, The False Teeth of Lila Weiss, Toronto Slavic Quarterly, no.9 ,2004; Leica format, Zagreb - Beograd 2003; After Eight, Kritikë Letrare, Zagreb 2005; Feministički rukopis ili politička parabola: Drame Lillian Hellman (Dorëshkrim feminist ose parabolë politike: Drama e Lillian Hellman), Ženska infoteka, Zagreb 2006; Sonnenschein, Fraktura, Zagreb 2007; April in Berlin, Fraktura, Zagreb 2009, Belladonna, Fraktura, Zagreb 2012; Trieste 2014, 2015.
Çmimet letrare: Dasa DRNDIĆ është fituese e Çmimit „Cyclops" 2007 për novelën më të mirë me librin „Sonnenschein". Po në 2007 ajo u bë fituese e çmimit „Franc Galovic" për prozën më të mirë. Më librin „Belladona"fitoi e Çmimit „Cyclops 2013", për prozën më të mirë të vitit 2012. Po me këtë libër është nominuar për çmimin „Meša Selimović", në Tuzla, Bosnjë-Hercegovinë 2013. Dasa DRNDIĆ është gjithashtu fituese e çmimit Ballkanik „Prozart" 2014.
Romantet e saj «Belladonna» dhe «Trieste» kanë lidhje të forta me realitetin shqiptar. Romani i parë trajton temën e burgut famëkeq të Burrelit gjatë komunizmit, ndërsa romani i dytë trajton temën e mbrojtjes dhe shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, më konkretisht ngjarje të koëtij konteksti historik, vendosur në qytetet e Sarandës, Vlorës dhe Tiranës.