U zgjodh ky format pasi Austria njihet si një prej atyre shteteve që i përdorën kartolinat si mjet komunikimi mes kulturave që herët. Komunikimi përmes imazhit dhe tekstit, që ofron kartolina, përbën një traditë të gjerë dhe të pasur 115-vjeçare. POETEKA e rikthen këtë traditë përballë publikut shqiptar në një format të ri, kushtuar promovimit të kulturave përmes teksteve letrare, përmes përkthimit dhe leximit të autorëve austriakë dhe shqiptarë.
Të gjithë së bashku, autorë, përkthyes dhe lexues komunikojnë mes tyre me ndërmjetësinë e kartolinave. Përmes formatit të "fjalës fluturake", rivendoset një marrëdhënie e veçantë jo vetëm me imazhin, por edhe me leximin.
Ata që do i marrin në dorë kartolinat letrare, do të njihen jo thjesht portretet e autorëve, por mund ta lexojnë krijimtarinë e tyre të përkthyer në gjuhën shqipe, ndërkohë që ata që njohin gjermanishten mund ta lexojnë këtë krijimtari në gjuhën origjinale të shkrimit.
Fillon me një poezi të Rainer Maria Rilke-s, përkthyer nga "Ars", botuar në revistën "Fryma", Shkodër, 1944, për të vijuar përgjatë një viti të plotë kulturor me emra të tjerë si, Joseph Roth, i njohur për tekstet e tij kushtuar Shqipërisë në periudhën mes dy luftrave, shkrimtarë për fëmijë si Christine Nöstlinger, artistë që e kanë vizituar Shqipërinë si fitues të bursës për rezidencën letrare "POETEKA – Tirana in Between", si artisti grafik dhe botuesi Christian Tanhäuser apo Ilir Ferra, autorë të botuar në gjuhën shqipe, si Andrea Grill apo shkrimtarë si Karl Markus Gauß, që do të jetë në Tiranë gjatë muajit tetor 2018 .
Takohemi nesër, ora 19, më 20 Mars, në vigjilje të Ditës Botërore të Poezisë, te "Hemingway Bar", Rruga "Kont Urani", Tiranë.
http://www.mapo.al/2018/03/poeteka-kartolinat-letrare-si-format-komunikimi-mes-kulturave/