08 February 2022

Botimi më i fundit i POETEKËS

            


"Letërsia shqiptare, përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor, (të dhëna, vëzhgime dhe analiza)" është titulli i studimit të botuar së fundmi nga POETEKËS.

✍ Duke konsideruar përkthimin letrar si instrument të shkëmbimit ndërkulturor dhe ndërgjuhësor, studimi rekomandon që kjo veprimtari të mbetet larg ndikimit të pushteteve dhe interesave jashtëletrare, për t'ua besuar procesin e përzgjedhjes njohësve të thelluar (jo të afirmuar, por të konfirmuar) të fushave përkatëse.

✍ Përveç tekstit studimor ky botim ofron gjithashtu edhe tabela orientuese të veçanta për Shqipërinë dhe Kosovën lidhur me frekuencën e përkthimeve letrare nga gjuha shqipe në gjuhët e studiuara. 

✍ Bashkëlidhur me këto janë edhe grafikë të autorë shqiptarë (nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora) që kanë libra të përkthyer dhe botime autoriale në organe shtypi gjatë viteve 2015 - 2020.

 ✍ Botimi plotësohet nga lista emërore e autorëve shqiptarë (nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora). 

✍ Ana ilustrative e studimit pasurohet nga disa grafikë përgjithësues të frekuencës së përkthimeve nga shqipja (autorët nga Shqipëria dhe nga Kosova) drejt gjuhëve të studiuara për periudhën 2015-2020, përfshi dhe disa nga prirjet e vitit 2021.

✍ Këtyre u shtohet edhe tabela e ecurisë të përkthimeve nga autorët shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës për vitet 2015-2020 si dhe disa prirje të vitit 2021.

Studimi botohet me mbështetjen financiare të BE-së në kuadër të projektit Balkan Translations Collider, bashkëfinancuar nga Programi Creative Europe i #BE (European Union in Albania).


#CreativeEurope4Books

#BalkanTranslationsCollider

#CreativeEurope

#StudimiMbiPërkthimin

#LetërsiaShqip  
 

Total Pageviews