Akademia Ndërkombëtare për Menaxhimin Letrar dhe Promovimin e Përkthimit
13 - 18 maj 2022 - Strugë, Maqedonia e Veriut | Maj 2023 - Tiranë, Shqipëri
Akademia organizohet në kuadër të projektit Ballkan Translations Collider, bashkë-financuar nga programi Creative Europe (European Union in Albania) i #BE, synon të eksplorojë mënyra për të nxitur dhe rritur përkthimi letrar në Evropë nga gjuhët e vendeve të Ballkanit Perendimor.
Akademia synon të krijojë një komunitet profesionistësh të menaxhimit letrar nga Ballkani dhe pjesë të tjera të Evropës, të cilët do të luajnë një rol në nxitjen e komunikimit letrar ndërkombëtar. Akademia do të ofrojë njohuri, ide dhe kontakte për të avancuar letërsitë më pak të përkthyera në botën e sotme gjithnjë e më shumë konkurruese.
Ftohen të marrin pjesë përfaqësues të organizatave nga Shqipëria dhe Kosova (krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor), si dhe nga vendet anëtare të BE-së, të cilët janë aktivë në shkëmbimet letrare ndërkombëtare, pavarësisht nga statusi ligjor i organizatës së tyre (organizatë e shoqërisë civile, private etj.). Pjesëmarrësit mund të vijnë nga organizata që përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm në) botues, festivale libri, shoqata botuesish, përkthyesish, programe mbështetëse publike, agjentë letrarë, qendra rezidenciale dhe letrare, dhe çdo organizatë tjetër kulturore, të cilët janë pjesëmarrës aktivë në komunikimin letrar ndërkufitar. Gjithashtu, Akademia do të rezervojë deri në tre vende për menaxherët e ardhshëm të kulturës (studentë të sapodiplomuar ose profesionistë të rinj).
Për të aplikuar lexoni njoftimin e plotë në këtë link https://bit.ly/3rBSmQs, ku do të gjeni axhendën paraprake dhe formularin e aplikimit
Afati i aplikimit 21 shkurt 2022.
Lista e fituesve shpallet me datë 28 shkurt 2022.
Për pyetje mund të kontaktoni: infopoeteka@gmail.com.