15 May 2022

Kronikë: Translations Collider Academy - Dita e dytë

Tema e ditës së dytë të Akademisë, 14 maj 2022, e cila u drejtua nga Diana Walters - eksperte dhe konsulente ndërkombëtare e trashëgimisë kulturore, ishte "Komunikimi Letrar Ndërkombëtar dhe Promovimi i Përkthimit". 

Sesionin e hapi shkrimtari i njohur Vladislav Bajac - drejtues i shtëpisë botuese "Geopoetika" dhe një profesionist me përvojë të gjerë në fushën e botimeve dhe të përkthimit. 
Në fjalën e tij, Bajac trajtoi çështje të faktorëve kryesorë dhe më domethënës, të cilët ndikojnë që autorët e "gjuhëve të vogla" të jenë të dukshëm në një kontekst më të gjerë kulturor.

Gjatë panelit të sesionit të dytë "Mapping the Field" u shtruan 3 pyetje të rëndësishme: 
1. Cilat janë përfitimet e një promovimi më gjerë të letërsisë së përkthyer nga gjuhët "të vogla"? 
2. Cilat janë pengesat për prodhimin dhe promovimin më të madh të letërsisë së përkthyer nga gjuhët e 'vogla'? 
3. Cilët janë aktorët/agjentët kryesorë të ndryshimit që mund të forcojnë leltërsinë e shkruar në "gjuhëte vogl"'?

Dita dytë e punimeve të "Balkan Collider Academi" - Struga, 13-18 maj 2022, përfundoi me sesion "Open Mic", gjatë së cilit u bënë prezantime të shkurtra nga pjesëmarrësit - Catherine Fragou, Ana Marija Grbić, Stanislava Nikolić Aras, Thanos Gogos, Rexhep Hida, Jasmina Topić, Dányi, Dániel, Irena Toci, Todora Radeva, Ivan Sršen, Manol, Rexhep Hida, Marija Dejanoviq, Sasho Ogenovski të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre me kolegët dhe të pranishmit.

Një moment i rëndësishëm i ditës intensive dhe produktive të Akademisë ishte konkluzioni se botuesit, autorët dhe përkthyesit duhet të jenë një pasqyrë e thellë të kontekstin letrar në të cilin punojnë dhe, promovimi i veprave letrare, është kulmi i këtij procesi.

Për informaciones shtesë, mundo të klikoni në këtë link:


#CreativeEurope4Book
#BalkanTralnslationsCollider

Total Pageviews