Më 13 maj 2022 filloi punimet në Strugë të Maqedonisë së Veriut Akademia me titullim domethënës "Translations Collider", e cila ka në fokus Menaxhimin Letrar dhe Promovimin përmes Përkthimit.
Kjo Akademi, që ka në program një sërë punëtorish krijuese, panel me debate,
dialogë e diskutime, sesione interaktive me profesionistë të fushës së menaxhimit letrar, përkthimeve, dhe politikëbërjes kulturore, do të vijojë deri në datën 18 maj 2022.
Shkëmbimi kulturor, në kuadër të sesionit të kësaj Akademie, është një fillim frutdhënës për të qartësuar më mirë njohuritë, shkëmbyer përvojat dhe për të bërë të dukshme kushtet, jo rrallë kaotike, në të cialt puneohet në politikat e përkthimit dhe menaxhimit në Ballkan.
Akademia përpiqet t'i kanalizojë dhe rrjetëzojë këto në një drejtim e mendësi të re krijuese, kur bëhet fjalë për praktikat e menaxhimit letrar, angjentëve dhe agjencive letrare të fushës.
Kjo Akademi bëjet jashtëzakonisht e rëndësishme dhe, në thelb, tejet e domosdoshme për nevojat që kanë për letërsinë e "gjuhëve të vogla". Akademia synon gjithashtu të krijojë e të vendosë praktika të reja pune e bashkëpunimi, në mënyrë që letërsia e këtij rajoni të bëhet më tërheqëse dhe më e njohur në hapësira më të gjerë letrare.
Akademia Ndërkombëtare për Menaxhimin Letrar dhe Promovimin e Përkthimit është pjesë e projektit Balkan Translations Collider, i bashkëfinancuar nga programi Creative Europe i Bashkimit Europian.
#CreativeEurope4Book
#BalkanTralnslationsCollider