FTESË - Tryezë e rrumbullakët mbi Studimin "Letërsia shqiptare" - përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor -
Në kuadër të zbatimit të projektit Balkans Translations Collider, mbështetur nga Program Europa Krijuese e BE-së, POETEKA ju fton përzemërisht në përurimin e Studimit mbi përkthimin e autorëve nga Shqipëria e Kosova në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor.
TAKIMI zhvillohet në datën 3 maj, 2022, ora 19.00, pranë Goethe-Zentrum Tiranë (rruga Skënderbej, No.1).
Ekspertë të fushës nga dy vendet dhe nga rajoni, dialogojnë rreth këtij Studimi, i cili përmban të dhëna, vëzhgime e analiza mbi autorë nga Shqipëria dhe Kosova, përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor. Lektorët dhe të ftuarit bashkëbisedojnë mes tyre duke shqyrtuar gjendjen aktuale, historikun e procesit si dhe rekomandimet për rritjen e përfaqësimit përmes përkthimit të letërsisë shqipe në gjuhët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të fqinjëve.
Përmes bashkëbisedimit me Prof. PhD. Nerimane Kamberi, Prof. Asoc.PhD. Lindita Tahiri (Kosovë); përkthyesve, shkrimtarëve e studiuesve Edmond Tupja, Astrit Beqiraj, Ardian Kyçyku, Arian Leka (Shqipëri); të ftuarve nga rajoni, Dragana Tripković (Mal i Zi) e Lulzim Haziri (Maqedoni e Veriut), të pranishmit do të kenë rastin të ndajnë përvojat mbi dallimet dhe ngjashmëritë në procesin e përkthimin mes letërsisë shqiptare dhe të vendeve fqinjë, sikurse një rast të veçantë shqyrtimi do të përbëjë edhe përkthimi i autorëve shqiptarë në gjermanisht.
#Balkans Translations Collider
#CreativeEurope4Books