"Hartë memece për të mbyturit" e Arian Lekës botohet në gjuhën maqedonase nga "Perun Artis", me përkthim të Ilir Ajdinit dhe ilustrimet nga Edona Aziri. (Ариан Лека НЕМА МАПА ЗА УДАВЕНИТЕ - mareNostrum | mareMortuum | mareMonstrum)
Dr. Sasho Ognenovski, nga "Pasthënia" e botimit:

"Hartë memece për të mbyturit" ka shtatëdhjetë e gjashtë kapituj, tetë prej të cilave krijojnë një poetikat më të bukura të shkruara ndonjëherë në letërsinë bashkëkohore botërore dhe kjo është poema "Auschwitz Detar". Aty Arian Leka shkruan për një burg që nuk shërbeu kurrë, për vuajtjet pa shkak, por që shkaktojnë gjithnjë e më shumë plagë në ekzistencën njerëzore, asaj ekzistence që nuk lejon t'i bëjë vetes as edhe një herë pyetjen prej një fjale të vetme: "Pse?" Në këtë poemë Arian Leka shkruan për detin si një darë shtrënguese, nga e cila çlirohet vetëm trupi, ndërkohë që shpirti mbetet i burgosuri i tij i përjetshëm.
"Hartë memece për të mbyturit" ka tingullin e gjerë të një oratorioje. Nga madhështia e pjesëve poetike dhe urtësia në pasazhet e prozës formohet mesazhi krejtësisht i fuqishëm i një vepre të shkruar për t'u kujtuar gjatë, vepër që shkëlqen me hibriditetin e saj stilistik dhe veçantinë imponuese.
"Hartë memece për të mbyturit" është vepra që përcjell një mesazh që nuk mund të mos dëgjohet. Ajo që të magjeps te kjo vepër është regjistri shprehës, i cili është i lartë dhe jashtëzakonisht kompleks, një përzierje unike e poezisë me esenë dhe shumë elementë tregimtarë, ku diversiteti stilistik jo vetëm të magjepsës, por e bën një vepër themelore, paradigmatika e të cilës ofron ngjyrime epokale.