14 February 2025
Merima Krijezi - “POETEKA - Tirana in Between”
31 January 2025
Katarina Mitrović - “POETEKA - Tirana in Between”
Arian Leka botohet në VerseVille
Ku botim i veçantë i VERSEVILLE - BALKANS u drejtua nga poeti dhe përkthyesi portugez Rui Cóias - redaktor i këtij dhe editorët e4 revistës VerseVille magazine dhe Sonnet Mondal, që përmes kësaj antologjie tërhoqën vëmendjen e lexuesve mbi vise letrare ende të panjohura në juglindje të Europës
Poems by Arian Leka
http://www.verseville.org/poems-by-arian-leka.html
Essay: Where Does Light Come From?
http://www.verseville.org/where-does-light-come-from-by-arian-leka.html
The Balkans: Geography, Memory, Poetry
http://www.verseville.org/issue-xxxviii-january-2025-balkan-poetry.html
20 January 2025
12 vjet rezidenca letrare POETEKA - Tirana in Between
27 November 2024
Dialog mes autorëve Evelyn Bubich dhe Arian Leka
Përveç dialogut mes autorëve, gjatë takimit do të lexohem poezi, tregime, fragmente nga romani në dorëshkrim i Evelyn Bubich si dhe disa fletë nga ditari që ajo ka mbajtur gjatë qëndimit në rezindecën letrare të Tiranës, përkthyer në shqip nga Sabina Dhrimo.
Veprimtaria zhvillohet në kuadër të Programit "Shkrimtar në Rezidencë, POETEKA - Tirana in Between" dhe vjen si bashkëpunim mes Ambasadës Austriake në Tiranë dhe shoqatës POETEKA, mbështetur nga Raiffeisen Bank në Shqipëri.
* Evelyn Bubich, jeton si shkrimtare dhe redaktore e pavarur, duke punuar njëkohësisht si edukuese për ndërmjetësimin letrar te lexuesi. Ajo shkruan poezi, prozë poetike dhe tregime, të cilat i ka paraqitur në revista dhe në shtypin e përditshëm austriak, të tilla si Buchkultur, Buchmagazin Buchkultur, Spectrum | Die Presse, Kulturmagazin Tagebuch, Online Buchmagazin des Literaturhauses Wien dhe Lyrik-Plattform, etj. Gjatë qëndrimit të saj në rezidencën letrare "POETEKA - Tirana In Between" ajo ka punuar për romanin e saj të parë.
Për më shumë rreth autores mund të mësohet më linkun https://www.textzeit.at.
Fotografia nga Walter Pobaschnig ( Copyright)
12 November 2024
Evelyn Bubich në Lyrik-Festivals Poesiegalerie
Evelyn Bubich - liebeserklärung an einen fuß
knöchelkontur rundum rist
dein rouge in meinem herzen
härchen winzig, auf deinem zeh
du schämst dich
und dein lächeln weg
unsichtbar, weil du vergisst
ich lieb dich mit haut und haar
Gjatë muajit nëntor 2024 Evelyn Bubich po qëndron në Tiranë për të realizuar projektin e saj letrar, që vjen si pjesë e bashkëpunimit kulturor që POETEKA ka prej vitesh me Ambasadën e Austrisë në Tiranë, mbështetur nga Raiffeisen Bank, Shqipëri. Evelyn Bubich ka studiuar ndër të tjera edhe Letërsi të krahasuar dhe merret me botime, me redaktime dhe me marrëdhënie me publikun. Për më shumë rreth autores mund të mësohet më linkun https://www.textzeit.at.
07 November 2024
EVELYN BUBICH: Libri u shpall i vdekur
EVELYN BUBICH – në rezidencën letrare "POETEKA – Tirana in Between" – Nëntor, 2024
„Nganjëherë jeta dhe puna me librat është për mua diçka që dëshiron të më kujtojë një qetësi të çuditshme në mes të detit me stuhi"
„Puna e librit është si puna e lugës, e çekiçit, e rrotës apo gërshërës: Me t'u shpikur, nuk ke se ç't'u përmirësosh më.„ Kështu e shprehu Umbero Eco para rreth dhjetë vjetësh me këmbëngulje pa ekuivoke dashurinë e tij për librin, kur shkrimtari francez Jean-Claude Carrière i kërkoi mendim për jetëgjatësinë e mediumit libër në kuadër të një projekti të përbashkët.
E përnjëmend të krijohet pak përshtypja (subjektive) se libri para një dekade u shpall i vdekur, gati-gati me vendosmëri shumë më të madhe sesa ç'duket sot dhe kjo, pavarësisht rënies së xhiros me 6% në tregun gjerman të librit sipas vlerësimit të përgjithshëm (2009-2017). E po të shikosh vlerësime të tjera statistikore si p.sh. ato që marrin parasysh libraret dhe librarët në Gjermani, vetëm lajme miqërose ndaj librit që nuk gjen: Në vitet 2012-2017 numri i tyre ra me 20% duke shkuar në 29,6 milionë. Kështu, në vitin 2017 vijonin të blinin ende libra 35% e gjermanëve, kurse 53% e 1024 austriakeve dhe austriakëve të pyetur në vitin 2018 deklaruan se gjatë vitit të fundit kishin blerë së paku një libër.
Një ballafaqim me këto shifra dalluese statistikore të kësaj lamie për shkak të profesionit, të cilat shpallin një rënie të vazhdueshme të interesit të përgjithshëm për librat (dhe këtu nuk bëhet fjalë për asgjë më pak sesa perceptimi social i mediumit libër), ndikon më fort negativisht, në varësi të natyrës së individit, edhe në perceptimin personal.
Kështu që le ta afrojmë edhe njëherë përshtypjen subjektive të përmendur pak më lart në dritën e fanarit ndriçues që të mund të kthehemi në bregun e optimizmit, paçka se pak të fshikulluar nga valët: Një strategji mbijetese, që njeriu e përshtat vetë si „njeri i librave", qëndron ndër të tjera edhe në atë që t'i qasesh pesimizmit mbizotërues të kësaj fushe me një përshatje jete (post)moderne prej Don Kishoti kundër mullinjve të erës, në mënyrë që fakteve negative t'u vësh përballë edhe disa pozitive.
Dhe atëherë librat nuk i kanë punët edhe aq keq – e as bota që i krijon, sepse ndërkohë që libri prej pothuajse gjashtë shekujsh na rrëfen histori/historira në këtë formë, një model konkurrues i tij, Netflixi, tashmë 22 vjet pas krijimit të vet nuk godet më me ndonjë pasuri kushedi se sa të madhe idesh. Aspektet pjesërisht pozitive të digjitalizimit, konvergjencës mediatike apo intermedialitetit do ta ndryshojnë librin si medium, por veçoritë e tij bartëse të tekstit dhe figurës nuk do t'i zbojnë dot plotësisht – edhe pse forma e librit, veçoria e tekstit apo manovrimi me autorësinë ndoshta duhen rimenduar.
Nganjëherë jeta dhe puna me librat është për mua diçka që dëshiron të më kujtojë një qetësi të çuditshme në mes të detit me stuhi – për miliona e miliona lexuese dhe lexues të tjerë me gjasë nuk do të jetë ndryshe.
Përktheu Sabina Dhrimo
Evelyn Bubich është fituese e bursës për autorë e përkthyes të rezidencës letrare "POETEKA - Tirana In Between". Gjatë muajit nëntor 2024 ajo do të qëndrojë në Tiranë për të realizuar projektin e saj letrar, që vjen si pjesë e bashkëpunimit kulturor që POETEKA ka prej vitesh me Ambasadën e Austrisë në Tiranë, mbështetur nga Raiffeisen Bank, Shqipëri. Evelyn Bubich ka studiuar ndër të tjera edhe Letërsi të krahasuar dhe merret me botime, me redaktime dhe me marrëdhënie me publikun. Për më shumë rreth autores mund të mësohet më linkun
.
30 October 2024
Arian Leka në "Nesa isla hai pantasmes - Selección de poesía contemporánea global",
Përurimi i antologjisë u bë në Oviedo, Asturias, më 26 tetor 2024, nga Ciclu de Poesía (QED). Hartues të antologjisë janë dy nga shkrimtarët më të shquar në botën letrare asturiane, Miguel Rodríguez Monteavaro dhe Pablo Texón Castañón, i pari poet në dy nga gjuhët, asturiane dhe galike dhe i dyti, poet, narrator dhe autor tekstesh për grupe muzikore.
Pas spanjishtes dhe galicishtes, asturianishtja u bë gjuha pritëse e poetikës bashkëkohore dhe vjen si fryt i edicionit 10-të të Punëtorisë Ndërkombëtare të Përkthimit Poetik në ishullin San Simón (Pontevedra) 2021-2022 "Con barqueira e remador", koordinuar nga poetja galike Yolanda Castaño. Kjo antologji është produkti i përsosur i atyre takimeve, ku autorët nga bota përkthyen në gjuhët e tyre poezitë e njëri-tjetrit përmes përkthimit bashkëpunues.
Poezitë dhe poemat e kësaj antologjie janë përkthyer në spanjisht, asturianisht, galicisht dhe oksitanisht nga shqipja, anglishtja, greqishtja, suedishtja, sllovakishtja dhe flamandishtja. Secila prej gjuhëve ka shkallë të ndryshme dallimi e përafrimi ndaj tjetrës, por të gjitha paraqesin letërsinë bashkëkohore, me historinë dhe prirjet e tyre të veçanta dhe bashkëjetojnë si poetikë globale brenda asturianishtes në antologjinë "Nesa isla hai pantasmes - Selección de poesía contemporánea global."