30 October 2025

Letërsia dhe politika në dialogun me shkrimtarëve Theresia Töglhofer dhe Arian Leka

📚 Java Kulturore Austriake në Shqipëri – Bashkëbisedim mes autorëve Theresia Töglhofer dhe Arian Leka.

🗓 Data: 30 Tetor 2025
📍 Vendi: Hemingway Bar, Tiranë
⏰ Ora: 18:00

Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në një mbrëmje të veçantë letrare, në kuadër të Javës Kulturore Austriake, organizuar nga POETEKA, pjesë e rezidencës letrare "Poeteka – Tirana in Between". Një udhëtim i hapur në botën e brendshme të një shkrimtareje që lëviz mes kulturave dhe politikës.

Theresia Töglhofer, një zë i ri i spikatur i letërsisë bashkëkohore austriake dhe shkrimtari shqiptar Arian Leka, do të zhvillojnë një bashkëbisedim rreth romanit "Tatendrang /Dalldia e aksionit" (Residenz Verlag, 2024), me të cilin Theresia Töglhofer debutoi në skenën e letërsisë europiane.

E specializuar në politikën e jashtme dhe zgjerimin e BE-së, ajo reflekton rreth idesë së një paqeje të synuar mes vendeve dhe, me humor të hollë, hedh dritë mbi gjuhën e përdorur nga institucionet politike, si dhe dalldinë e kudondodhur për veprim, madje edhe aty ku realiteti flet për krejt të kundërtën e asaj që pritet. A ka më vend për optimizëm, apo është pesimizmi qëndrimi më i sinqertë?

Rreth autores: Theresia Töglhofer ka lindur në Graz dhe ka studiuar histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare Graz, Paris). Karriera profesionale e ka çuar në qytete të ndryshme europiane – Beograd, Bruksel, Vjenë, Osijek dhe Berlin – duke i dhënë veprës së saj një dimension ndërkulturor dhe një sens të veçantë europian. Kritika vlerëson stilin energjik, humorin delikat dhe thellësinë në trajtimin e realiteteve politike dhe ballkanike.

Çfarë do të diskutohet: Përjetimet ndërkulturore dhe marrëdhënia mes politikës dhe letërsisë; Dalja nga "zona e komfortit", Metaforat dhe mesazhet e fshehura të politikës së zgjerimit dhe të kufive; Përplasja mes idealizmit të rinisë dhe realitetit politik të institucioneve; "Poezia e vogël" e përditshmërisë; Stili letrar përballë gjuhës së ngurtësuar të institucioneve...

Theresia Töglhofer do të lexojë në gjermanisht pjesë nga romani e saj, ndërkohë që, veç dialogut me Arian Lekën, do të ketë edhe pyetje-përgjigje me publikun.

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë. Mos e humbisni mundësinë të zhyteni në një bisedë të gjallë, ku letërsia takon politikën, bashkimi - ndarjen, idealizmi - cinizmin burokratik dhe ku fjalët kthehen në mjete për të kuptuar botën.

Total Pageviews